
Në kërkimin për një jetë më të shëndetshme dhe më të qetë, investimi për të blerë në një tokë në periferi të qyteteve apo në bregdet për të ndërtuar një shtëpi, ofron avantazhe të mëdha.
Përpos për të banuar ose pasur një shtëpi pushimi, në një kohë kur tregjet financiare janë tërheqëse, investimi në troje duket të jetë një zgjedhje e zgjuar edhe për të ardhmen.
Investimi në troje është më shumë se një zgjedhje e zakonshme investimi - është një strategji e menaxhimit të pasurisë që ofron stabilitet, siguri dhe përfitime afatgjata.
Prandaj, blerja e tokës për qëllime banimi ose të tjera qëllime është një hap i mençur dhe i vendosur në drejtim të një të ardhme të sigurt dhe të suksesshme financiare.
Dev Inf Real Estate Company do t’ju japë disa arsye pse është e rëndësishme të investoni në troje:
1. Stabiliteti dhe Siguria Financiare: Pronat tokësore janë një burim i sigurt për të ardhurat tuaja. Ndryshe nga tregjet e aksioneve ose të ndërtesave të tjera, vlera e pronës së tokës është më e qëndrueshme dhe më pak e ndikueshme nga fluktuacionet e tregut. Kjo siguri financiare shihet si avantazh në kohën e pasigurisë ekonomike.
2. Rritja e Vlerës Afatgjatë: Trojet kanë tendencë të rrisin vlerën e tyre me kalimin e kohës. Kjo është për shkak të faktorëve si urbanizimi, rritja e popullsisë dhe zhvillimi ekonomik. Investimi në tokë është kështu një strategji afatgjatë për të rritur pasurinë dhe përfitimin. Ka disa zona ne periferi te Tiranës ku ka pasur pikërisht këtë zhvillim me kalimin e viteve, psh. Zona e Farkës, Mulletit , Petrelës dhe fshatrat rrotull, në të cilat ndërtimi i autostradës Tiranë-Elbasan pati ndryshime pozitive apo edhe zona te ngjashme ku ka patur përmirësime te infrastrukturës rrugore .
3. Kontrolli i Investimit: Ndërtimi i një shtëpie apo zhvillimi i një biznesi në toka të blera ju jep juve kontrollin e plotë mbi investimin tuaj. Ndryshe nga investimet e tjera, ju jeni në gjendje të ndikoni në vlerën dhe përfitimet e investimit tuaj në mënyrë të drejtpërdrejtë. Çfarë do të thotë kjo? Ju mund të blini një tokë për të ndërtuar shtëpinë tuaj apo mund të jepni me përqindje tokën e blerë dhe do të kuptoni që vlera e pronës së blerë do t’ju japë fitime shumë të mëdha dhe të sigurta .
4. Diversifikimi i Portofolit: Investimi në troje është një mënyrë e shkëlqyer për të rritur portofolin tuaj të investimeve. Duke përfshirë pronat tokësore në portofolin tuaj, ju ulni nivelet e rrezikut dhe jepni stabilitet fondeve tuaja te investuara .
5. E rëndësishme shumë në këtë proces është se ku duhet të blini, cilat nga zonat pritet te ketë zhvillime, ku ka plane zhvillimore si mund të zhvillohen zona të ndryshme në Tirane apo edhe në bregdet.
Për të gjitha këto pikëpyetje Dev-Real Estate Company ka të gjithë njohuritë dhe eksperiencën e duhur për tu asistuar në një investim të tillë ku prona që do të blini të marrë vlerën sa më të lartë, në mënyrë që investimi juaj të jetë i sigurt.
Dërgoni të dhënat tuaja
dhe agjentët tanë do t'ju
kontaktojnë menjëherë.
Eksperienca jonë nder vite për tregun aktual si dhe për perspektivën e zhvillimit në fusha të ndryshme na ka dhënë njohuri për të plotësuar hartën e parë dhe të vetme Interaktive të Tiranës me çmime të sugjeruara për secilën zone.