Si do të jetë 2023 për sektorin e pasurive të paluajtshme?

Globalisht, 2023 sjell një perspektivë premtuese për pasuritë e paluajtshme, pasi vijon të jetë një investim që ofron përfitime afatshkurtra dhe afatgjata. Po kundrejt pasigurive ekonomike, rritjes së inflacionit, si parashikohen sfidat për sektorin gjatë 2023 dhe cilat janë oportunitetet më të mëdha?

Në Shqipëri, ndërtimi është i vështirë të parashikohet, për shkak të varësisë së tij nga burimet e të ardhurave.

Dritan Caka, drejtues i Dev Inf Real Estate Company pohon se sfidë për vitin 2023 është rritja e çmimeve që mendoj se do te vijoje ndonese jo me ritmet e vitit 2022.

“Kjo për arsye se duke qenë se po rritet ndjeshem cilësia në ndërtim.rritja e materialeve te ndertimit te cilat ndikohen nga tregje nderkombetare ,paga e fuqise puntore eshte rritur mbi 50 % ,taksat e Bashkisë i kemi përmendur disa herë. Faktor tjetër është kërkesa nga pronarët e truallit që sa vjen e bëhet më e lartë, kërkojnë përqindje më të larta. Sigurisht një nga sfidat që po vjen do të jetë padyshim përcaktimi i klasit të energjisë së apartamenteve , siç ndodh kudo në botë. Rritja e çmimit të apartamenteve do të vijojë të jetë prezentë në 2023.

Sfida do të jetë midis ofertës që do jetë në treg dhe kërkesës nga klientët. Sepse ka një rritje edhe në zonat periferike, dikur më të lira në nivelet 650-700 euro/m2, sot i ke në nivelet 800-1000 euro/m2. Duhet të kemi parasysh se kjo rritje nuk është standardizuar për të gjitha llojet e ndërtimeve, pavarësisht zonës. Pra kemi çmim zone dhe çmim objekti, për shkak të ndryshimit të cilësisë: elementët termik, fasadat e ventiluara etj. Vetë ndërtuesi ka kuptuar se një ndërtim i mirë e shet vetë veten.”- pohon z. Caka.

Sa i përket oportuniteteve përgjatë këtij viti, z. Caka përmend tendencën e Bashkisë për të vijuar me lejet e ndërtimit.

“Një nga arsyet, edhe e rritjes së çmimit, është mungesa e pronave në treg, sa më shumë ofertë të ketë, aq më të lehtë do e kenë klientët të zgjedhin midis oferta te ndryshme . Pra oportuniteti që presim në 2023 është rritja e sasisë së se produktit ne treg, sepse krahasuar me ofertën, ka mungesë në treg për sasinë e banesave në shitje”.

Kujtojmë që arsyet për rritjen e çmimeve të banesave 3 vitet e fundit kanë qenë të nxitura nga rritja e kërkesës për prona (banesa) më cilësore, rritja e kostos së ndërtimit prej inflacionit global, si dhe rritjen e nivelit të jetesës që ka pësuar Tirana, zonat bregdetare dhe disa qytete të mëdha në dekadën e fundit.

< Go back to news list

Ne menaxhojmë më shumë se 6000 prona

Keni pronë për shitje
apo për qira?

Dërgoni të dhënat tuaja
dhe agjentët tanë do t'ju
kontaktojnë menjëherë.

Plotësoni formën
  • Apartments
  • Villas
  • Offices

Harta me çmimet fiskale 2022

Eksperienca jonë nder vite për tregun aktual si dhe për perspektivën e zhvillimit në fusha të ndryshme na ka dhënë njohuri për të plotësuar hartën e parë dhe të vetme Interaktive të Tiranës me çmime të sugjeruara për secilën zone.

Shisni ose jepni me qira pronën

X

Jepni me qira pronën tuaj

X