Për vite me rradhë, investimi "i sigurt" në Shqipëri ka qenë apartamenti i banimit. Por në vitin 2026 dinamika ka ndryshuar. Me rritjen e blerjeve online, zgjerimin e rrjeteve të supermarketeve dhe nevojën për qendra shërbimi, kërkesa për hapësira industriale dhe multifunksionale ka tejkaluar ofertën. Sot, investimi në një magazinë apo objekt industrial ofron një stabilitet shume te madh.
*Kthimi më i lartë: Ndryshe nga apartamentet ku qiraja është e limituar, objektet industriale dhe zyrat e mëdha ofrojnë kthim më të shpejtë të investimit falë sipërfaqeve të mëdha.
*Kontrata Afatgjata: Bizneset nuk lëvizin çdo vit. Një kompani që investon në makineri apo logjistikë brenda objektit tuaj, është një qiramarrës i sigurt për 5-10 vitet e ardhshme.
*Mirëmbajtje më e ulët: Ndryshe nga njësitë e banimit që kërkojnë rikonstruksione të shpeshta, magazinat dhe objektet "Open Space" kërkojnë mirëmbajtje minimale strukturore.
Për të siguruar një investim të suksesshëm, duhet të vlerësoni këto 4 shtylla:
- Lartësia dhe Struktura: Një magazinë moderne duhet të ketë lartësi të mjaftueshme për rafte dhe strukturë që lejon lëvizjen e mjeteve të rënda.
- Infrastruktura Elektrike (3-Fazor): Esenciale për çdo lloj aktiviteti prodhues apo frigoriferik.
- Aksesi Logjistik: Sa afër nyjeve lidhese dhe akses me rruget kryesore. Koha është para për çdo biznes shpërndarjeje.
- Fleksibiliteti (Open Space): Objektet që mund të përdoren si zyrë, showroom, klinikë apo depo në të njëjtën kohë, janë ato që shiten ose jepen me qera më shpejt.
Tregu i vitit 2026 po zhvendoset drejt poleve të reja strategjike. Këtu vlera e tokës dhe e ndërtimit po rritet me ritme dyshifrore çdo vit, duke e bërë një objekt multifunksional sot, një aset që nesër mund të shërbejë si seli korporate, qendër mjekësore apo nyje logjistike.
Zonat që duhen mbajtur në konsideratë janë:
- Autostrada Tiranë–Elbasan (Lundër & Mullet): Falë Unazës së Madhe, kjo zonë po kthehet në piken e showroom-eve elitare dhe zyrave administrative që kërkojnë akses të shpejtë me jugun e vendit.
- Vora dhe Marikaj: Nyja qendrore ku kryqëzohen Porti i Durrësit, Aeroporti i Rinasit dhe Veriu i Shqipërisë. Kjo mbetet zona "A" për magazinat doganore dhe qendrat e mëdha të shpërndarjes.
- Aksi Tiranë–Fushë Krujë: Një korridor industrial në rritje të shpejtë, i cili ofron kosto më konkurruese për magazinat e grumbullimit dhe fabrikat e përpunimit.
- Kashari dhe Yzberishti: Me mbylljen e Unazës, këto zona janë ideale për pikat e shpërndarjes së shpejtë duke qenë shumë pranë konsumatorit final në kryeqytet.
- Zona e Shkozës: Një zonë në transformim të plotë, tejet e kërkuar për depo farmaceutike dhe qendra shërbimesh teknike falë aksesit të ri rrugor.
Nëse po kërkoni një aset që gjeneron para dhe nuk zhvlerësohet, shikoni përtej banimit. Magazinat dhe godinat multifunksionale janë shtylla kurrizore e ekonomisë dhe, si të tilla, investimi më i zgjuar që mund të bëni sot në Tiranë.
Këshillë nga Devinf:
Ne kemi një portofol të përzgjedhur të objekteve industriale dhe multifunksionale në pikat më strategjike të Tiranës dhe Durrësit. Nga godina 5-katëshe ideale për biznese elitare deri te magazina logjistike me akses të garantuar. Na kontaktoni për një konsulencë falas mbi investimin tuaj të radhës!
Dërgoni të dhënat tuaja
dhe agjentët tanë do t'ju
kontaktojnë menjëherë.
Apartments
Villas
Offices
Eksperienca jonë nder vite për tregun aktual si dhe për perspektivën e zhvillimit në fusha të ndryshme na ka dhënë njohuri për të plotësuar hartën e parë dhe të vetme Interaktive të Tiranës me çmime të sugjeruara për secilën zone.