DevInf këshillon: Pse duhet të investoni paratë tuaja?

Nga Dritan Caka

Për gjithë miqtë dhe blerësit e pronave të patundshme, si dhe për gjithë ata që akoma nuk e kanë kuptuar çfarë do të thotë ‘real estate’ dhe se si në gjithë botën ka qenë sekreti i vënies së pasurisë. “Nëntëdhjetë për qind e të gjithë milionerëve bëhen të tillë përmes zotërimit të pasurive të paluajtshme.” -ka thënë Andrew Carnegie, sipërmarrës i viteve 1900.

Më lejoni të filloj duke ju thënë që jam në sektorin e pronave të paluajtshme prej 26 vitesh tashmë, jo vetëm si konsulent pronash, por edhe si investitor dhe drejtues Devinf Real Estate. Çfarë kam mësuar është që, edhe në kohët më të këqija, rritja e vlerës së pronës në një treg imobiliar, është përgjigjja e vërtetë në ndërtimin e një mirëqenieje financiare të qëndrueshme.

Do tu shpjegoj në këtë shkrim pagesat dhe normat e interesit, si dhe luhatjet e vlerave tregut për ta bërë sa më të kuptueshëm për ju titullin e këtij shkrimi. 

Pse nuk duhet t’i lini paratë tuaja në bankë?

Megjithëse po jetojmë kohë të vështira e ankohemi të gjithë, e me të drejtë, çudia ndodh: Pronat e paluajtshme shiten. Ndërtimet e reja janë provë konkrete e kësaj deklarate. Madje, ato shiten që në ndërtim. Përveç blerësve që kanë nevojë për një banesë personale për vete e familjen e tyre, qoftë si blerës për herë të parë, ashtu edhe si blerës të cilëve u ndryshojnë nevojat me rritjen e familjes, ka një kategori shumë interesante blerësish të cilët kanë vendosur të bëjnë llogaritë e tyre dhe të kuptojnë qartë që ato dy kursime ia vlen më mirë ti investosh në prona se sa ti lësh ‘të vdekura’ në bankë.

Në eksperiencën e punës sonë të përditshme, kjo kategori është gjithmonë e më shumë në rritje.

Por cilat janë faktet?

Le të shohim si fillim çfarë ofrojnë bankat, duke marrë për lehtësi të kuptuari shumën prej 100.000 euro, për një afat 12-mujor. Për sa kohë dhe cili është fitimi që realizoni nga disa para të bllokuara diku e pa mundësi t’i përdorni për asgjë tjetër?

Sipas një analize nga afër, si dhe bisedave të zhvilluara dhe statistikave të publikuara nga vetë tregu bankar shqiptar, 100.000 eurot tuaja, në rastin më të mirë, do t’ju 1.6% interes në vit.

Le ta shpjegojmë më shifra konkrete.

100.000 x 1.6%= 1600 euro/vit.

Ndarë në 12 muaj = 133 euro/muaj fitim nga interesat.

Mos të harrojmë gjithashtu që këto 100.000 euro nuk pësojnë asnjë shtim vlere gjatë gjithë vitit.

Tani le të flasim për REAL ESTATE.

Me 100.000 euro mund të blini në Tiranë një apartament 2+1, në një zonë relativisht të mirë.

Kjo pronë do t’ju japë juve mundësinë, në rastin më të keq, të fitoni të paktën 350 euro/muaj.

350 euro x 12 muaj = 4200 euro/vit që vijnë nga qeraja.

DHE JO VETËM KAQ!!!

Prona juaj me vlerë 100.000 euro, duke pasur parasysh pritshmërintë e rritjes se tregut dhe ecurinë e tij, pas një viti do të vlejë 110.000 euro.

Nëse kjo rritje prej 10% ndodh çdo vit dhe vlerës së përgjithshme të pronës suaj tani i shtoni edhe interesat e gjeneruara nga qeraja, investimi juaj do të jetë kthyer në xhepin tuaj para përfundimit të vitit të gjashtë.

Por le t’u kthehemi edhe njëherë pagesave të bankës.

Sipas normave të interesit që shpjegova më parë, 100.000 eurove të depozituara në një llogari bankare me afat do t’ju duhej 62 vjet për t’u kthyer sërish në xhepin tuaj. Pra, 10 herë më gjatë se sa po të investoni në blerjen e një prone.

Vetëm ky shembull mjafton për të kuptuar se pse të pasurit kanë të paktën 10 herë më shumë para.

Unë kam bindjen se është në interesin tënd më të mirë, në interesin tim dhe të vendit ku jetojmë që paratë që gjenerojmë të mbeten në xhepat tanë e në Shqipëri dhe jo nëpër llogari bankare të ndonjë banke të huaj që vjen këtu për të përfituar nga e njëjta formulë.

 

< Go back to news list

Ne menaxhojmë më shumë se 6000 prona

Keni pronë për shitje
apo për qira?

Dërgoni të dhënat tuaja
dhe agjentët tanë do t'ju
kontaktojnë menjëherë.

Plotësoni formën
  • Apartments
  • Villas
  • Offices

Harta e Tiranës

Çmimet fiskale 2024

Harta fiskale e Shqipërisë

Interaktive

Shisni ose jepni me qira pronën

X

Jepni me qira pronën tuaj

X