
Pasuritë e paluajtshme janë konsideruar gjithmonë një investim i mirë afatgjatë. Kjo për shkak se çmimet e banesave kanë një tendencë për t'u rritur në terma afatgjatë. Këto rritje gjithashtu priren të jenë më të mëdha se inflacioni, që do të thotë se në të vërtetë po fitoni para. Dhe këtë vëzhgim e kemi bërë në më shumë se 2 dekada që DevInfo po punon në tregun shqiptar. Megjithëse bota dhe tregjet globale janë tronditur nga pandemia që u shtri në të gjithë globin apo edhe nisja e luftës Rusi-Ukrainë, ju keni të drejtë të jeni të kujdesshëm në lidhje me investimin që do të doni të bëni në të ardhmen tuaj. Por, lajmi i mirë është se çmimi i pronës duket se po vazhdon të rritet.Ndaj, 2022 duket si viti i duhur për të investuar në pasuri të paluajtshme.
Investimi në pasuri të paluajtshme përfshin blerjen, pronësinë, menaxhimin, marrjen me qira dhe/ose shitjen e pasurive të paluajtshme me qëllim gjenerimin e një fitimi.
Një nga strategjitë më të përhapura dhe të suksesshme është blerja e pasurive të paluajtshme me çmim më të ulët, zakonisht të lokalizuara në zona urbane apo rurale që kanë potencial të afërt zhvillimi.Më tej, përmirësimi i parametrave teknik dhe estetik të pronës, mundëson shitjen me një çmim atraktiv, i cili shërben për të mbuluar shpenzimet e blerjes dhe rikonstruksionit si dhe të krijojë fitim të kënaqshëm me pronarin. Në rastin kur prona mbahet për tu dhënë me qira, kjo e fundit arrin të sigurojë të ardhura të qëndrueshme periodike.
Avantazhet e Investimit në pasuri të paluajtshme
- Investimi në pasuri të paluajtshme është me i lehtë për tu kuptuar nga masa e gjerë e individëve dhe më i lehtë për tu vënë në zbatim. Procedurat e zotërimit të një pasurie të paluajtshme janë më të thjeshta.
- Investimi në pasuri të paluajtshme është një mënyrë më e sigurt dhe më mbrojtëse ndaj inflacionit.
- Investimi ne pasuri të paluajtshme krijon të ardhura të qëndrueshme periodike.Veçanërisht në rastin e lënies së pasurive me qira.
-Pasurive të paluajtshme në përgjithësi iu rritet vlera me kalimin e kohës. Kur ju keni bërë një blerje të zgjuar, të një prone e cila ndodhet në një pozicion shumë të mirë gjeografik e cila ka potencial që vlera ti rritet me kalimin e kohës ju keni bërë një investim të zgjuar.
Dërgoni të dhënat tuaja
dhe agjentët tanë do t'ju
kontaktojnë menjëherë.
Eksperienca jonë nder vite për tregun aktual si dhe për perspektivën e zhvillimit në fusha të ndryshme na ka dhënë njohuri për të plotësuar hartën e parë dhe të vetme Interaktive të Tiranës me çmime të sugjeruara për secilën zone.