Zbuloni sa tatohet trashëgimia e pasurive të paluajshme me ligjin e ri...

Ndryshime të reja parashikohen për trashëgiminë e pronave. Një çështje e diskutuar shumë kjo vitet e fundit, sidomos sa i përket tatimit që duhet paguar në rast trashëgimie. Sipas ligjit të hyrë në fuqi tashmë, nga taksimi 15% do të vijojnë të përjashtohen dhurimet dhe trashëgimitë të pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme te trashëgimtarët e radhës së parë dhe të dytë.

Ndërsa pasuritë e paluajtshme e trashëguara apo dhuruara te trashëgimtarët përtej radhës së parë dhe të dytë të përcaktuara në Kodin Civil, nuk do të tatohen deri në vlerën 5 milion lekë. Nga tatimi për trashëgiminë apo dhurimi do të përjashtohen edhe pasuritë e luajtshme me vlerë deri në 1 milion lekë.

Sipas kërkimeve të Dev Inf Real Estate Company, vendosja e tatimit me fashë te pasuritë, pas brezit të parë dhe të dytë të trashëgimtarëve është një praktikë që ndiqet edhe nga disa vende europiane.

Ligji i ri sjell më të detajuar mënyrën e taksimit për pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme të trashëguara, ndërsa përfshin për herë të parë konceptin e heqjes së tatimit për dhurimet dhe trashëgimitë të marra përveç atyre të përcaktuara të radhës së parë dhe të dytë, për prona me vlerë deri në 5 milion lekë për tatimpagues dhe deri në 1 milion lekë për pasuritë e luajtshme.

Ligji ka hyrë në fuqi tashmë por nis efektet nga 1 janari 2024.

Specifikat e Ligjit

Neni 60 i ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”

Tatimi i trashëgimisë, dhuratave dhe fitimeve nga lojërat e fatit

Trashëgimia në zbatim të këtij neni përfshin pasurinë e luajtshme ose të paluajtshme ose paratë e fituara si rezultat i kalimit për shkak të vdekjes nga personi i vdekur tek trashëgimtarët e tyre, pasi janë zbritur detyrimet e trashëgueshme.

Përjashtohen nga tatimi:

a) dhurimet dhe trashëgimia e përfituar nga/ose ndërmjet trashëgimtarëve ligjorë në radhë të parë (Neni 360 Kodi Civil) dhe të dytë, sipas neneve 361 deri 363 të Kodit Civil, si dhe dhurimet dhe trashëgimia brenda lidhjes gjinore motër-vëlla;

b) dhurimet dhe trashëgimitë të marra përveç atyre të përcaktuara në shkronjën “a” deri në 5 000 000 lekë për tatimpagues për pasuritë e paluajtshme dhe deri në 1 000 000 lekë për pasuritë e luajtshme për tatimpagues;

c) kalimi i së drejtës së pronësisë trashëgimtarëve ligjorë sipas neneve 361 deri 363 të Kodit Civil,

përkatësisht nëpërmjet dhurimit dhe/ose heqjes dorë nga pasuria, kur prona rrjedh nga bashkëpronësia e detyrueshme e fituar në bazë të ligjit nr. 7501, datë 19.7.1991, “Për tokën”, i ndryshuar.

KODI CIVIL

Neni 360

Trashëgimtarët ligjorë janë fëmijët, fëmijët e fëmijëve, bashkëshorti, prindërit, vëllezërit e motrat dhe fëmijët e vëllezërve e të motrave të paravdekur, gjyshi e gjyshja e të paralindurit e tjerë, personat e paaftë për punë në ngarkim të trashëgimlënësit, të afërmit e tjerë deri në shkallën e gjashtë, si dhe shteti.

Neni 361

Në radhë të parë thirren në trashëgim fëmijët dhe bashkëshorti i aftë ose i paaftë për punë, duke trashëguar secili në pjesë të barabarta.

Kur një nga fëmijët ka vdekur para trashëgimlënësit, është bërë i padenjë për të trashëguar, ka hequr dorë nga trashëgimi, ose është i përjashtuar nga trashëgimi, në vend të tij hyjnë me zëvendësim fëmijët e tij dhe kur për shkaqet e sipërme nuk mund të jenë trashëgimtarë, vijnë në trashëgim të paslindurit e tyre pa kufizim.

Në këtë rast, pjesa e prindit që nuk trashëgon, ndahet ndërmjet të paslindurve në pjesë të barabarta.

Kur përveç bashkëshortit, nuk ka trashëgimtarë të tjerë, të radhës së parë, në trashëgimi thirren ata të radhës pasardhëse, të parashikuar në nenin 363 të këtij Kodi dhe kur nuk ka të tillë, thirren trashëgimtarët e radhës tjetër pasardhëse, të parashikuar në nenin 364 të këtij Kodi.

Në çdo rast bashkëshorti merr 1/2 pjesë të trashëgimit. Kur nuk ka trashëgimtarë të radhëve të sipërme, trashëgimi i mbetet bashkëshortit pasjetues.

Neni 362

Fëmijët e lindur jashtë martese, kur atësia ose mëmësia është njohur rregullisht, si dhe fëmijët e birësuar barazohen me fëmijët e lindur nga martesa. I birësuari nuk trashëgon në familjen e origjinës së tij dhe as kjo nuk e trashëgon atë.

Neni 363

Në radhë te dytë thirren në trashëgim prindërit e trashëgimlënësit dhe personat e paaftë për punë, të cilët të paktën 1 vit para vdekjes së trashëgimlënësit, bashkëjetonin me atë si anëtarë të familjes dhe në ngarkim të tij.

 

Informacion:

Trashëgimia e pronës është kalimi pasurisë së të ndjerit me lig ose me testament

Ky kalim mund të jetë vetëm për një person ose më shumë personave (trashëgimtarë), sipas rregullave të caktuara ligjore.

Trashëgimia me ligj zbatohet kur trashëgimlënësi:

-nuk ka lënë testament

-ka lënë testament vetëm për një pjesë të pasurisë së tij

-kur testamenti është shpallur pjesërisht apo tërësisht i pavlefshëm.

Trashëgimtarët ligjorë janë sipas radhëve:

-fëmijët;

-fëmijët e fëmijëve;

-bashkëshorti/bashkëshortja që jeton ende

-prindërit e trashëgimlënësit;

-vëllezërit dhe motrat ose fëmijët e vëllezërve dhe motrave të paravdekur;

-gjyshi dhe gjyshja dhe të paralindurit e tjerë ku bëhet fjalë për stërgjyshërit;

-personat e paaftë për punë në ngarkim të trashëgimlënësit;

-të afërmit e tjerë deri në shkallë të gjashtë;

- shteti

Trashëgimtarë të radhës së parë janë

-fëmijët;

-bashkëshorti i aftë ose i paaftë për punë.

 

< Go back to news list

Ne menaxhojmë më shumë se 6000 prona

Keni pronë për shitje
apo për qira?

Dërgoni të dhënat tuaja
dhe agjentët tanë do t'ju
kontaktojnë menjëherë.

Plotësoni formën
  • Apartments
  • Villas
  • Offices

Harta me çmimet fiskale 2022

Eksperienca jonë nder vite për tregun aktual si dhe për perspektivën e zhvillimit në fusha të ndryshme na ka dhënë njohuri për të plotësuar hartën e parë dhe të vetme Interaktive të Tiranës me çmime të sugjeruara për secilën zone.

Shisni ose jepni me qira pronën

X

Jepni me qira pronën tuaj

X