


















SHITET APARTAMENT 3+1 TEK VILLAGE SQUARE DHËRMI
Apartamenti 3+1 prej 122 m² është më i madhi dhe më familjari në kompleks, perfekt për ata që kërkojnë një shtëpi verore për vete dhe një investim të sigurt për të ardhmen. Me tri dhoma gjumi të bollshme, dy banjo dhe një ambient ndenjeje të hapur që të çon në ballkonin panoramik, ky apartament është gati për të mirëpritur pushues apo vizitorë që kërkojnë rehati dhe stil.
“Village Square” është ndërtuar me kujdes për të ruajtur natyrën e zonës dhe për të sjellë një stil të pastër mesdhetar: ngjyra toke, tarraca me lule, rrugica me gurë dhe një shesh i brendshëm që krijon ndjesinë e një komuniteti të ngrohtë.
E pozicionuar në një nga zonat më të famshme të jugut, kjo rezidencë është vetëm pak minuta larg bregut të Dhërmiut – një vend i mrekullueshëm për relaks dhe eksplorim. Potenciali për qira gjatë verës është shumë i lartë, falë interesit të madh turistik dhe pamjes së jashtëzakonshme që ofron kjo zonë. Ideale për Booking, Airbnb dhe fitim të vazhdueshëm.
Tags:
Apartament,Apartament Shitje,Apartament Shitje Vlore,Apartament 3+1 Shitje Vlore,apartament bregdet kompleks rezidencial turistike Booking/AirBnB Shitje Vlore,Village Square,
Dërgoni të dhënat tuaja
dhe agjentët tanë do t'ju
kontaktojnë menjëherë.
















