Si po zhvillohet në Shqipëri metoda e investimit bli-investo-shit

Flipping është një strategji investimi përmes të cilës një investitor blen pasuri të paluajtshme me një çmim të ulët, në vijim kryen investime shtesë për përmirësimin e kushteve të pronës, me qëllimin final për ta rishituar atë, me një çmim më të lartë.

Kjo metodë ka parë zhvillim në 8 vitet e fundit, ku investitorët kryesore kanë qenë arkitektët, por e profesionistë të tjerë.

Duhet të kemi parasysh diçka: qëllimi kryesor i kësaj mënyre investimi është krijimi i të ardhurave nga diferenca e blerjes së një pasurie me çmim të ulët dhe shitja e saj me çmim më të lartë. Flipping mund të jetë një mënyrë jashtëzakonisht fitimprurëse duke pasur parasysh faktin që në treg ndodhen shumë pasuri të vjetra dhe të amortizuara të cilat e kanë të vështirë të shiten në atë gjendje. Në këtë mënyrë ato shiten me çmim shumë të leverdisshëm ndaj investitorëve të cilët janë të gatshëm ti blejnë, ti investojnë në mënyrë cilësore dhe ti rishesin në një moment të dytë me një çmim më të lartë.

Në shumë vende në botë konsiderohet një biznes i mirëfilltë, nga i cili familje të tëra sigurojnë jetesën.

Po si është situata aktuale në vendin tonë?

Përpara se ti përgjigjemi kësaj pyetjeje, duhet të theksojmë diçka. Së pari, që investimi të jetë sa më shumë fitimprurës duhet të mundoheni të gjeni pronën e duhur me çmimin e duhur. Gjetja e pronës ideale kërkon që të kesh burime të shumta të kërkimit të duhur të këtyre pronave. Dhe për të gjithë investitorët e interesuar, Dev Inf Real Estate Company mund t’ju vijë në ndihmë me portofolin e gjerë dhe njohuritë që zotëron prej dy dekadash tashmë.

Metoda bli-riinvesto-shit qëndron fitimprurëse falë një rregulli: ai i 70%.

Sipas këtij rregulli, investitori që blen një pasuri dhe kryen rinovimet e nevojshme për ta rishitur, duhet të parashikojë që në çmimin e rishitjes së pasurisë  së rinovuar 70% e çmimit të jetë investimi për blerjen dhe rinovimin e saj dhe të paktën 30% duhet të jetë fitimi i ardhshëm. Për shembull, nëse një investitor që kërkon të shesë një pasuri të rinovuar me vlerë 100 mijë euro, duhet të llogarisë që vlera e investimit të tij (blerje +shpenzime rinovimi) të mos e kalojë shumën 70,000 euro, në mënyrë që të garantohet një fitim prej 30,000 euro.

Flipping ndryshon nga metoda që njihet në Shqipëri si kthimi nga qiraja, që një investitor ble një pronë për ta lënë me qira. Kjo metodë, vitet  e fundit ka një ngërç në kryeqytet, duke qenë se, rritja e çmimit të apartamenteve e ka zgjatur në kohë vitet e kthimit të investimit nëpërmjet qiradhënies. Sipas të dhënave të tregut, koha maksimale e kthimit të investimit nëpërmjet qirasë për apartamentet në kryeqytet llogaritet 20 vjet, ndërsa për mjediset komerciale, arrin deri 15 vjet. Pikërisht ky fenomen ka nxitur metodën flipping pasi shihet më fitimprurëse dhe vendim strategjik në kohët që po jetojmë.

< Go back to news list

Ne menaxhojmë më shumë se 6000 prona

Keni pronë për shitje
apo për qira?

Dërgoni të dhënat tuaja
dhe agjentët tanë do t'ju
kontaktojnë menjëherë.

Plotësoni formën
  • Apartments
  • Villas
  • Offices

Harta e Tiranës

Çmimet fiskale 2024

Harta fiskale e Shqipërisë

Interaktive

Shisni ose jepni me qira pronën

X

Jepni me qira pronën tuaj

X