Trendet kryesore në industrinë e pasurive të paluajtshme, që do të qëndrojnë gjatë!

Në vitin 2023, panorama e pasurive të paluajtshme vazhdon të ndryshojë në mënyrë dinamike, e ndikuar nga një sërë faktorësh që nga zhvillimi teknologjik, deri te ndryshimet e strukturës shoqërore. Ndikimi i pandemisë COVID-19 ka përshpejtuar shumë nga këto ndryshime, duke nxitur kështu një rizbulim të hapësirave rezidenciale, komerciale dhe industriale. Ndërsa ecim në këtë mjedis dinamik, janë shfaqur disa tendenca kyçe që po formësojnë të ardhmen e industrisë së pasurive të paluajtshme.

Këto përfshijnë rritjen e mëtejshme të punës në distancë, rritjen e shpejtë të tregtisë elektronike, praktikat e ndërtimit të gjelbër që mbështesin mjedisin, etj. Le ti marrim më radhë këto pika zhvillimore që Dev Inf Real Estate Company ka vëzhguar për ju:

 

 

1.      Rritja e tregtisë elektronike dhe pasuritë e paluajtshme industriale:

 

Nevoja e madhe për magazina, qendra pick up ose shpërndarje s;ka qenë kurrë më shumë se sa tani. E nxitur nga zhvillimi i tregtisë online, tashmë zyrat janë zëvendësuar me nevojën për të pasur magazina për të mbajtur stokun. Ky zhvillim do të çojë në një rritje të kërkesës për pasuri të paluajtshme industriale.

 

2.      Ndërtesat ekologjike:

Ka një interes në rritje për praktikat e ndërtimit që mbështesin dhe mbrojnë mjedisin. Zhvilluesit dhe investitorët janë duke u përqendruar gjithnjë e më shumë në ndërtesa me efektshmëri të lartë energjitike, çatitë e gjelbra dhe karakteristikat e tjera që janë miqësore ndaj mjedisit. Gjithashtu, ligjet e formuara së fundmi e mbështesin këtë tendencë.

 

3.      Urbanizimi i shpejtë:

Urbanizimi mbetet një trend i rëndësishëm, në një kohë kur drejt qyteteve po lëvizin më shumë njerëz. Vetëm Tirana është ‘shtëpia’ e më shumë se gjysmës së popullsisë totale. Ky trend ka çuar në rritjen e ndërtimeve të përdorimit miks, të cilat kombinojnë hapësirat rezidenciale me ato komerciale dhe rekreative për të krijuar mjedise, të orientuara ndaj komunitetit. Gjithashtu jemi njohur në vitet e fundit me trendin e open-space: vende të cilat lihet me qira për punonjës freelance. Kjo ka sjellë një rritje të kërkesës për hapësira biznesi.

 

4.      Smart Homes: Investime në teknologji

Ndërsa teknologjia vazhdon të zhvillohet, funksionet e shtëpive inteligjente po bëhen gjithnjë e më të përhapura në ndërtimin e banesave të reja. Blerësit e shtëpive kërkojnë gjithnjë e më shumë shtëpi me sisteme të përparuara sigurie, menaxhim energjie dhe aftësi për automatizim të shtëpisë. Kjo kërkesë do të formësojë strukturat në ndërtim e sipër.

 

5.      Banesa të përballueshme

 

 Kërkesa për strehim të përballueshëm mbetet e lartë në shumë zona, pasi kostot e strehimit vazhdojnë të tejkalojnë rritjen e pagave. Për këtë arsye, projektet ndërtimore që zbatojnë formulën “build-to-rent” (ndërto për të dhënë me qira) pritet që t’i japin zgjidhje këtij problemi dhe të fitojnë me kalimin e kohës shumë popullaritet.

 

< Go back to news list

Ne menaxhojmë më shumë se 6000 prona

Keni pronë për shitje
apo për qira?

Dërgoni të dhënat tuaja
dhe agjentët tanë do t'ju
kontaktojnë menjëherë.

Plotësoni formën
  • Apartments
  • Villas
  • Offices

Harta e Tiranës

Çmimet fiskale 2024

Harta fiskale e Shqipërisë

Interaktive

Shisni ose jepni me qira pronën

X

Jepni me qira pronën tuaj

X