10 hapat që ndihmojnë për të shitur shtëpinë tuaj

Shumica e shitësve të shtëpive ëndërrojnë për një shitje pa stres, ku ata thjesht listojnë shtëpinë e tyre në treg, gjejnë shpejt një blerës të kualifikuar, marrin paratë dhe dorëzojnë çelësat. Në realitet, procesi i shitjes së një shtëpie, veçanërisht nëse nuk e keni bërë kurrë më parë, mund të jetë i ndërlikuar, kërkon kohë dhe ndihmë profesionale. Nga eksperienca në treg e DevInf, ju pohojmë me siguri se, ky udhëzues ju tregon hap pas hapi se si të rrisni mundësitë për të shitur pronën tuaj dhe është përpiluar për t'ju ndihmuar të arrini pikërisht këtë.

Vazhdoni të lexoni ndërsa ne zbërthejmë hapat thelbësorë të procesit të shitjes së shtëpisë dhe ofrojmë më shumë këshilla se si ta shisni shtëpinë tuaj shpejt, me çmimin më të lartë dhe pa u stresuar.

 

1.      Përshtypja e parë ka shumë rëndësi për të realizuar një shitje

 

Jo gjithmonë ju jepet një mundësi e dytë për të krijuar një përshtypje të parë, kështu që shikojeni pamjen e jashtme dhe tëbrendshmetë shtëpisë suaj me sy kritik: Nëse është një banesë private, duhet të ketë një oborr të dekoruar, një verandë pa rrëmujë, që të duket sa më e rregullt dhe mikpritëse për blerësin. Nga eksperienca DevInf këshillon: Sa më pak pengesa të ketë mes blerësit dhe realizimit të qëllimit në momentin që hapet dera kryesore, aq më mirë është.

 

 

2.      Mos e lër blerësin në errësirë

Apartamentet e errëta nuk tërheqin blerës.Llambat e djegura e lënëblerësin e mundshëmnëerrësirë. Përpiquni t’i zëvendësoni ato përparavizitës sënjë klienti, sidomos në rast se shtëpinë tuaj po e tregoni në mbrëmje. Një ambient i ndriçuar mirëështë një plus i padiskutueshëm dhe kjo mund të bëjë një kthesë tërëndësishme për pronën tuaj. Ndriçimi nëmbrëmjei shton ngjyrat dhe ngrohtësinë e banesës duke e bërë blerësin të interesuar realisht.

 

3.      Çdo gjë duhet të jetë në vendin e duhur

 

Mundohuni të hiqni të gjitha mobilet e vjetra dhe të zbrazni sa më shumë apartamentin. Lani dritaret dhe dyshemetë. Një apartament i pastër pa rinovim duket më mirë se një i ndotur.

Mos harroni se, blerësit potencial janë duke kërkuar një hapësirë komode. Sigurohu që ambienti dhe orenditë të jenë të pastra dhe pa rrëmujë. Ky do te ishte momenti i duhur për të paketuar rrobat e padëshiruara dhe për t’i vendosur në vendin e duhur.

 

4.      Zemra e shtëpisë

 

Sigurohu që ambienti i ndenjës  dhe  kuzhina juaj të jetë e pastër. Pasi blerësi i mundshëm hap derën, duhet të shikojë një ambient të rregullt dhe jo një uragan qe ka kaluar në të. Shpenzo pak kohë për të pastruar dhe sistemuar  ambientin  e ndenjes, tualetin dhe kuzhinën e gatimit. Blerësi është më mirë të shikojë se sa bukur duket me të vërtetë shtëpia jote me “pak rregullime”.

 

 

5.      Bëjini tualetet tuaja të shkëlqejnë

 

Sa e çmendur mund të duket kjo ide, por eksperienca në fushën e shitjes së banesave ka treguar se tualetet ‘shesin’ shtëpitë, kështu që bëjini të shkëlqejnë. Kontrolloni dhe riparoni çdo dëmtim ose kalkare të shëmtuar përreth tubave, vaskave të dushit dhe lavamanëve.  Për më shumë joshje, shfaqni peshqirët tuaj më të mirë, shtrimet e dyshemesë dhe perdet e dushit. Mos harroni një shpërndarës arome.

 

6.      Krijoni ambient të bukur në dhomat e gjumit

 

Një shtëpi ëndrrash fillon me një dhomë gjumi perfekt. Bëjeni tuajën sa më tërheqëse. Nuk e kemi fjalën vetëm që orenditë të jenë të modës së fundit por një dhomë e pastër, e ndriçuar, me aksesorë me ngjyra tërheqëse, padyshim i jep një plus të rëndësishëm shtëpisë suaj. Shtroni në shtrat mbulesa dhe jastëk me ngjyrat e sezonit.

 

7.      Ngrini grilat

 

Lejoni dritën e diellit të hyjë. Hapni perdet, ngrini grilat në mënyrë që blerësi të shikoje se sa dritë hyn në shtëpi. Sa më shumë dritë të ketë, aq më mirë do të duket ambienti, sepse në fund të fundit, askush s’do të donte që të ndizte dritën edhe ditën.

Një tjetër element që duhet të keni parasysh është lagështia: është fenomen i papranueshëm. Mos lejo që disa probleme të vogla të tërheqin vëmendjen nga pjesa e rregullt e shtëpisë suaj.

 

8.      Shmangni numrin e madh të njerëzve

 

Blerësit e mundshëm shpeshherë ndihen të ndrojtur kur hyjnë ne një shtëpi të mbushur plot me njerëz. Në vend që ti jepet shtëpisë tuaj vëmendja qe meriton, ata thjesht nxitojnë për ta parë atë.

 

9.      Kafshët mund të përbëjnë problem

 

Të gjithë e dimë se qentë dhe macet janë shoqërues të mirë, por, kur ju tregoni shtëpinë ata mund të futen ndërkëmbë. Bëjini te gjithëve një nder: mbajini ata jashtë, në shtëpinë e ndonjë komshiu ose në kolibet e tyre gjatë kohës se vizitës në ambient. Blerësi i mundshëm do të shikojë banesën tuaj sa më pak i shpërqendruar të jetë.

 

10.  Referoju eksperiencës

 

Në momentin qe blerësi i mundshëm dëshiron te flasë për kushtet apo çështje të tjera të pronës së paluajtshme, drejtoji të bisedojnë me agjentin tuaj. Eksperienca e agjentit do ta bëjë më lehtë shpjegimin për shitjen e pronës tuaj. Në më shumë se dy dekada në tregun shqiptar të pasurive të paluajtshme, Dev Info siguron të interesuarit se një agjencie pasurive të patundshme do të bëjë edhe më shumë për ju, duke ndërmarrë të gjithë procesin në dorë që klienti të mos shqetësohet për asgjë.

< Go back to news list

Ne menaxhojmë më shumë se 6000 prona

Keni pronë për shitje
apo për qira?

Dërgoni të dhënat tuaja
dhe agjentët tanë do t'ju
kontaktojnë menjëherë.

Plotësoni formën
  • Apartments
  • Villas
  • Offices

Harta me çmimet fiskale 2022

Eksperienca jonë nder vite për tregun aktual si dhe për perspektivën e zhvillimit në fusha të ndryshme na ka dhënë njohuri për të plotësuar hartën e parë dhe të vetme Interaktive të Tiranës me çmime të sugjeruara për secilën zone.

Shisni ose jepni me qira pronën

X

Jepni me qira pronën tuaj

X