
Nuk është sekret që tregu i banesave është bërë më i shtrenjtë gjatë dy viteve të fundit. Vendi ynë po përballet me një inflacion që ka përfshirë edhe sektorin e pasurive të paluajtshme , sidomos sa i përket materialeve të ndërtimit. Kjo rritje është nxitur nga disa faktorë, si p.sh. të rinjtë që arrijnë moshat e tyre kryesore të blerjes së shtëpive apo që formojnë familje, dëshira për të pasur një shtëpi në vend të qirasë për shkak të krizës gjatë pandemisë dhe normat e interesit historikisht shumë të ulëta.
Nga vëzhgimet e tregut që Dev Inf Real Estate Company zotëron, vihet re një tendencë gjithnjë e në rritje të kërkesave për blerje banesash, kundrejt kërkesave për qira, sidomos në familjet e vogla të sapokrijuara. Por, përpara se të vendosni, bëjini vetes një pyetje: A mund ta përballoni shtëpinë që kërkoni?
Në përgjithësi, huadhënësit e hipotekave përdorin një raport total borxhi ndaj të ardhurave për të përcaktuar se për çfarë mund të kualifikoheni për të marrë kredinë. Nëse shkoni deri në kufijtë e asaj për të cilën kualifikoheni, a ju lë kjo fluks parash mundësinë për të mbuluar nevojat e tjera të familjes suaj dhe për të vazhduar të kurseni drejt daljes në pension ose qëllimeve të tjera? Nëse jo, duhet të përcaktoni se çfarë mund të përballoni.
Pra, eksperienca si lider në tregun e pasurive të paluajtshme na ka mësuar që të këshillojmë klientët të bëjnë zgjedhjet e duhura sipas buxhetit, ose siç thuhet ndryshe në kulturën shqiptare: të shtrijnë këmbët sa kanë jorganin!
Klientë të dashur! Ju mund të filloni duke rishikuar shpenzimet tuaja sot dhe të përcaktoni se sa nga të ardhurat tuaja shkojnë aktualisht për strehim, qoftë ai për qira. Pastaj ktheni këtë shumë në një numër që funksionon mirë. Që do të thotë, të keni një shumë më pak se 40 % e të ardhurave tuaja totale për këstin e kredisë.
Një rregull botëror është të synoni rreth 25% ose më pak që shkojnë për këtë qëllim, duke marrë në konsideratë edhe rritjen e çmimeve në fusha të tjera si: energjia, ushqimi, karburanti etj.
Ky numër ka funksionuar për shumë familje të reja, por mund të mos jetë realist në varësi të tregut. E vërteta është se askush nuk mund t'ju tregojë me siguri se çfarë është e përballueshme për ju, por disa shenja që një shtëpi mund të jetë përtej mundësive tuaja janë nëse po sakrifikoni para për qëllime të rëndësishme apo jetike për të hyrë në shtëpi. Në këtë rast, nuk do të thotë që do të rrini gjithë jetën tuaj pa shtëpi por duhet ti vini vetes qëllime më të arritshme: 80m2 dhe jo 100m2, ky mbase do të ishte një fillim.
Të vendosësh nëse do të blesh një shtëpi tani është më shumë një faktor përshtatjeje dhe përballueshmërie sesa nëse mund ta caktosh kohën e duhur.
Çelësi më i madh është të balanconi, duke mos nxituar në blerjen e një shtëpie që është shumë e rëndë për buxhetin tuaj ose duke pritur shumë gjatë e duke humbur mundësinë për të zotëruar shtëpinë që i përshtatet nevojave tuaja.
Dërgoni të dhënat tuaja
dhe agjentët tanë do t'ju
kontaktojnë menjëherë.
Eksperienca jonë nder vite për tregun aktual si dhe për perspektivën e zhvillimit në fusha të ndryshme na ka dhënë njohuri për të plotësuar hartën e parë dhe të vetme Interaktive të Tiranës me çmime të sugjeruara për secilën zone.