Pasuri e paluajtshme në kohë krize? Një PO e madhe

Investimi në pasuri të paluajtshme gjatë një krize financiare inflacioniste është mënyra më e mirë për të mbrojtur sasinë tuaj të parave nga zhvlerësimi. Ky pohim vjen si analizë e viteve të përvojës që Dev Inf Real Estate Company ka në tregun shqiptar, si dhe një përmbledhje njohurish nga ekspertë të patundshmërisë në botë.

Po dëshmojmë një rritje të kostove të jetesës, të mbështetura nga ndryshime që nisën që me pandeminë , por më pas e më luftën në Ukrainë e më tej.

Duhet konsideruar se , rritja e kostove të jetesës, do të çojë doemos në rritje të numrit të familjeve në vështirësi financiare. Kursimet do të ulen, dhe të ardhurat do të duhet të shkojnë kryesisht për konsumimin e produkteve të shportës.

Rritja e normave të interesave, në jo pak raste, do të detyrojë konsumatorët të shesin shtëpitë e tyre. Shumë njerëz do të detyrohen të shesin shtëpitë e tyre me një çmim më të lirë.

Kjo mund të rezultojë si një mundësi e artë për ata blerës potencialë që duan të zgjerojnë më tej volumin e tyre të investimeve në pasuri të paluajtshme.

Sipas Bankës së Shqipërisë, për tremujorin e dytë të vitit, inflacioni bazë arriti nivelin 6.3%, më i larti i regjistruar ndonjëherë, dhe kjo solli dhe rritjen e normës së interesit në 1.75% duke e thelluar më tepër tkurrjen e fuqisë blerëse. Në të gjithë botën, fuqia blerëse e huamarrësve po fillon të ulët. Kjo situatë mund të reduktojë potencialin financiar të blerësve të rinj për shkak të kostove të larta për blerjen e një shtëpie dhe gjithashtu duke ulur kërkesën e pronarëve ekzistues, të cilët, nëse janë në vështirësi financiare, mund të detyrohen të nxjerrin në shitje banesën e tyre.

Investimi në pasuri të paluajtshme gjatë një krize financiare inflacioniste është mënyra më e mirë për të mbrojtur sasinë tuaj të parave nga zhvlerësimi. Mjafton të hidhni një vështrim retrospektiv mbi atë që mund të blinit para 10 vitesh dhe çfarë mund të blini tani me të njëjtën sasi parash dhe do ta kuptoni se vlera e parasë ka ndryshuar në mënyrë thelbësore gjatë një dekade.

Tregu i pasurive të paluajtshme është një treg i hapur, lehtësisht i aksesueshëm nga çdo njeri me likuiditet të mjaftueshëm për t'u bërë pronar i një prone të paluajtshme. Ndaj, gjykojmë se kriza të mëparshme ekonomike kanë pasur ndikimin e tyre edhe në patundshmëri, kjo sdo të ishte hera e parë. Megjithatë, përvoja ka treguar se, kriza sjell oportunitet për më të përgatiturit. 

 

< Go back to news list

Ne menaxhojmë më shumë se 6000 prona

Keni pronë për shitje
apo për qira?

Dërgoni të dhënat tuaja
dhe agjentët tanë do t'ju
kontaktojnë menjëherë.

Plotësoni formën
  • Apartments
  • Villas
  • Offices

Harta e Tiranës

Çmimet fiskale 2024

Harta fiskale e Shqipërisë

Interaktive

Shisni ose jepni me qira pronën

X

Jepni me qira pronën tuaj

X