
Në një hap të rëndësishëm drejt rritjes së transparencës dhe monitorimit të sektorit financiar, Banka e Shqipërisë ka miratuar një rregullore të re që synon të zgjerojë raportimin e kredisë për pasuri të paluajtshme. Ky veprim vjen në kuadër të përmirësimit të sistemit të mbikëqyrjes financiare dhe në përgjigje të zhvillimeve të fundit në treg dhe ekonominë vendore.
Rregullorja e re parashikon një përfshirje më të gjerë të llojeve të pasurisë së paluajtshme, duke kërkuar nga institucionet financiare raportim më të hollësishëm dhe të detajuar. Ky hap ka për qëllim të thellojë analizën dhe vlerësimin e rrezikut të mundshëm financiar, duke përmirësuar kështu stabilitetin e sistemit bankar dhe mbrojtjen e interesave të përdoruesve.
Një nga ndryshimet kryesore është zgjerimi i fushës së raportimit për pasuritë e paluajtshme, duke përfshirë këtu edhe lloje të reja të pronave dhe investimeve. Kjo do të mundësojë një vizion më të qartë të portofolit së pasurisë së paluajtshme dhe do të ndihmojë në identifikimin e rreziqeve potenciale.
Po çfarë përfitimesh ka për sektorin e pasurive të paluajtshme ky ndryshim?
Zgjerimi i fushës së raportimit krijon një nivel më të lartë të transparencës në lidhje me pasuritë e paluajtshme. Investitorët dhe institucionet financiare do të kenë një pamje më të qartë dhe të plotë të portofolit së pasurisë së paluajtshme, duke rritur kështu besimin dhe sigurinë në treg. Gjithashtu shumë e rëndësishme, ofron atraktivitet për Investitorët: Një mjedis financiar i përmirësuar dhe transparent bën tregun më tërheqës për investitorët. Ata kanë më shumë besim dhe siguri për të investuar kur kanë informacion të detajuar rreth pasurive të paluajtshme dhe rreziqeve të mundshme.
Dev Inf Real Estate Company ju jep detajet e rregullores së re, përmes këtij shkrimi:
Sipas Bankës së Shqipërisë, kjo rregullore formalizon, standardizon si dhe zgjeron të dhënat që mblidhen nga bankat dhe subjektet kredidhënëse lidhur me treguesit e standardeve që ato përdorin për ekspozimin ndaj pronave të paluajtshme rezidenciale dhe tregtare. Gjithashtu, rregullorja ofron mundësinë që Banka e Shqipërisë të përdorë këta tregues si instrumente të politikës makroprudenciale, kur është e nevojshme për të zbutur rreziqet që shoqërojnë këto ekspozime nëse vlerësohen në nivele të larta.
Në rastin e huave për pasuri të paluajtshme rezidenciale, subjektet huadhënës duhet të sigurojnë detajimet dhe klasifikimet e nevojshme të të dhënave për çdo hua të tillë, në mënyrë që të identifikojnë dhe të monitorojnë treguesit e ekspozimit të tyre, ndaj tregut të pasurive të paluajtshme rezidenciale, që përfshijnë të paktën disa tregues.
Subjektet duhet të raportojnë flukset e huave për pasuri të paluajtshme rezidenciale, duke përfshirë ato ku prona do të banohet nga huamarrësi, do të blihet për t’u lëshuar me qira; ato ku huaja ka normë interesi të fiksuar, apo ato ku huaja ka normë interesi të ndryshueshme; dhe ato ku huaja ka forma të ndryshme të amortizimit të saj. Raportimi sipas detajimit të mësipërm duhet të bëhet gjithashtu edhe për stokun e huave për pasuri të paluajtshme rezidenciale.
Gjithashtu, bankat dhe institucionet e tjera financiare duhet të raportojnë rregullisht stokun e huave me probleme për pasuri të paluajtshme rezidenciale, edhe në këtë rast të detajuar sipas qëllimit të përdorimit nga huamarrësi, llojit të interesit të aplikuar dhe formës së amortizimit.
Subjektet huadhënës duhet të sigurojnë detajimet dhe klasifikimet e nevojshme për çdo hua të tillë në mënyrë që të identifikojnë dhe monitorojnë një listë me tregues të standardeve të huadhënies, që shërbejnë për monitorimin e rreziqeve. Këta tregues, për fluksin e këtyre huave, përfshijnë të paktën raportin e huasë ndaj vlerës së pronës, në disbursim, raportin e vlerës së huasë ndaj të ardhurave, raportin e borxhit ndaj të ardhurave, raportin e shërbimit të huasë ndaj të ardhurave, raportin e shërbimit të përshtatur të huasë ndaj të ardhurave, raportin e shërbimit të borxhit ndaj të ardhurave, raportin e shërbimit të përshtatur të borxhit ndaj të ardhurave, afatin e maturimit të huasë, etj. Në rastin e huave për shtëpi që blihen për t'u lëshuar me qira, subjektet huadhënës duhet të realizojnë klasifikimet e nevojshme në mënyrë që të identifikojnë më vete këtë kategori dhe të monitorojnë disa tregues shtesë për këtë segment, ku përfshihen të paktën dhe raporti i mbulimit të interesit dhe raporti i vlerës së huasë ndaj qirasë.
Për stokun e huave për pasuri të paluajtshme rezidenciale, subjektet huadhënës duhet të sigurojnë detajimet dhe klasifikimet e nevojshme në mënyrë që të identifikojnë dhe monitorojnë të paktën këta tregues të standardeve të huadhënies: mesataren e ponderuar të raportit të vlerës së huasë ndaj vlerës të pronës për tepricën e përgjithshme të huave dhe shpërndarjen e vlerave të këtij raporti në segmente me gjerësi prej 10 pikë përqindjeje; vlerën në lek dhe numrin e kontratave të huave për segmentet e shpërndarjes së vlerave të raportit; mesataren e ponderuar të raportit të vlerës të huasë ndaj vlerës të pronës për tepricën e huave kur prona përdoret për banim nga zotëruesi dhe shpërndarjen e vlerave të këtij raporti në segmente me gjerësi prej 10 pikë përqindjeje; vlerën në lek dhe numrin e kontratave, të huave për prona për segmentet e shpërndarjes së vlerave të raportit
Dërgoni të dhënat tuaja
dhe agjentët tanë do t'ju
kontaktojnë menjëherë.
Eksperienca jonë nder vite për tregun aktual si dhe për perspektivën e zhvillimit në fusha të ndryshme na ka dhënë njohuri për të plotësuar hartën e parë dhe të vetme Interaktive të Tiranës me çmime të sugjeruara për secilën zone.