Në shtator nis Censi i banesave, çfarë do të thotë kjo për tregun e patundshmërisë?

Censi i Popullsisë dhe Banesave do të fillojë në datën 18 Shtator 2023 dhe do të zgjasë 6
javë, sipas njoftimit të dhënë nga INSTAT. Ky cens ka qenë prej kohësh i pritur duke qenë
se, autoritetet lokale kanë nevojë për një informacion të sigurt për planifikimet e ardhshme të
politikave zhvillimore. Por më tej akoma, Censi do të jetë një platformë shumë e dobishme
për lokalizimin e pronave: të banueshme, të pabanueshme etj.


Dev Inf Real Estate Company konstaton se, bizneset, po ashtu, kanë nevojë për të dhëna të
Censit për të përcaktuar se ku mund të lokalizojnë dyqanet, për të vlerësuar forcën e
mundshme të punës dhe për të vlerësuar tregjet e blerësve etj.


Të dhënat e Cens do të bëjnë të mundur zhvillimin e një regjistri statistikor ndërtesash dhe
banesash dhe një regjistër statistikor të popullsisë banuese, i cili mund të shërbejë në të
ardhmen si bazë për kryerjen e Censit bazuar në regjistra.


Synimi i Cens është t’i sigurojë parlamentit, qeverisë, autoriteteve lokale dhe shoqërisë civile
një informacion të besueshëm statistikor të nevojshëm për planifikimin dhe zbatimin e
politikave të përgjithshme të zhvillimit, për kërkime shkencore, si dhe për të kuptuar situatën
demografike, ekonomike dhe shoqërore të vendit.


Njohja e numrit dhe strukturës së popullsisë sipas moshës dhe gjinisë është jetike për vendin
tonë, qoftë në nivel kombëtar, ashtu edhe në atë lokal, si dhe brenda komuniteteve të
ndryshme. Pa informacion kombëtar dhe lokal mbi popullsinë, karakteristikat e saj, arsimin,
statusin në punësim dhe shëndetësi, shërbimet dhe bizneset tona publike nuk mund t’i
shërbejnë komuniteteve tona sa më mirë që të jetë e mundur.


Në vitin 2023, për herë të parë, përgjigjet do të regjistrohen nga anketuesit në tableta.
Përgjigja do të marrë më pak kohë sesa përgjigjet për një pyetësor të bazuar në letër.
Cens kërkon informacion mbi karakteristikat demografike, sociale dhe ekonomike të
individëve.


Kjo përfshin pyetje në lidhje me moshën, gjininë, marrëdhëniet midis anëtarëve të familjes,
vendin e lindjes, nivelin e arsimit, statusin e punësimit, etninë, fenë, aftësinë e kufizuar, si
dhe kushtet e banimit. Ju duhet të përfshini cilindo që është banor i zakonshëm në Njësinë
Ekonomike Familjare që po numërohet.


Kjo përfshin anëtarët e Njësisë Ekonomike Familjare (NJEF), shokët e dhomës, fëmijët
kujdestarë dhe miqtë që zakonisht banojnë aty të cilët ndajnë një ekonomi pjesërisht ose
plotësisht të përbashkët. Duhet të përfshijë gjithashtu njerëz që, për shembull, janë
përkohësisht në spital ose jashtë vendit për një periudhë më pak se 12 muaj, por që
normalisht jetojnë me ju.


Sipas ligjit, çdo person, i cili në periudhën që do të kryhet Censi është banor i zakonshëm
brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, është i detyruar të sigurojë informacionin e
kërkuar në pyetësorët e Cens, në një mënyrë të plotë, të saktë dhe të besueshme.
Përjashtimet e vetme janë pyetjet në lidhje me identitetin etnik, fenë dhe gjuhën, për të cilat
mund të zgjidhni opsionin “Preferoni të mos përgjigjeni”.

< Go back to news list

Ne menaxhojmë më shumë se 6000 prona

Keni pronë për shitje
apo për qira?

Dërgoni të dhënat tuaja
dhe agjentët tanë do t'ju
kontaktojnë menjëherë.

Plotësoni formën
  • Apartments
  • Villas
  • Offices

Harta e Tiranës

Çmimet fiskale 2024

Harta fiskale e Shqipërisë

Interaktive

Shisni ose jepni me qira pronën

X

Jepni me qira pronën tuaj

X