Çdo informacion lidhur me pasuritë e paluajtshme evidentohet dhe ruhet në regjistrin e pasurive të paluajtshme.
Po çfarë është regjistrimi fillestar i një pasurie të paluajtshme?
Regjistrimi për herë të parë i një pasurie të paluajtshme në regjistrin e pasurive të paluajtshme quhet regjistrim fillestar. Bëhet fjalë për ato raste kur një pasuri e paluajtshme nuk është regjistruar ndonjëherë. Për regjistrimin fillestar, çdo person i interesuar i drejtohet Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, që ndodhet në vendin ku ndodhet edhe pasuria e paluajtshme.
Regjistrimi fillestar përfshin pasqyrimin e pasurisë së paluajtshme në hartën kadastrale dhe përgatitjen e një kartele specifike që përcakton pronësinë ose të drejta të tjera që ekzistojnë për pasurinë e paluajtshme.
Si bëhet regjistrimi fillestar i një pasurie të paluajtshme?
Për regjistrimin fillestar,personi i interesuar paraqet një nga këto akte të fitimit
të pronësisë:
Personat që zotërojnë dokumentet si më sipër, por që nuk kanë të përcaktuar në to sipërfaqen, duhet t’i paraqesin regjistruesit një kërkesë për regjistrim pronësie,e cila duhet të shoqërohet me:
Më pas, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme kthen përgjigje brenda 30 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës. Shpenzimet përkatëse duhen parapaguar. Kundër vendimit të regjistruesit ose në mungesë të përgjigjes,me kalimin e këtij afati, personi i interesuar mund të ankohet në gjykatë.
Dërgoni të dhënat tuaja
dhe agjentët tanë do t'ju
kontaktojnë menjëherë.
Apartments
Villas
Offices
Eksperienca jonë nder vite për tregun aktual si dhe për perspektivën e zhvillimit në fusha të ndryshme na ka dhënë njohuri për të plotësuar hartën e parë dhe të vetme Interaktive të Tiranës me çmime të sugjeruara për secilën zone.