Hapja e negociatave për BE, çfarë do të thotë kjo për sektorin e patundshmërisë

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut më 18 korrik morën dritën jeshile për fillimin e bisedimeve të pranimit që mund të çojnë përfundimisht në anëtarësimin në BE.

Cili është ndikimi i hyrjes në BE në tregun e pasurive të paluajtshme në vend?

Duhet theksuar se, ritmi i negociatave varet nga shpejtësia e reformës dhe përafrimi me ligjet e BE-së në çdo vend dhe kohëzgjatja e tyre mund të ndryshojë. Komisioni Evropian përshkruan progresin e vendeve kandidate në raportet vjetore. Për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, ekzekutivi i BE-së tha në vlerësimin e vitit të kaluar të dy vendet ishin 'mesatarisht të përgatitura' në shumicën e gjashtë grupeve dhe kanë parë njëfarë progresi. Realisht, mbyllja e kapitujve mund të zgjasë disa vite, siç ka ndodhur me Serbinë apo Malin e Zi.

Sakaq, le të shohim nga afër se çfarë do të thotë kjo për zhvillimin e tregut të patundshmërisë në vend.

Në shumicën e rasteve, ndikimi i pranisë së Bashkimit Evropian në pronat e paluajtshme konsiderohet nga këndvështrimi i urbanizmit dhe menaxhimit të përdorimit të tokës. Megjithëse sfidat janë të konsiderueshme nga ky këndvështrim (veçanërisht përsa i përket çështjes së pronës në vend, legalizimi, etj), çështja e ndikimit të të qenit pjesë e BE-së në çmimet e banesave meriton gjithashtu të shqyrtohet në thellësi.

Le të marrim një paralelizëm më Kroacinë. Efektet e anëtarësimit në BE në tregun e pronës në Kroaci, sipas një studimi të fundit, konkluduan se anëtarësimi në Union do të rrisë çmimet e pasurive të paluajtshme me 3.9 pikë përqindje.

Dhe ky mund të jetë vetëm një aspekt.

Të tjerë:

1.      Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian pritet të rezultojë në një rritje të çmimet e të gjitha llojeve të pasurive të paluajtshme pasi ndryshime priten të ndodhin në segmentet e tregun kombëtar të pasurive të paluajtshme. Çmimet e pronave aktualisht janë ndikuar kryesisht nga kërkesat e vendasve, politikat e qeverisë dhe perceptimi që po promovon anëtarësimi në BE sa i përket investimit. Ka të ngjarë që çmimet e banesave të diferencojnë më tej tregun për zyra, hapësira do të stabilizohet, ofrimi i infrastrukturës do të ndikojë në mënyrë të rëndësishme te çmimet në bregdet dhe pronat industriale dhe çmimet e tokës bujqësore do të rriten.

2.      Pas anëtarësimit në BE nuk pritet rritje drastike e çmimit të banesave, mbizotërues do të vijojë të jetë lloji i pronës për banim në Shqipërinë urbane. Edhe nëse ka një probabilitet të madh që nivelet e çmimeve të tregut të pasurive të paluajtshme do të përshtatet më tej me atë të Evropës Perëndimore, kjo nuk do të ndodhë brenda natës, por do të jetë një proces afatgjatë.

3.      Nuk pritet një bum tregu nga perëndimi kjo, sepse nuk ka pritshmëri që qytetarët evropianë të lëvizin në Shqipëri. Ka shumë më tepër gjasa të jetë njerëzit që dëshirojnë të investojnë në vendin tonë, që do të ketë ndikim në treg. Një rezultat ky, që ndoshta do të shënojë një rritje të kërkesës për banesa luksoze.

4.      Ka shumë më tepër gjasa që anëtarësimi në BE të rezultojë në një rritje të vlerës të banesave të vendosura në qendër - dhe jo vetëm ato që ndodhen në pjesën e brendshme të unazës,  tashmë të mbiçmuar, por edhe ato disi më periferike.

5.      Sa i përket pronave komerciale – Zyra dhe dyqane,  Anëtarësimi ofron një shans real për tregun e hapësirave për zyra në vend, i nisur vitet e fundit të lulëzojë. Përvoja e mëparshme ndërkombëtare e anëtarësimit tregon se nuk pritet një bum. Pas pranimit në BE të Suedisë, çmimet e zyrave u rritën; megjithatë, në Austri ato ngecën dhe madje ranë në terma realë ekonomikë. Në rastin e Bullgarisë, skenari austriak ishte i ngjashëm me atë që ndodhi. Arsyeja tjetër është se oferta në rritje e shpejtë e hapësirave për zyra, që pritet veçanërisht në Tiranë, do të rezultojë në konkurrencë të ashpër të çmimeve.

6.      Pritshmëritë janë të larta që anëtarësimi në BE do të bëjë që turistët të shtohen, përtej atyre aktualë. Si  dhe zbulimi i vendeve si bregdetare, si qytetet piktoreske, apo në brendësi qytete malore,  mund të bëhen një destinacion popullor pushimesh mes të huajve. Kjo do rrisë kërkesa për shtëpi pushimi, kryesisht në terma qiraje por jo vetëm.

< Go back to news list

Ne menaxhojmë më shumë se 6000 prona

Keni pronë për shitje
apo për qira?

Dërgoni të dhënat tuaja
dhe agjentët tanë do t'ju
kontaktojnë menjëherë.

Plotësoni formën
  • Apartments
  • Villas
  • Offices

Harta e Tiranës

Çmimet fiskale 2024

Harta fiskale e Shqipërisë

Interaktive

Shisni ose jepni me qira pronën

X

Jepni me qira pronën tuaj

X