









SHITET VILE ELITARE NE TULIPAN RESIDENCE
Kjo vilë e jashtëzakonshme me sipërfaqe totale prej 563.03 m² ofron një kombinim perfekt midis luksit modern dhe komoditetit të përditshëm. Në katin përdhe, hapet një sallon i madh plot dritë natyrale, i shoqëruar nga një kuzhinë bashkëkohore, një ambient ngrënieje me dalje në oborr dhe një tualet elegant.
Në katin +1 ndodhen 3 dhoma gjumi, të gjitha me garderobë të veçantë, tualete personale dhe ballkone private. Nga secila dhomë mund të shijohet një pamje spektakolare e natyrës përreth, duke ofruar privatësi dhe qetësi totale.
Kati -1 është menduar për argëtim dhe jetë aktive: një sallon i gjerë, tre ambiente të dedikuara për aktivitete të ndryshme si lojëra, palestër apo sallë kinemaje. Po aty ndodhet edhe lavanderia, depoja dhe dhoma teknike, që shtojnë prakticitetin e vilës.
Oborri i madh prej 1,038 m² është një parajsë e vërtetë. Ai ofron një pishinë private dhe hapësira të gjelbra të kuruara me kujdes, perfekte për momente relaksi, festa apo aktivitete në ajër të pastër.
Kjo vilë është pjesë e Rezidencës Tulipan, një kompleks elitar i ndërtuar mes natyrës, i projektuar për të ofruar qetësi, gjelbërim dhe një eksperiencë banimi unike në Tiranë. Komuniteti gëzon hapësira të mëdha rekreative, shtigje për vrapim e biçikleta, fusha sportive dhe zona çlodhëse që sjellin një atmosferë të gjallë komunitare. Ndërkohë, godinat janë të trajtuara me teknologjitë më të avancuara të efiçencës energjetike, duke garantuar rehati maksimale dhe kursim real në energji.
Tags:
Vile,Vile Shitje,Vile Shitje Tirane,vile kompleks rezidencial Shitje Tirane,Tulipan Residence, prane TEG,
Dërgoni të dhënat tuaja
dhe agjentët tanë do t'ju
kontaktojnë menjëherë.







