
Në qershor të vitit 2025, në Shqipëri hyri në fuqi një ligj i ri që prek drejtpërdrejt çdo qytetar që jeton në pallat apo zotëron një njësi banimi ose tregtare në një ndërtesë kolektive: Ligji “Për Administrimin e Bashkëpronësisë në Ndërtesa”.
Çfarë Rregullon Ligji i Ri?
Ligji i ri përqendrohet te mënyra sesi menaxhohen, përdoren dhe mirëmbahen hapësirat e përbashkëta në ndërtesa, duke përfshirë: hyrjet dhe shkallët, korridoret dhe ashensorët, fasadat e jashtme dhe çatitë, bodrumet dhe depot, oborret apo ambientet e gjelbra të përbashkëta dhe pajisjet teknike si depozitat e ujit, sistemet e ndriçimit dhe kamerat e sigurisë
Deri më sot, mungesa e një kuadri të qartë ligjor ka sjellë shumë paqartësi dhe konflikte mes banorëve. Shumë pallate nuk kishin administratorë, detyrimet financiare nuk paguheshin, dhe hapësirat publike keqpërdoroheshin apo liheshin pas dore. Ligji i ri synon të japë një strukturë të qartë dhe funksionale, që mbron interesin e përbashkët dhe nxit bashkëjetesën në komunitet.
Risitë Kryesore të Ligjit
1. “Libri i Bashkëpronësisë”
Çdo ndërtesë do të duhet të ketë një dokument zyrtar të quajtur “Libri i Bashkëpronësisë”, i cili do të lëshohet dhe mirëmbahet nga bashkia përkatëse.
Ky libër do të përmbajë informacione të detajuara si:
- Lista e njësive individuale (apartamente, dyqane etj.)
- Pjesët që konsiderohen si pronë e përbashkët
- Detyrimet financiare të secilit pronar për mirëmbajtje apo investime
- Procesverbalet e mbledhjeve të banorëve dhe vendimet e marra
- Ky dokument do të jetë i detyrueshëm dhe do të funksionojë si një “kartelë teknike” për ndërtesën, duke rritur transparencën.
2. Administratorë të Certifikuar me NIPT
Ligji njeh dhe forcon rolin e administratorëve të pallateve, të cilët mund të jenë individë apo kompani.
- Do të kenë NIPT dhe mund të operojnë ligjërisht si subjekte të regjistruara
- Mund të lëshojnë fatura zyrtare për shërbimet e ofruara
- Do të hapin llogari bankare të dedikuara për çdo ndërtesë, ku do të depozitohen kontributet e banorëve dhe do të përdoren vetëm për qëllime mirëmbajtjeje, riparimesh apo emergjencash
- Do të raportojnë rregullisht për shpenzimet dhe gjendjen e ndërtesës
3. Detyrime të Qarta dhe Gjobat për Moszbatim
Një tjetër risi është vendosja e detyrimeve të qarta ligjore për çdo pronar.
-Mospagesa e detyrimeve mujore, refuzimi për të bashkëpunuar, pengimi i administratorit ose dëmtimi i pronës së përbashkët do të sjellë gjoba administrative. Në raste të përsëritura, mund të ketë edhe pasoja gjyqësore apo bllokim të shërbimeve të caktuara
Çfarë Ndryshon në Praktikë?
- Banorët do të ndihen më të sigurt dhe më të organizuar në ndërtesat ku jetojnë - Vlera e pronës rritet, sepse mirëmbajtja e pallatit dhe ambjentet e përbashkëta janë në gjendje optimale
- Konfliktet mes fqinjëve pakësohen, pasi çdo gjë është e shkruar dhe vendoset me votë
- Pallatet e reja dhe të vjetra do të kenë të njëjtat standarde, duke ulur ndjeshëm informalitetin në sektorin e banesave
Për Agjencitë Imobiliare dhe Investitorët
Ky ligj është një lajm shumë i mirë edhe për tregun e pasurive të paluajtshme. Për investitorët që blejnë, zhvillojnë apo shesin prona në ndërtesa kolektive, tashmë ka më shumë garanci dhe besueshmëri. Një ndërtesë e mirëadministruar është më e lehtë për t’u shitur dhe ka më shumë kërkesë në treg.
Dërgoni të dhënat tuaja
dhe agjentët tanë do t'ju
kontaktojnë menjëherë.
Eksperienca jonë nder vite për tregun aktual si dhe për perspektivën e zhvillimit në fusha të ndryshme na ka dhënë njohuri për të plotësuar hartën e parë dhe të vetme Interaktive të Tiranës me çmime të sugjeruara për secilën zone.