
Rivlerësimi është një instrument ligjor dhe fiskal, që ka për qëllim përcaktimin e vlerës së pasurive të paluajtshme, në përputhje me treguesit e tregut të pasurive të paluajtshme. Rivlerësimi siguron që të gjithë pronarët e pasurive të paguajnë pjesën e tyre të drejtë të taksave, bazuar në vlerën e vërtetë të tregut të pasurisë së tyre. Për kryerjen e procesit të rivlerësimit merren në analizë parametra si çmimi i shitblerjes, kostoja e ndërtimit, të ardhurat që realizon prona si dhe amortizimi i saj apo shpenzimet korente lidhur me mirëmbajtjen. Pasuritë që i nënshtrohen rivlerësimit janë kryesisht banesat, njësitë tregtare apo industriale, trojet apo godinat e shërbimit, magazinimit etj.
Qëllimi i një rivlerësimi është që të sjellë të gjitha pronat sa më afër vlerës së tyre të vërtetë të tregut. Vlerat e pasurive ndryshojnë me ritme të ndryshme në varësi të mjaft faktorëve si lloji i pasurisë ,vendndodhja apo zhvillimi urban i zonës.
Që nga koha e programit të fundit të rivlerësimit të fundit, vlerat e pasurive kanë ndryshuar. Shumë prona janë përmirësuar, disa janë amortizuar, ashtu sikurse edhe vlera e lagjeve apo zonave ka ndryshuar me kalimin e kohës.Për të qenë në koherencë me ritmin e zhvillimit të tregut të pasurive të paluajtshme, një rivlerësim i të gjitha pronave korrigjon pabarazitë, kështu çdo taksapagues paguan taksën e duhur për pronën e tij.
Njëkohësisht, kjo i shërben edhe tregut të shitblerjes së banesave sepse duke rivlerësuar pasuritë e tyre, qytetarët kanë mundësi të paguajnë më pak tatim fitimi nga transferimi i pasurisë së paluajtshme, pasi ky tatim aplikohet gjithmonë në vlerën që rezulton nga diferenca midis çmimit te blerjes dhe atij të shitjes.
Ligji për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme hyri në fuqi që në 1 janar 2020, por zbatimi i tij nisi me vonesë, për shkak të mungesës së udhëzimit, i cili hyri në fuqi në fillim të muajit shkurt. Për periudhën janar-maj 2020 MFE njoftoi se numri i aplikimeve ishte i ulët dhe për këtë arsye nga 30 shtator 2020 që ishte afati i përfundimit u shty deri në fund të vitit të kaluar. Afatet e përfundimit të rivlerësimit u ndryshuan përsëri, për shkak të numrit të ulët të aplikimeve nga situata e krijuar nga pandemia, duke vendosur si afat të mbylljes të amnistisë 31 dhjetorin 2021. Megjithatë, në nisje të këtij viti, u lajmërua se Procesi do të shtyhet deri më 30 prill 2022 dhe me mundësi pagese të tarifës deri në fund të korrikut 2022.Arsyeja e shtyrjes të afatit të rivlerësimit është numri i lartë i aplikimeve të papërfunduara.
Procedura e rivlerësimit
Dy janë mundësitë për rivlerësimin e pasurive të luajtshme:
a. Me ekspert të licensuar pranë zyrave vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës
b. Me ekspert të licencuar të zgjedhur vetë.
Në rast se individi zgjedh që të bëjë rivlerësimin me një ekspert të licencuar, atëherë aplikimit të tij për rivlerësim të pasurisë së paluajtshme i bashkëlidhet edhe akti i vlerësimit të ekspertit. Tatimi që paguhet për regjistrimin e këtij rivlerësimi është 3% e bazës së tatueshme.
Pikërisht për këtë qëllim, prona i nënshtrohet një inspektimi të hollësishëm nga ana e ekspertit.Qëllimi i inspektimit është regjistrimi i informacionit në lidhje me strukturën dhe të dhënat e pronës që do të ndikojë në vlerën e saj. Informacioni i regjistruar gjatë inspektimi do të përfshijë elementë të tillë si cilësia e ndërtimit të mureve, numrin e dhomave, sistemin e ngrohjes ftohjes, mobilimin etj. Gjendja fizike e strukturës është faktor i rëndësishëm që ndikon në sigurinë e pronës, dhe konsiderohet si element i rëndësishëm në përcaktimin e vlerës të saj. Gjithashtu shënohen dhe karakteristikat topografike të tokës, pasi ato mund të ndikojnë në vlerë. Hapi tjetër është procesi i vlerësimit. Vlerësimi bazohet tërësisht në të dhënat e grumbulluara gjatë inspektimit te pronës, si dhe dokumentacionit ligjor dhe fiskal të lidhura me të.
Dokumentet që nevojiten:
1. Kopje të dokumenteve të pronësisë
• Certifikatë pronësie (e domosdoshme)
• Kartela (nëse e disponon)
• Harta treguese (nëse e disponon)
• Planimetri (nëse e disponon)
2. Fotokopje të dokumentit të identitetit të pronarit.
Shembull Rivlerësimi hipotetik:
Çmimi i pronës tuaj është 4 000 000 lekë. Beni rivlerësimin dhe çmimi i vlerës së tregut, që nxjerr eksperti i licensuar për vlerësimin e pasurisë së patundshme është 8 000 000 lekë. Tatimi që paguani për regjistrimin në Kadastër të këtij rivlerësimi është 3% e diferencës:8.000.000-4.000.000 x 3%= 1’200’000 lekë. Me ligjin e ri, rivlerësimi do ishte: 8.000.000-4.000.000×15%= 600.000 lekë. Siç e shikoni kurseni 600. 000 lekë. Pas këtij rivlerësimi, prona juaj e ka vlerën e tregut të momentit kur është bërë 12 000.000 lekë . Në rast se kjo pasuri do të shitet sërish nga Pronari , tatimi që paguhet është 15% e diferencës së çmimit të shitjes me çmimin e vlerësuar që ka prona.
Burime:
Ligji Nr.90/2019 “Për Rivlerësimin e pasurive të paluajtshme”
Qendra e Informimit për Shërbimet Publike ADISA
http://www.adisa.gov.al/kodifikimi-i-sherbimeve
Dërgoni të dhënat tuaja
dhe agjentët tanë do t'ju
kontaktojnë menjëherë.
Eksperienca jonë nder vite për tregun aktual si dhe për perspektivën e zhvillimit në fusha të ndryshme na ka dhënë njohuri për të plotësuar hartën e parë dhe të vetme Interaktive të Tiranës me çmime të sugjeruara për secilën zone.