Si të japim me qira një pronë në vetëm 5 hapa

Prona është më shumë sesa thjesht një aset që do të të japë në këmbim një vlerë monetare. Eshtë e pamundur të mos mendojmë për rëndësinë emocionale dhe gjithë kujtimet e dhuruara, aq më tepër kur do të na duhet të shkëputemi prej saj.

Kur vendosim të japim me qira një pronë, një pjesë të rëndësishme të këtij procesi zënë pikërisht të tillë elementë.  Po si mund të ruhet vlera emocionale që ajo mbart për ne edhe nëse është dikush tjetër duke e përdorur?

1. Gjithmonë nënshkruaj kontratën përpara Noterit.

Një pjesë e njerëzve zgjedhin ta bëjnë këtë punë me një kontratë mes palëve ose sepse e kanë roblem të shkojnë tek noteri për shkak të taksave.Çështja është që qiramarrësi mund të mos regohet korrekt dhe i vetmi kontroll që ke ti është kontrata përpara noterit. Firma në

kontratë e bën qiramarrësin më të përgjegjshëm.Është më mirë të paguash taksat sesa të ërfundosh në një situatë komplet të pakëndshme me qiramarrësin.

2.Mbaj të paktën një muaj garanci

Në negociata e sipër disa qiramarrës kërkojnë të mos paguajnë garanci, por disa muaj paradhënie qiraje. Kjo ide të josh për momentin në një mënzyrë a një tjetër, por s'është fare e këshillueshme. Garancia duhet në çdo rast nëse qiramarrësi nuk paguan dritat, dëmton pronën apo lë disa muaj pa paguar qiranë. Në këtë mënyrë sërish vijmë tek kontrrolli, sepse në parim ti je duke i dhënë dikujt pronën për përdorim, por pavarësisht kësaj kontrrolli i vazhdueshëm është i rëndësishëm për të dyja palët.

3. Mos jep çelësin e pronës përpara se të jetë firmosur kontrata dhe të jetë kryer pagesa.

Ndodh shpesh që pronarët të entuziazmohen nga qiramarrësi i ri dhe i japin çelësin para kohe. Ndodh që qiramarrësi nuk bën pagesën dhe ti nuk ke asnjë lloj kontrrolli mbi pronën tënde.

4. Pagesën merreni në bankë dhe jo në dorë.

Zakonet e vjetra largohen me vështirësi dhe disa pronarë preferojnë t'i marrin paratë në derën e shtëpisë në fillim të muajit dhe kur qiraxhiu nuk hap derën apo vonohet me pagesën ju krijohet një stres që të gjithë ata që e kanë provuar e dinë çdo të thotë.

Për të shmangur të tilla pakënaqësi, pagesën merreni në bankë.

5. Kërkoni të paktën 2 muaj njoftim para largimit

Garancia të jep luksin për t'i kërkuar qiraxhiut dy muaj njoftim para largimit, ndryshe humbet garancinë. Jepi vetes të paktën 2 muaj kohë për të gjetur qiraxhiun e ri, në mënyrë që humbja në para të mos jetë e madhe.

Nëse ke një apartament  ose zyrë për të dhënë me qira gjithmonë kontakto me agjensinë më profesionale të kryeqytetit, Dev-Inf, për t'u siguruar që në pronën tënde qëndron klienti i duhur dhe marrëveshja do të jetë serioze nga fillimi gjer në fund.

 

< Go back to news list

Ne menaxhojmë më shumë se 6000 prona

Keni pronë për shitje
apo për qira?

Dërgoni të dhënat tuaja
dhe agjentët tanë do t'ju
kontaktojnë menjëherë.

Plotësoni formën
  • Apartments
  • Villas
  • Offices

Harta e Tiranës

Çmimet fiskale 2024

Harta fiskale e Shqipërisë

Interaktive

Shisni ose jepni me qira pronën

X

Jepni me qira pronën tuaj

X