Cilat janë gabimet që duhet të shmangni kur jepni me qira pronën tuaj?

Dhënia e një prone me qira konsiderohet prej kohësh një mundësi e mirë për të gjeneruar të ardhura, të cilat do të mund t’ju mbështesin përgjatë jetës suaj. Por, tregu i qiradhënies në Shqipëri ka kaluar në disa etapa, ndër të cilat do të përmendim fillimisht, kohën kur pronarët jepnin pronat e tyre përmes sekserëve ose përmes një publikimi në gazetë.  Më kalimin e kohës, këtë shërbim nisën ta ofronin agjencitë imobiliarë që filluan të krijoheshin në kryeqytet, të cilat tashmë funksionojnë në një treg të konsoliduar.

Megjithatë, trajtimi i pronës më agjenci nuk të imunizon plotësisht nga një sërë gabimesh që mund të bëhen, për të cilat Dev Inf ju këshillon përmes hapave të mëposhtëm se si t’i shmangni:

 

1.      Gjithmonë nënshkruaj kontratë përpara noterit

Një pjesë e njerëzve zgjedhin ta bëjnë këtë punë me një kontratë mes palëve ose se përtojnë të shkojnë tek noteri ose se u renden taksat. Çështja është qëqiramarrësi mund të mos tregohet korrekt dhe i vetmi kontroll qe ke ti është kontrata përpara noterit. Firma në një kontratë e bën qiramarrësin më të përgjegjshëm. Është mëmirë të paguash taksat, megjithëse janë të larta për tregun tonë, sesa të përfundosh në situata të pakëndshme.

 

2.      Mbaj të paktën një muaj garanci

Nënegociata e sipër disa qiramarrëskërkojnë tëmos paguajnë garanci, por disa muaj paradhënie qiraje. Ti joshesh nga ideja, por nuk është e këshillueshme. Garancia të duhet në rast se qiramarrësi nuk paguan dritat, dëmtonpronën apo lëqiranë pa paguar. Pra, ky është një kusht shumë i rëndësishëm, praktikë botërore ndër vite, që lidhet me sigurinë me pronën tuaj.

 

3.      Mos jep çelësin e pronës para kohe

Disa pronarë entuziazmohen nga qiramarrësi i ri dhe i kapin çelësin para kohe. Ndodh qe qiramarrësi nuk bënpagesën dhe ti nuk ke asnjë kontroll. Ka nga ata qëvazhdojnë tëpremtojnëpër disa muaj me radhë, ndaj besueshmëria dhe siguria është një element shumë i rëndësishëm. Disa situatave u duhet paraprirë, për të mos pasur probleme të mëvonshme.

 

4.      Pagesën në bankë, jo në dorë

Zakonet e vjetra largohen me vështirësi dhe disa pronarëpreferojnë t'i marrin leket tek dera e shtëpisë, në fillim të muajit dhe kur qiraxhiu nuk hap derën apo vonohet me pagesën, kjo situatë ju kthehet në stres. Por, nuk ka pse të jetë kështu. Pagesa në bankë, jo vetëm është një formalizim i nevojshëm, por edhe siguri e qetësi për ju si pronarë.

 

5.      Kërko të paktën dy muaj njoftim përpara largimit

Garancia të jep luksinpër t'i kërkuar qiraxhiut dy muaj njoftim përpara largimit përndryshe humbet garancinë. Te duhet pak kohe për te gjetur qiraxhiun e ri dhe dy muaj kalojnë shumë shpejt, ndaj jepi kohë vetes për tëzëvendësuar qiraxhiun pa humbur paratë, nga largimi i tij i papritur!

 

Këto dhe ‘gabime’ të tjera që pronaret bëjnë ju kushtojnë para dhe stres, që mund të eliminohet me ekspertizën e duhur të një agjenti imobiliar profesionist. Nëse ke një apartament ose zyrë për të dhënë me qira kontakto me agjencinë Dev Inf, për t’u siguruar qënë pronën tende qëndron klienti i duhur dhe çdo gjë do shkoj mbarëderi në fund të kontratës. Një shprehje e famshme në fushën e patundshmërisë në botë thotë: “Suksesi në pasuri të paluajtshme varet nga dy faktorë: kujdesi dhe vlerësimi i klientit”.

 

 

 

< Go back to news list

Ne menaxhojmë më shumë se 6000 prona

Keni pronë për shitje
apo për qira?

Dërgoni të dhënat tuaja
dhe agjentët tanë do t'ju
kontaktojnë menjëherë.

Plotësoni formën
  • Apartments
  • Villas
  • Offices

Harta e Tiranës

Çmimet fiskale 2024

Harta fiskale e Shqipërisë

Interaktive

Shisni ose jepni me qira pronën

X

Jepni me qira pronën tuaj

X