Si ta shisni më shpejt pronën përmes 9 hapave

1. Përshtypja e parë është shumë e rëndësishme

Vështirë të jepet një mundesi e dytë për të krijuar një përshtypje të parë, kështu që tregohuni të vëmendshëm ndaj asaj që do t'i prezantoni klientit.  Komoditeti, funksionaliteti dhe prakticiteti duhet të jenë në harmoni të plotë me estetikën e banesës, në mënyrë që blerësi të ndjejë energji pozitive sapo të hapë derën kryesore të shtëpisë.

2. Kujdes me ndriçimin, blerësi nuk duhet kurrsesi të qëndrojë në errësirë

Përpara se të vendosni që blerësi të shohë shtëpinë, kontrolloni çdo detaj të shtëpisë tuaj.

Eshtë shumë e rëndësishme që ndriçimi të jetë në nivelin e duhur. Llampat e djegura nuk do t'ju ndihmonin, prandaj kujdes me dritat.

3. Gjithçka duhet të jetë në vendin e duhur

Shpenzoni kohë për të pastruar dhe rregulluar çdo ambjent të shtëpisë tuaj. Eshtë mirë që një blerës ta shohë shtëpinë në momentin më të mirë të saj dhe ta kujtojë gjithnjë të pastër e të rregullt në mendjen e tij. Askujt s'do t'i pëlqente rrëmuja.

4. Tualetet tuaja duhet të shkëlqejnë

Besojeni ose jo, janë tualetet që shesin shtëpitë, prandaj vëmendje. Kontrolloni dhe riparoni çdo dëmtim përreth tubave, vaskave të dushit dhe lavamaneve.Një sekret tjetër është që atë ditë shfaqni peshqirat tuaj më të mirë, shtroni dyshemen dhe mos harroni që perdet e dushit të shkëlqejnë po ashtu nga pastërtia.Qershia mbi tortë do të ishte një aromatizues që të mbetet gjatë në mëndje.

5. Krijoni ambiente të bukura në dhomën tuaj të gjumit

Një shtëpi ëndrrash fillon me një dhomë gjumi ëndrrash. Bëjeni tuajën sa më tërheqëse.

6. Mos harroni të ngrini grilat

Lejoni dritën e diellit të futet brenda në shtëpinë tuaj. Hapni perdet,ngrini grilat në mënyrë që blerësi të shohë se sa dritë futet në shtepinë e tij të ardhshme. Sa më shumë dritë të ketë aq me i bukur ambjenti do të duket.

Lagështira është një fenomen i pa pranueshem për blerjen e një shtëpie të re. Mos lejoni asnjëherë që disa probleme të vogla të tërheqin vëmendjen nga pjesa tjetër e rregullt e shtepise tuaj.

7. Shmangni numrin e madh të njerëzve

Grumbullimet e tepërta nuk janë një zgjidhje e mirë për shtëpinë tuaj. Blerësit e mundshëm shpesh herë ndihen të ndrojtur kur hyjnë në një shtëpi të mbushur plot me njerez.

8. Fatkeqësisht, ndonjëherë kafshët mund të përbëjnë problem

Të gjithë e dimë se qentë dhe macet janë shoqerues të mirë,por, kur ju tregoni shtëpinë ata mund të futen nëpër këmbë. Bejini të gjithëve një nder dhe mbajini ata jashte të paktën për aq kohë sa blerësi potencial po viziton shtëpinë tuaj.

9 Referohu gjithmonë tek eksperienca

Nëse blerësi i mundshëm do të flas për kushtet apo çështje të tjera të pronës së patundshme, drejtoji ata që të bisedojnë me agjentin tuaj më me eksperiencë në treg, agjentin e DEFINV!

Informacionet e dhëna nga agjentët tonë do ta bëjnë procesin shumë më të lehtë, nëpërmjet shpjegimit për shitjen tuaj të pronës. E bëjmë këtë që prej 1996-ës.

< Go back to news list

Ne menaxhojmë më shumë se 6000 prona

Keni pronë për shitje
apo për qira?

Dërgoni të dhënat tuaja
dhe agjentët tanë do t'ju
kontaktojnë menjëherë.

Plotësoni formën
  • Apartments
  • Villas
  • Offices

Harta e Tiranës

Çmimet fiskale 2024

Harta fiskale e Shqipërisë

Interaktive

Shisni ose jepni me qira pronën

X

Jepni me qira pronën tuaj

X