Nuk ka mungesë agjentësh - nuk është e vështirë të gjesh një të tillë. Megjithatë, ka pak agjentë që zotërojnë njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të ndihmuar investitorë e ndryshëm.
Ashtu si pronat, jo çdo agjent imobiliar është i njëjtë. Si investitor, është e rëndësishme të jepni detaje të qarta dhe koncize për pronën tuaj të ardhshme të investimit, cili është plani juaj për pronë e menduar dhe çfarë jeni të gatshëm të paguani. Nga ana tjetër, sigurisht kërkoni një agjent i cili të shërbejë jo vetëm si një guidë, por edhe si një lehtësues i kërkesave tuaja.
Si investitor i ri apo për të disatën herë , ju mund të investoni në një zonë jo shumë të njohur të shtetit apo edhe qytetit tuaj. Dhe për çfarëdolloj investimi që ju do të mendoni, ju dëshironi një agjent që të ketë njohuri të plota për zonat ne zhvillim dhe me prespektivë në të gjithë territorin e shtetit apo dhe të qytetit, të njohë mirë strukturat e ndërtesave dhe lloje të ndryshme marrëveshjesh, në mënyrë që të mund të mbyllni sa më shpejt marrëveshjen për pronën tuaj të deshiruar të investimit. E rëndësishme është që të gjeni një agjent që është i lumtur të ndihmojë një investitor si ju.
Disa këshilla që ju vijnë nga stafi i përkushtuar i Dev Inf Real Estate Company:
1. Google jo gjithmonë mund t'ju ndihmojë. Pra kërkimet do të ishin mirë që të bëhen edhe përmes njohjeve tuaja apo eksperiencave të miqve tuaj .
2. Kërkoni agjentë te licensuar dhe që kanë përvojë në fushën e Real Estate, që të jenë profesionist të perkushtuar dhe korrekt , si dhe që listojnë vazhdimisht prona,
3. Agjentit të cilit ju do ti besonit investimin tuaj duhet të ketë të paktën 5 vite eksperiencë në industrinë e Real Estate .
Edhe diçka tjetër që duhet të konsideroni. Agjenti juaj mund te jete i aftë të analizojë dhe sugjerojë marrëveshjet për ju, falë eksperiencës së tij. Një agjent duhet të njohë mirë jo vetëm të dhenat mbi tregun e Real Estate, por dhe njohës i mirë i te gjitha procedurave teknike dhe ligjore mbi transaksionet e pasurive të paluajtshme.
Dërgoni të dhënat tuaja
dhe agjentët tanë do t'ju
kontaktojnë menjëherë.
Eksperienca jonë nder vite për tregun aktual si dhe për perspektivën e zhvillimit në fusha të ndryshme na ka dhënë njohuri për të plotësuar hartën e parë dhe të vetme Interaktive të Tiranës me çmime të sugjeruara për secilën zone.