
Nëse e keni arritur këtë artikull duke kërkuar në google "Si të blini një shtëpi?" ose "Hapat për të blerë një shtëpi" atëherë jeni në vendin e duhur. Blerja e një shtëpie nuk është një proces i thjeshtë. Nuk është si blerja e një hamburgeri, ku shkëmbeni një shumë të paracaktuar parash për një mall dhe/ose shërbim të caktuar.
Kur blini një shtëpi, po merrni pronësinë e një pjese të pronës me para që ndoshta nuk i keni dhe me një çmim, për të cilin askush nuk është plotësisht i sigurt. Dhe këtë nuk e bëni vetëm ju. Jeni ju dhe një ‘ushtri’punonjësish kredie, agjentësh të pasurive të paluajtshme, avokatë, inspektorë, vlerësues dhe lloj-lloj profesionistësh të tjerë që punojnë ditë e natë për të realizuar këto marrëveshje.
Hapi 1 : Gjej pronën tënde në website-et e agjensive imobiliare
Sot, agjencitë imobiliare janë kthyer në një platformë të shpejtë dhe efikase, sa i përket asistimit dhe ndërmjetësimit në shitjen, blerjen apo dhënien me qira të apartamenteve dhe jo vetëm. Prandaj, hapi i parë që duhet të bëni është të vizitoni website-et e tyre, ndër të cilat edhe ëëë.devinf.com, ku gjeni të listuara një mori pasurish të paluajtshme në zonat më të preferuara të Tiranës dhe më gjerë.Çdo pronë i përgjigjet buxhetit dhe nevojave tuaja.
Hapi 2: Gjej financuesin tuaj
Ka një mori shtëpi për shitje në treg dhe qielli është kufiri. Por jo në të vërtetë. Faktori më i madh kufizues do të jetë buxheti juaj. Për t'i kursyer vetes një sasi të madhe kohe dhe dhimbje koke, ka kuptim të shikoni vetëm shtëpitë në gamën tuaj të çmimeve. Dhe për ta bërë këtë, ju duhet të përcaktoni se cili është diapazoni juaj i çmimeve.
Përpara se të merrni një kredi në një bankë, duhet të jeni të sigurt, që keni gjetur kredinë që kënaqeni me shumë interesat tuaja. Duhet të merren parasysh 3 elementët e një kredie hipotekore përpara se të bëhen vendimet përfundimtare.
Shuma e kredisë
Norma e interesit
Afati i kredisë
Hapi 3: Vizito pronën e zgjedhur
Konsulenti imobiliar do t’ju vërë në dispozicion informacion të detajuar mbi cilësinë, variacionet e çmimevetë shtëpive në një apo disa zona të caktuara, garancitë ligjore, shërbimet e zonës ku ndodhet pasuria, defektet e saj, amortizimet që i duhen bërë etj. Tregu i pasurive të paluajtshme nuk është një treg i qëndrueshëm, prandaj dhe vlera e pasurive ndryshon në varësi të kohës kur kryhet blerja. Për shkak të shume faktorëve shtëpitë nuk kanë të njëjtën vlerë si në kohën e blerjes prandaj, për të zgjidhur dilemat e këtij lloji, së bashku me konsulentinimobiliar që ke zgjedhur, vizito nga afër shtëpinë dhe bindu se ajo i përgjigjet pritshmërive të tua.
Hapi 4: Verifiko titullin e pronësisë
Shpeshherë na ndodh që pasi investojmë kohën tonë në gjetjen e shtëpisë ideale, kuptojmë që pronar i sendit nuk është ai me të cilin ne kemi kryer negociatat për kalimin e të drejtës së pronësisë. Akoma më keq është në ato raste kur ne kemi harxhuar jo vetëm kohën por edhe paratë tona dhe bëhet thuajse i pamundur kthimi mbrapsht i parave. Praktika në Shqipëri ka parë shumë raste të tilla, mashtrime etj. Prandaj për të krijuar një “pritë” gjithë këtyre pasojave negative dhe zvarritjes së pafundme nëpër gjykata, sigurohuni në fillim që keni hyrë në negociata me pronarin.
Hapi 5: Negocio fort çmimin e shitblerjes
Të biesh dakord për të hequr para nga buxheti yt është e vështirë, qoftë edhe kur e bën për qëllime të mëdha e jetike. Për të bërë tënden një shtëpi të duhet të heqësh jo pak para, prandaj, pasi të kesh ezauruar të gjitha etapat e mësipërme, negocio fort për çmimin që do paguash.
Dërgoni të dhënat tuaja
dhe agjentët tanë do t'ju
kontaktojnë menjëherë.
Eksperienca jonë nder vite për tregun aktual si dhe për perspektivën e zhvillimit në fusha të ndryshme na ka dhënë njohuri për të plotësuar hartën e parë dhe të vetme Interaktive të Tiranës me çmime të sugjeruara për secilën zone.