Çfarë do të thotë investimi pasiv në pasuri të paluajtshme?

Qëllimi i investimit pasiv është të ndërtojë pasuri gradualisht. I njohur gjithashtu si një strategji ‘blej dhe mbaj’, investimi pasiv në tregun e patundshmërisë nënkupton blerjen e një prone për ta zotëruar atë afatgjatë. Ndryshe nga tregtarët aktivë, investitorët pasivë nuk kërkojnë të përfitojnë nga luhatjet afatshkurtra të çmimeve ose koha e tregut.

Çfarë është investimi pasiv?

Për të kuptuar investimin pasiv në patundshmëri, mendoni për thënien: "Ngadalë dhe qëndrueshëm fitojmë garën".

Cili është ndryshimi? Në një investim aktiv në pasuri të paluajtshme, një individ ose grup individësh blejnë një pronë drejtpërdrejt. Si e tillë, ata kanë kontroll të plotë mbi vendimet e menaxhimit të përditshëm. Në një investim pasiv të pasurive të paluajtshme, investitorët individualë blejnë aksione në një kompani që zotëron pronën ose të gjithë pronën por të menaxhuar nga dikush tjetër.

Ndaj, investimi pasiv shihet si një strategji afatgjatë për ndërtimin e pasurisë.

Avantazhet? Investimi pasiv në pasuri të paluajtshme është një lloj investimi ku ju mund të krijoni të ardhura pa shpenzuar shumë kohë në menaxhimin e përditshëm të pronës. Kjo shihet dhe si një anë shumë pozitive e këtij investimi pasi ju lejon mundësinë që të keni kohë për të kryer aktivitetin e përditshëm ditor pa qenë e nevojshme ti kushtoni kohë dhe energji mirëmbajtjes dhe menaxhimit të pronës.

Një mënyrë tepër efektive dhe që është përhapur vitet e fundit është menaxhimi i pronave nga Agjenci Imobiliare të specializuara në menaxhimin e pasurive të paluajtshme. 

Një investim i shkëlqyer dhe shumë fitimprurës është investimi në shtëpi apo apartamente në zonat turistike. Bregdeti shqiptar është mjaft i preferuar jo vetëm nga turistët vendas, por edhe nga shtetas të huaj të cilët preferojnë të kalojnë pushimet pranë deteve Adriatik dhe Jon. Kjo tendencë lidhet më së shumti me kushtet klimaterike dhe pozitën gjeografike mjaft favorizuese të Shqipërisë, por padyshim edhe për shkak të përmirësimit të infrastrukturës rrugore dhe shërbimeve në zonat bregdetare. Referuar statistikave të INSTAT, numri i turistëve të huaj që hyjnë në Shqipëri ka pasur një rritje të konsiderueshme nga viti në vit. Sipas INSTAT, në tetë muajt e parë të vitit, në vend hynë rreth 5.7 milionë shtetas të huaj. Ky është numri më i lartë i hyrjeve i regjistruar ndonjëherë në vend në periudhën përkatëse. Duke marrë në konsideratë këto shifra, kur blini një shtëpi pushimi është e rëndësishme të shihni si një investim afatgjatë. Gjithashtu, zgjerimi i popullaritetit të konceptit ArBnb është një avantazh për tu konsideruar, për investitorët që duan të blejnë prona në kryeqytet dhe mund t’ia lënë menaxhimin dikujt tjetër.

Dev Inf Real Estate Company ka një portofol të larmishëm pronash të cilat mund të jenë objekt i investimit tuaj të ardhshëm. Vizitoni website tonë dhe keni numrat tonë të telefonit për çdo informacion të mëtejshëm.

< Go back to news list

Ne menaxhojmë më shumë se 6000 prona

Keni pronë për shitje
apo për qira?

Dërgoni të dhënat tuaja
dhe agjentët tanë do t'ju
kontaktojnë menjëherë.

Plotësoni formën
  • Apartments
  • Villas
  • Offices

Harta e Tiranës

Çmimet fiskale 2024

Harta fiskale e Shqipërisë

Interaktive

Shisni ose jepni me qira pronën

X

Jepni me qira pronën tuaj

X