Ka një mënyrë për ta shitur pronën me çmimin që doni ju!

Nisur nga eksperienca jonë shumëvjeçare, herë pas here kemi vënë re që klientët tanë kur nxjerrin një pronë për ta shitur në treg, janë përballur me oferta të ulëta. Kjo patjetër përkthehet në pakënaqësi për klientin, pasi secili prej nesh do të donte që prona e tij të shitej sa më shpejt dhe prej saj të marrësh maksimumin.

A ekziston një mënyrë që kjo të ndodhë? A mund të shitet prona aq sa duam ne? Po, nëse praktikoni hapat në vijim:

1.

Përpara se të nxirrni pronën në treg, kujdesuni që të ketë gjithë dokumentacionin e nevojshëm si çertifikata e pronësisë dhe kartela e pasurisë.Sigurohuni që pronat të jenë të rifreskuara dhe të gatshme për t'u shitur, mos e nxirrni atë në shitje pa bërë rregullimet e nevojshme sepse kjo mund të bëjë që përshtypja e parë e blerësitë të mos jetë ajo që prisni ju.

2.

Në momentin që dilni në treg, analizoni pak tregun dhe çfarë ofrojnë

Bëni mirë të shihni ç'bëhet me konkurrencën!  Me konkurrent i referohemi pronave të ngjashme dhe ju sugjerojmë që t'i krahasoni ato me pronat në zonën ku jetoni.

3.

Nëse dëshironi ta shisni apartamentin të mobiluar, përpiquni që mobilimi të jetë sa më neutral dhe jo shumë i personalizuar. Kur themi këtë nënkuptojmë që t'i jepni jetë shtëpisë dhe mos e rëndoni atë me shumë objekte të personalizuara. Një mobilim i personalizuar mund të bëjë që largojë një klient potencial vetëm sepse ai nuk arrin ta ndjej atë si shtëpinë e tij. Energjia është shumë e rëndësishme, mos e harroni. Po aq me rëndësi është përzgjedhja e një agjensie serioze imobiliare.

< Go back to news list

Ne menaxhojmë më shumë se 6000 prona

Keni pronë për shitje
apo për qira?

Dërgoni të dhënat tuaja
dhe agjentët tanë do t'ju
kontaktojnë menjëherë.

Plotësoni formën
  • Apartments
  • Villas
  • Offices

Harta e Tiranës

Çmimet fiskale 2024

Harta fiskale e Shqipërisë

Interaktive

Shisni ose jepni me qira pronën

X

Jepni me qira pronën tuaj

X