Investimi ne prona

Pse është gjithmonë ide e mirë të investosh në prona?

Të gjithë ata që kanë një pronë e dinë mirë rëndësinë e një aseti të tillë dhe sesa mund të përfitosh nëse e zotëron dhe përdor si duhet. Çfarë do të thotë kjo?  Ivestim, investim, investim!

Të ardhurat që realizohen sidomos përmes investimit në pasuritë e paluajtshme janë më të qëndrueshme sesa të ardhurat e gjeneruara përmes alternativave të tjera të investimit.  Për ta përmbledhur shkurtimisht idenë, në vijim do të gjeni 4 arsyet kryesore që do t’ju tregojnë pse pasuritë e paluajtshme janë një investim i madh dhe i rëndësishëm për secilin.

Pasuritë e paluajtshme sigurojnë kthime më të mira sesa tregu i aksioneve pa shumë paqëndrueshmëri.

Historikisht,në pasuritë e paluajtshme rreziku i humbjes minimizohet nga koha që mbani në pronën tuaj. Pasuritë e paluajtshme te japin më shumë kontroll mbi investimin tend,sepse prona është një pasuri e prekshme që mund të shfrytëzohet për të përfituar nga burimet e shumta të të ardhurave.

2. Prona do të ketë gjithmonë VLERË

Investimet e tjera mund të ??lenë më pak ose aspak vlerë,si për shembull një aksion që mund të bjerë në zero, ose një makinë e re e cila zvogëlohet në vlerë me kalimin e kohës. Sigurimi i prones do ta mbrojë investimin tënd në pasuri të paluajtshme, prandaj sigurohu që të blesh polikën më të mirë në dispozicion në mënyrë që prona jote të mbrohet edhe në skenarin më të keq. Niveli i të ardhurave të përfituara nga investimi juaj, (në rastet e dhënies me qira të pronës), varet nga disa faktorë që lidhen me vendndodhjen, cilësinë e saj, facilitetet /shërbimet ofron zona ku ndodhet prona, etj.

3. Vlera e pasurive të paluajtshme gjithmonë do të rriten me kalimin e kohës.

Historia ka dëshmuar dhe vazhdon ta bëjë se sa më gjatë të mbash një pronë të patundshme, aq më shumë para do të fitosh. Tregu i banesave është rikuperuar gjithmonë nga flluskat e kaluara që shkaktuan rënien e vlerësimit të shtëpisë dhe për ata që mbajtën investimet e tyre gjatë atyre kohërave të pasigurta, çmimet janë kthyer në normale dhe vlerësimi është kthyer në rrugën e duhur. Tani, investitorët e pasurive të paluajtshme në tregjet me performancën më të lartë po shijojnë një fitim të papritur.

4. Një investim në pasuri të paluajtshme të ndihmon të diversifikosh portofolin tënd.

Kur diversifikoni portofolin e investimeve, ti shpërndan rrezikun. Pasuritë e paluajtshme gjithmonë do të shërbejnë si një pasuri e sigurt për të zbutur rrezikun në portofolin tend. Shumë prej njerezve me te pasur ne bote kanë grumbulluar pasuri duke investuar vetëm në pasuri të paluajtshme.

< Go back to news list

Ne menaxhojmë më shumë se 6000 prona

Keni pronë për shitje
apo për qira?

Dërgoni të dhënat tuaja
dhe agjentët tanë do t'ju
kontaktojnë menjëherë.

Plotësoni formën
  • Apartments
  • Villas
  • Offices

Harta e Tiranës

Çmimet fiskale 2024

Harta fiskale e Shqipërisë

Interaktive

Shisni ose jepni me qira pronën

X

Jepni me qira pronën tuaj

X