Pr.ligji për Amnistinë Fiskale, ndikimi te sektori i patundshmërisë

Të gjitha pasuritë e padeklaruara para apo pasuri të paluajtshme do të mund të deklarohen, pas hyrjes në fuqi të amnistisë fiskale. Drafti i ri për amnistinë fiskale dhe penale për deklarimin vullnetar të pasurisë është hedhur për konsultim dhe nga i cili do të përfitojnë emigrantët, rezidentët shqiptarë, bizneset dhe shtetasit e huaj që janë tatimpagues në Shqipëri. Jashtë mbeten vetëm funksionarë dhe zyrtarët e lartë, politikanë...

Nisma e qeverisë për amnisti fiskale e penale, kundërshtuar më herët nga Fondi Monetar Ndërkombëtar e Bashkimi Europian, është hedhur për konsultim public disa javë më parë. ipas dokumentit, përfitues nga deklarimi vullnetar janë qytetarët shqiptarë pavarësisht nëse jetojnë apo jo në vend dhe të huajt rezidentë, pavarësisht shtetësisë. Ky pr.ligj u nis që dy vite më parë.

Falje fiskale e penale për mosdeklarim pasurie

Nisma e qeverisë parashikon një amnisti të plotë fiskale (I falen detyrimet e papaguara nga mosdeklarimi i të ardhurave) por dhe penale (duke i përjashtuar nga hetimi tatimor dhe procedimi penal për fshehje pasurie).

Në projektligjin e rishikuar ndryshe nga drafti i parë është vendosur kufizimi që pasuria luajtshme dhe e paluajtshme që lejohet të deklarohet vullnetarisht nuk duhet të kalojë vlerën maksimale 2 milionë euro. Nuk do të mund të deklarojnë pasuritë e fshehura të gjithë subjektet që kanë detyrimin ligjor për deklarimin e pasurisë, në zbatim të ligjit, “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, të ndryshuar, si dhe personat në përbërje të certifikatës familjare të tyre (politikanë, ministra, deputetë, president, gjyqtar, prokuror etj).

Përjashtohen nga përfitimi i amnistisë të gjitha subjektet e ligjit për parandalimin e krimit të organizuar dhe trafikimit, individët që janë shpallur ose që janë në proces shpallje për financim terrorizmi. Nuk përfitojnë ata subjekte për të cilët ka nisur procedura penale për evazion tatimor dhe doganor.

Njësi Speciale për deklarimin vullnetar të pasurisë

Sipas draftit, për të realizuar deklarimin e pasurisë do të ngrihet Njësia për Mbikëqyrjen e Deklarimit Vullnetar të Pasurive që është në varësi të drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve. Kjo njësi që do organizohet dhe do funksionojë me urdhër të Ministrisë së Financave do të duhet që të sigurojë ruajtjen e kofidencialitetit të informacionit që disponon nga deklaruesit vullnetar, dhe në të njëjtën kohë duhet të marrë informacion nga shumë institucione të përfshira në procesin e deklarimit vullnetar. Të gjithë subjektet përfituese do ta bëjnë deklarimin vullnetar nëpërmjet një formulari vetë-deklarimi pranë njësisë së ngritur, dhe në nenin 9 pika 4 specifikohet se “në lidhje me llojin dhe vlerën e pasurisë që deklarojnë vullnetarisht në formularin përkatës, nuk shërbejnë si indice apo provë për ndjekjen apo procedimin penal dhe/ose administrativ të subjekteve përfituese”.

Pasi do të marrin formularin nga njësia, subjektet do të paraqiten në bankë duke dorëzuar një kopje të formularit për depozitimin e parave, më pas bankat pas verifikimit të vërtetimit pajis subjektin me vërtetim depozitimi dhe mbajtjen e tatimit, dhe menjëherë bankat apo institucionet e tjera financiare njoftojnë menjëherë Njësinë mbi depozitimin e shumës në të holla dhe përputhshmërinë e kësaj shume me vlerën e deklaruar në formular. Edhe për pasuritë e tjera të padeklaruara të paluajtshme, deklarimi do të bëhet pranë Njësisë.

Tatimi

Subjektet përfituese të këtij ligji ndryshe nga drafti i parë do të kenë 9 muaj për të deklaruar dhe jo 1 vit. Si për paratë ashtu edhe për pasuritë e paluajtshme do të ketë dy fasha tatimore. 7% tatim për ata që bëjnë deklarimin për 4 muajit e parë dhe 10% tatim për ata që bëjnë deklarim 4 muajit e dytë. Të njëjtat fasha tatimi do të aplikohen edhe për bizneset. Ndërsa aktualisht tatimi është 15% për deklarimin e pasurisë. Ndërsa ata subjekte që kanë bërë deklarimin e parave në llogari dhe vendosin të investojnë në tituj shtetëror, bono thesari dhe obligacione jo më të vogla se 2 vite do ketë tatim më të ulët. 5% tatim për investimin e bërë në 4 muajit e parë dhe 7% tatim për 4 muajit e dytë.

Ndërsa në draftin e parë ishte parashikuar që deklarimi do të bëhej me 3 fasha. Ata që deklarohen në 4 muajit e parë do të paguajnë tatim 5%, të dytët 7% dhe të fundit që deklarojnë pasurinë paguajnë 10%.Aktualisht kush deklaron pasurinë paguan 15% tatim mbi vlerën.

Paratë do mbyllen në banka

Paratë e deklaruara në kuadër të këtij ligji nuk mund të transferohen jashtë shtetit për një periudhë të paktën 5 vjeçare nga momenti i depozitimit, pasi nëse deklaruesi bën kërkesë për ti transferuar do ti mbahet si penalitet 30% të shumës së transferuar. Vlera e penalitetit kalon menjëherë nga bankat në thesarin e shtetit. Madje në pikën 3 të nenit 11 thuhet se subjekti deklarues nuk mund ti tërheqë shuma në të holla të depozituara deri në përfundim të afatit të zbatim të këtij ligji.

Deklaruesit vullnetar të pasurive, të mbrojtur me ligj

Të gjitha subjektet që do të deklarojnë pasuritë e tyre përjashtohen nga detyrimi i dhënies së informacionit pranë institucioneve përkatëse administrative në lidhje me kohën, mënyrën e krijimit, mbajtjen apo posedimin e pasurive të deklaruara.Nëpërmjet ligjit ju jepet garanci për mos-diskriminimin në të ardhmen, në procedurat e përllogaritjes së detyrimeve tatimore, ruhet konfidencialiteti, përjashtohen nga hetimi tatimor për evazion dhe ndjekjet penale si dhe nuk do të vendoset masë sekuestro apo konfiskim ndaj pasurive të deklaruara vullnetarisht.

Kritikat për amnistinë fiskale e penale!

Dhoma Gjermane e Tregtisë DIHA thotë se e vlerëson shumë përpjekjen dhe vullnetin e Qeverisë Shqiptare për reduktimin e ekonomisë informale nëpërmjet legalizimit të mjeteve monetare dhe aseteve që mundëson ky ligj.

Por, nga ana tjetër mendon që ky ligj duhet të ishte pjesë e një pakete ligjore gjithëpërfshirëse, e cila do të synonte efikasitetin dhe modernizimin e administratës tatimore me qëllim reduktimin e evazionit fiskal.

“Këto masa jo vetëm do të rritnin të ardhurat në buxhetin e shtetit por njëkohësit do të nxitnin konkurrencën në tregun shqiptar. Aprovimi i këtij ligji të vetëm do të realizonte disa të ardhura të shpejta në buxhetin e shtetit në terma afatshkurtër, por në terma afatgjata do të sillte gjithashtu me vete efekte negative, si nxitja e bizneseve formale për të kaluar në informalitet me shpresën e një amnistie të dytë fiskale.”-thuhet në deklaratën e tyre.

Një tatim kaq i ulët (5%, 7% dhe 10%) për formalizimin e parave dhe aseteve të pa deklaruara, jo vetëm që është i pa drejtë kundrejt bizneseve që kanë paguar detyrimet e tyre në kohën e përcaktuar nga legjislacioni në fuqi me një përqindje shumë herë më të lartë, por njëkohësisht do të nxisë informalitetin në të ardhmen, nënvizon DIHA.

Nga ana tjetër, Dhoma Amerikane e Tregtisë ishte shumë më e ashpër kundër projektligjit të amnistisë. AmCham në një deklaratë zyrtare, thotë se vëren shqetësime serioze mbi draft-ligjin për amnistinë fiskale, të propozuar së fundmi nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.

Sipas saj, amnistia sjell rrezik për pastimin e parave, futjen e të ardhurave të drogës Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri u shpreh se rreziqet e projektligjit të ri tejkalojnë ndjeshëm përfitimet e tij dhe rekomandon tërheqjen e kësaj nisme.

Por e Fondi Monetar Ndërkombëtar ka pasur reagime jopozitive. “Ne ritheksojmë këshillën tonë kundër një amnistie të mundshme fiskale, duke pasur parasysh shqetësimet për ndikimin e saj në përmbushjen tatimore, si dhe rreziqet që lidhen me pastrimin e parave dhe administrimin tatimor”, tha Fondi Monetar Ndërkombëtar në fund të muajit maj.

Reagime të tjera kanë ardhur nga të gjithë bizneset të cilat kanë punuar kah ligjit e kanë paguar detyrimet tatimore e fiskale në kohë e me rregull, të cilave nuk u duket drejtësi ky pr.ligj, që sipas tyre bën të mundur pastrimin e parave.

Në gjykimin e DEV INF Real Estate Company, si aktor tregu prej 2 dekadash, amnistria fiskale do të sillte sigurisht një nxitje të tregut të pasurive të paluajtshme, për qiradhënie por më së shumti, blerje asetesh, nga injektimi i parasë në ekonominë shqiptare. Megjithatë, mendojmë se do të ishte më e përshtatshme një skemë fashimi. Që do të thotë, të vendoset që deri në 200mijë euro, tatimi pas deklarimit do të jetë 3 % dhe jo 7%, për të mos rënduar më shumë psh. emigrantët që kanë kursyer prej një jete. Sakaq, për shuma më të mëdha se 200mijë euro, qëndron tatimi i menduar prej 7%.

< Go back to news list

Ne menaxhojmë më shumë se 6000 prona

Keni pronë për shitje
apo për qira?

Dërgoni të dhënat tuaja
dhe agjentët tanë do t'ju
kontaktojnë menjëherë.

Plotësoni formën
  • Apartments
  • Villas
  • Offices

Harta e Tiranës

Çmimet fiskale 2024

Harta fiskale e Shqipërisë

Interaktive

Shisni ose jepni me qira pronën

X

Jepni me qira pronën tuaj

X