




































VILË PËR SHITJE NË ROLLING HILLS
Në një nga rezidencat më të kërkuara dhe më prestigjioze në Tiranë, ofrohet kjo vilë fantastike për shitje. Me një sipërfaqe toke prej 688 m² dhe sipërfaqe ndërtimi 391.4 m², kjo pronë ofron hapësira të bollshme dhe funksionale, të shpërndara në 2 kate dhe një kat nën tokë.
Në katin përdhe ndodhet një sallon i madh dhe plot dritë falë dritareve panoramike, me dalje në verandën e këndshme të oborrit. Këtu gjendet gjithashtu ambienti i ngrënies, një kuzhinë moderne, një tualet shërbimi dhe një dhomë miqsh me tualet brenda, duke ofruar komoditet dhe privatësi për vizitorët.
Kati i parë është i dedikuar për zonën e fjetjes, me 3 dhoma gjumi dhe 2 tualete. Dhoma matrimoniale shquhet për hapësirën e saj, duke ofruar garderobë të veçantë dhe tualet personal.
Në katin -1, vila ofron një ambient fleksibël që mund të përdoret si palestër, kinema ose hapësirë për lojëra. Ky nivel përfshin gjithashtu një garderobë, lavanderi, depo, një dhomë gjumi të përshtatshme për stafin dhe një tualet shtesë.
Vila shoqërohet me një oborr të gjelbëruar, të mirëmbajtur, si dhe me pishinë private, duke krijuar hapësirën perfekte për relaks dhe momente të paharrueshme në familje apo me miqtë. Pozicioni i saj brenda kompleksit është mjaft i favorshëm, duke siguruar privatësi dhe qetësi.
Rolling Hills është një nga rezidencat më të njohura dhe luksoze të Tiranës, e vendosur në një zonë të qetë dhe të gjelbëruar pranë kryeqytetit. Me siguri 24/7, infrastrukturë moderne, ambiente rekreative dhe komunitet elitë, ky kompleks ofron një standard të lartë jetese dhe privatësi të plotë. Përveç arkitekturës së veçantë dhe peizazhit natyror, Rolling Hills është zgjedhja ideale për familjet që kërkojnë cilësi, siguri dhe komoditet në një vendbanim ekskluziv.
Tags:
Vile,Vile Shitje,Vile Shitje Tirane,vile kompleks rezidencial Shitje Tirane,Rolling Hills Residence,
Dërgoni të dhënat tuaja
dhe agjentët tanë do t'ju
kontaktojnë menjëherë.


































