Kosto e ndërtimit u rritën me 5 për qind në tremujorin e parë të vitit 2022 duke shënuar rekord që nga viti 2001.
Sipas të dhënave të INSTAT, Indeksi i Kushtimit në Ndërtim, në tremujorin e parë 2022, arriti 106,0 kundrejt tremujorit të katërt 2020.
Tendenca e rritjes së çmimeve të banesave ka vijuar edhe për tregun më të madh të pronave në vend, atë të Tiranës. Çmimet e banesave në kryeqytet u rritën me 8.5% krahasuar me 6-mujorin e dytë 2020 dhe me 12.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Pritshmëritë tona si agjenci janë përsëri optimiste për të ardhmen e afërt, pavarësisht zhvillimeve inflacioniste. Megjithatë, duhet theksuar se pritet gjithashtu rritje të çmimeve të pronave të paluajtshme për banesat dhe pronat tregtare
Ndryshimi vjetor i Indeksit të Kushtimit në Ndërtim në tremujorin e parë 2022 është 5,0%, një vit më parë ky ndryshim ishte 0,6%.
Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore: Krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shpenzime energjie” me 11,7 %, pasuar nga grupet, “Shpenzime materiale” me 6,0%, “Shpenzime makinerie” me 3,8%, “Kosto të tjera” me 3,5%, “Shpenzime për paga” me 2,5% dhe “Shpenzime transporti” me 2,1%.
Brenda grupit “Shpenzime materiale”, indekset e nëngrupit “Materiale hidro-sanitare dhe ventilimi”, shënuan rritjen më të lartë me 6,8%, pasuar nga grupi “Materiale ndërtimi” me 6,5% dhe “Materiale elektrike dhe komunikimi” me 3,5%.
Indeksi i Kushtimit në Ndërtim shënoi rritje me 2,9% krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2021. Rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shpenzime energjie” me 10,0%, pasuar nga grupet, “Shpenzime materiale” me 2,8%, “Kosto të tjera” me 2,7%, “Shpenzime makinerie” me 2,5%, “Shpenzime për paga” me 1,4%. Ndërsa, ulje ka shënuar grupi “Shpenzime transporti” me 0,5%.
Kërkesa e lartë pas pandemisë dhe më pas lufta në Ukrainë rritën në rekorde historike çmimet e lëndëve të para. Këto efekte janë transferuar te kostot e prodhimit dhe në çmimet finale. Çmimet po futen në një spirale rritjeje, që duket se do të vazhdojnë për një kohë të gjatë.
Çmimet e banesave kanë shënuar rritje të shpejtë vitet e fundit në vendin tonë, kryesisht në Tiranë dhe bregdet.
Sipas Bankës së Shqipërisë, Indeksi Fischer i çmimit të banesave shënoi rritje vjetore 9% në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2021.
Dërgoni të dhënat tuaja
dhe agjentët tanë do t'ju
kontaktojnë menjëherë.
Eksperienca jonë nder vite për tregun aktual si dhe për perspektivën e zhvillimit në fusha të ndryshme na ka dhënë njohuri për të plotësuar hartën e parë dhe të vetme Interaktive të Tiranës me çmime të sugjeruara për secilën zone.