Të rejat e procesit të legalizimit, ja çfarë duhet të dini

Procesi i legalizimeve të objekteve informale ende po mban peng mijëra tituj pronësie. Pavarësisht nga përpjekjet e bëra për t'i dhënë zgjidhje këtij problemi, procesi mbetet i papërfunduar për një numër të madh pronash.

Specialistë të fushës dhe përfaqësues të institucioneve prej kohësh kanë shprehur shqetësime mbi pengesat burokratike që kanë frenuar përparimin, duke përfshirë vonesat në përgatitjen e dokumenteve dhe mungesën e një kornize ligjore të qartë.

Por ka ndryshime të reja në këtë fushë.

Të gjitha 61 bashkitë e Shqipërisë do të veprojnë si “zyra ndërmjetëse” mes Agjencisë së Kadastrës (ASHK)dhe qytetarëve që kërkojnë shërbime të lidhura me pronësinë. Ky rol i ri për njësitë vendore u konfirmua pas një takimi të kryeministrit me krerët e bashkive, ku u diskutua për lehtësimin e komunikimit dhe shërbimeve për qytetarët. Kjo masë synon të përmirësojë aksesin e qytetarëve tek informacioni dhe proceset kadastrale, duke krijuar një lidhje më të shpejtë dhe efikase mes institucioneve dhe përdoruesve të shërbimeve të pronësisë.

Sipas informacioneve të agjencisë  Dev Inf Real Estate Company, ligji i miratuar i legalizimit parashikon që duhet të mbarojë në vitin 2028. Por vitet e fundit ritmet në drejtim të tij kanë qenë të ngadalta, ndaj bashkitë do të bëhen pjesë për të koordinuar këtë proces.

Ndryshimet e pritshme me përfshirjen e bashkive në këtë proces janë:

1.      Bashkisë i jepet e drejta për të caktuar përparësinë dhe ritmin e punës në territorin e vet. Bashkia përcakton se cila zone apo lagje do të bëhet si proces, cila dosje do të bëhet në një periudhë të caktuar kohe. I jepet e drejta bashkisë dhe kryetarëve të bashkisë që të përcaktojnë ritmin e punës së ASHK në qytetet respektive.

2.      Bashkia do krijojë një zyrë të posaçme “Help desk” ku qytetarët mbështeten për ndihmë kur qytetarët kanë nevojë për të plotësuar një dokument, nuk kanë kuptuar diçka, përcaktojnë datën kur do të shkojë grupi i punës për të bërë matjet.

3.      Bashkive i jepet e drejta që t’i japin zyrës vendore që merret me legalizimet mbështetje në burime njerëzore apo në financë për të shtuar njerëz., në mënyrë që puna të marrë një ritëm tjetër.

4.      Do krijohet një sistem digjital ku të gjitha dosjet e legalizimit do të hidhen në këtë sistem në mënyrë që të monitorohen i gjithë procesi. Monitorimi do të bëhet si nga bashkia, ashtu edhe ASHK.

 

< Go back to news list

Ne menaxhojmë më shumë se 6000 prona

Keni pronë për shitje
apo për qira?

Dërgoni të dhënat tuaja
dhe agjentët tanë do t'ju
kontaktojnë menjëherë.

Plotësoni formën
  • Apartments
  • Villas
  • Offices

Harta e Tiranës

Çmimet fiskale 2024

Harta fiskale e Shqipërisë

Interaktive

Shisni ose jepni me qira pronën

X

Jepni me qira pronën tuaj

X