Ndërmjetësi i pasurive të paluajtshme, procedura e këtij profesioni të ri
Vitin e shkuar qeveria miratoi ligjin për rregullimin e profesionit të ndërmjetësit të pasurive të paluajtshme duke e bërë atë tashmë një nga profesionet e tjera të lira në treg.
Në vijim të kësaj me akte nënligjore u vendos edhe procedura që do të ndiqej për certifikimin fillestar të tyre dhe kushtet që duhet të plotësoje çdo ndërmjetës për tu certifikuar si i tillë.
Ministria e Drejtësisë së fundmi shpalli shprehjen e interesit për kandidatët që kërkojnë të certifikohen duke ju referuar ligjit 9/2022, “Për profesionin e ndërmjetësit të pasurive të paluajtshme”, dhe urdhrit nr. 187, datë 4.5.2022, “Për përcaktimin e rregullave të hollësishme mbi paraqitjen dhe trajtimin e shprehjeve të interesit, si dhe në verifikimin e plotësimit të kritereve ligjore të personave që kërkojnë të certifikohen si ndërmjetës të pasurive të paluajtshme”.
Kërkesa e publikuar në fletoren zyrtare në 30 janar përcakton se kandidatët e interesuar kanë 15 ditë kohë për të plotësuar dhe dorëzuar dosjen.
“Trajtimi i shprehjeve të interesit dhe verifikimi i kritereve ligjore të kandidatëve për ndërmjetës të pasurive të paluajtshme kryhet nga struktura përgjegjëse për monitorimin e profesioneve të lira në Ministrinë e Drejtësisë. Thirrja qëndron e hapur për një periudhë prej 15 ditësh nga data e publikimit. Kandidati për ndërmjetës të pasurive të paluajtshme paraqet shprehjen e interesit dhe dokumentacionin shoqërues, brenda 15 ditëve nga përfundimi i afatit të publikimit”, thuhet në kërkesën e ministrisë.
I njëjti institucion saktëson dhe listën e dokumenteve që duhet të paraqiten në dosje.
Kështu kandidati për ndërmjetës të pasurive të paluajtshme, që kërkon të certifikohet si ndërmjetës i pasurive të paluajtshme, depoziton pranë Ministrisë së Drejtësisë ose nepermjet shoqates NAREA kur eshte anetar I kesaj shoqate , përmes shërbimit postar ose dorazi, dokumentacionin si vijon:
a) Kërkesë për shprehje interesi për certifikimin si ndërmjetës i pasurive të paluajtshme;
b) Kopje të mjetit të identifikimit;
c) Certifikatë familjare;
d) Kopje të njësuar të diplomës së arsimit të mesëm të lartë, të lëshuar nga një institucion arsimor i akredituar në Republikën e Shqipërisë ose diplomë të lëshuar nga institucion arsimor i huaj, të njohur e të njësuar nga ministria përgjegjëse për arsimin;
e) Vërtetim nga prokuroria që nuk është nën hetim për veprat penale në fushën e pastrimit të parave, të financimit të terrorizmit apo të armëve të shkatërrimit në masë;
f) Vërtetim nga gjykata që nuk është nën gjykim për veprat penale në fushën e pastrimit të parave, të financimit të terrorizmit apo të armëve të shkatërrimit në masë;
g) Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore të kandidatit dhe për personat e lidhur me të;
h) Vetëdeklarim që nuk ka dënim me masë administrativë gjobë ose masë administrative, që detyron subjektin të ndalë një sjellje të caktuar, praktikë pune apo biznesi, si dhe të mos e përsëritë në të ardhmen, për shkelje të legjislacionit në fuqi për parandalimin e pastrimit të parave, të paktën jo më herët se 6 muaj nga data e paraqitjes së kërkesës;
i) Certifikatë për përfundimin me sukses të programit të detyrueshëm të trajnimit për kandidatët për ndërmjetës të pasurive të paluajtshme.
Dërgoni të dhënat tuaja
dhe agjentët tanë do t'ju
kontaktojnë menjëherë.
Eksperienca jonë nder vite për tregun aktual si dhe për perspektivën e zhvillimit në fusha të ndryshme na ka dhënë njohuri për të plotësuar hartën e parë dhe të vetme Interaktive të Tiranës me çmime të sugjeruara për secilën zone.