Rregullat e reja për kreditë nga Banka e Shqipërisë – Çfarë duhet të dini para se të blini një pronë?

Në fillim të këtij muaji, Banka e Shqipërisë vendosi disa rregulla të reja për të marrë kredi për blerjen e banesave. Qëllimi është i qartë: të mbajë tregun e qëndrueshëm dhe njerëzit të mos hyjnë në borxhe që nuk përballohen.Duke qenë se jemi pranë jush çdo ditë në procesin e blerjes së një prone, duam t’ju informojmë për ndryshimet e fundit që do hyjne në fuqi nga Banka e Shqipërisë që nga 1 korriku 2025.

1- Sa kredi mund të merrni?

Nëse po blini banesën e parë:

Mund të merrni deri në 85% të vlerës së pronës në lekë.
Nëse kërkoni kredi në valutë (euro, dollar, etj.) maksimumi është 75%.                                                                                                                                                                                                                                           

Nëse po blini banesën e dytë:

Maksimumi në lekë është 80%, në valutë vetëm 70%. Kjo do të thotë që duhet të sillni më shumë para vetë si kapar – deri në 15–30%.

2- Sa mund të jetë kësti mujor?

Bankat do të shikojnë me kujdes të ardhurat tuaja dhe do të kufizojnë këstin mujor në:

40% të të ardhurave mujore për banesën e parë në lekë
35% për banesën e dytë në lekë
35% në valutë për banesën e parë
30% për banesën e dytë në valutë

3- Për sa vite mund ta merrni kredinë?

Afati maksimal është 30 vjet
Ose deri në moshën e daljes në pension (nëse kjo ndodh më herët).A ka përjashtime? Po – por shumë të kufizuara. Bankat mund të japin kredi jashtë këtyre rregullave vetëm për 15% të kredive që japin çdo tremujor. Përjashtime bëhen më shpesh për:

-Skema sociale për strehim
-Investime për eficencë energjetike në shtëpi (deri në 3 milionë lekë)


4- Çfarë ju këshillojmë ne si agjenci?

-Mos prisni momentin e fundit – kontrolloni që tani sa përqind të pronës mund të mbuloni vetë dhe sa do të mundësojë banka.
-Sillni të ardhurat zyrtare – të ardhurat informale nuk do të merren parasysh nga bankat.
-Zgjidhni valutën me kujdes – nëse fitoni në lekë, kërkoni kredi në lekë – ndryshe ka kufizime më të rrepta.
 

Nëse keni pyetje konkrete për një pronë që keni në mendje, ne jemi këtu për t'ju ndihmuar me llogaritjet, këshillat dhe kontaktet me bankat.

 

< Go back to news list

Ne menaxhojmë më shumë se 6000 prona

Keni pronë për shitje
apo për qira?

Dërgoni të dhënat tuaja
dhe agjentët tanë do t'ju
kontaktojnë menjëherë.

Plotësoni formën
  • Apartments
  • Villas
  • Offices

Harta e Tiranës

Çmimet fiskale 2024

Harta fiskale e Shqipërisë

Interaktive

Shisni ose jepni me qira pronën

X

Jepni me qira pronën tuaj

X