COVID-19 ka riformuar në mënyrë dramatike mënyrën se si njerëzit jetojnë dhe ka tronditur tregun e qirave në mënyra të reja. Ka ndryshuar thuajse gjithçka: nga vendi ku qiramarrësit po lëvizin, te kushtet me të cilat janë të gatshëm të bien dakord me qiratë e tyre. Ndërsa pandemia është zbehur, momentalisht qiramarrësit janë në pikën ku është e natyrshme të pyesim veten: Çfarë ndryshimesh do të vazhdojnë të jenë evidente në tregun e pasurive tëpaluajshtmedhe cilat prej tyre do të zhduket ?Si një vëzhgim tregu, DevInf ju prezanton me katër tendencat e marrjes me qira të apartamenteve që do të zhduken shumë shpejt:
Politikat "Pa kafshë shtëpiake"
Kur bëhet fjalë për kafshët shtëpiake, pronarët shpesh i vendosin në vështirësi qiramarrësit, me kushtet që ua bëjnë shpesh të ndaluar dhënien e një apartamenti në raste se familja ka një kafshë shtëpiake. Por, sipas burimeve në treg, Një në 10 familje mori një kafshë të re shtëpiake gjatë pandemisë, gjë që e ka bërë më të zakonshme konsiderimin e jetesës me mace apo qen. Madje, si një tendencë botërore, por e ardhur prej vitesh edhe në Shqipëri, thuhet se bimët janë kafshët shtëpiake të reja dhe kafshët shtëpiake janë fëmijët e rinj, veçanërisht që nga fillimi i pandemisë. Nga një vëzhgim në treg, miti që apartamentet nuk u lëshohen më qiramarrësve me kafshë shtëpiake do të zhduket, sepse nëse qiramarrësi është një pronar i përgjegjshëm i kafshëve shtëpiake, ai ka të ngjarë të jetë gjithashtu një qiramarrës i përgjegjshëm.
Qiraja 12 mujore
Ndërsa po jetojmë në vitin e tretë tëjetesës pandemike, një industri e re jetese afatshkurtër ka lindur për të përmbushur kërkesat e qiramarrësve që kanë nevojë për më shumë fleksibilitet në këto kohë. Le të kujtojmë se ka sektorë në ekonomi që nuk janë rikthyer ende 100 % fizikisht në zyra, por janë ose online ose me variacione fizike dhe onremote.Gjithashtu, përqafimi i stilit të jetesës "punë-nga-kudo" sfidon status quo-në e mbylljes së qiratë njëvjeçare.
Dëshira për të jetuar, për të udhëtuar dhe për të punuar në një mënyrë të re po shfaqej para COVID-it dhe është përshpejtuar tani që më shumë punëtorë të njohurive po ndryshojnë gjeografikisht jetën e tyre, ndaj dhe kontratat 1 vjeçare ose më shumë të qiradhënies do të vijnë drejt zbehjes, me kontrata më të shkurtra.
Zbritjet
Në fillim të pandemisë, tregu i qirave u luhat në favor të qiramarrësve. Jo vetëm që pronarët ofronin zbritje, si një mënyrë për të tërhequr qiramarrësit për të mbushur apartamentet e lira, por përfitimet ishin të shumta - gjëra të tilla si pastrimi falas i shtëpisë ose heqja dorë nga tarifat e garazhit të parkimit. Megjithatë, këto marrëveshje ‘të ëmbla’ ishin jetëshkurtër.
Meqenëse tregu i qirave është stabilizuar, nuk po i shohim më ato zbritje që ofroheshin aq shumë, ndërsa dhe pritet një rritje tëçmimeve të apartamenteve me qira. Madje, kjo mbështetet edhe nga shumë investitorë të cilët nxisin blerjen e shtëpive dhe lënien e tyre me qira, për shkak se , kërkesa është rimëkëmbur pas pandemisë.
Të bësh biznes personalisht
Kryerja e detyrave të zakonshme të qiradhënies personalisht tashmë po pakësohet. Le të kujtojmë se, thuajse brenda natës në mars 2020, bota u bë virtuale dhe të gjithë ithtarët e fizikes, u konvertuan tashmë në këtë qasje të re. Ndaj, mendohet se pikërisht, kjo qasje ‘oldschool’ për marrjen me qira ballë për ballë, do të vijë drejt zhdukjes. Teknologjia ka avancuar, turnetë virtuale janë bërë një normë e re, duke e bërë më të lehtë për ata që duan të marrin me qira një ambient por s’kanë kohë fizike për ta parë. Gjithçka, nga aplikimet deri te nënshkrimi i qirasë dhe pagesa e qirasë, mund të plotësohet në internet ose me aplikacione, përmes agjencive apo agjentëve imobiliare që ta lehtësojnë këtë proces.
Burimi: Forbes dhe hulumtime të tregut nga DevInf Real Estate
Dërgoni të dhënat tuaja
dhe agjentët tanë do t'ju
kontaktojnë menjëherë.
Eksperienca jonë nder vite për tregun aktual si dhe për perspektivën e zhvillimit në fusha të ndryshme na ka dhënë njohuri për të plotësuar hartën e parë dhe të vetme Interaktive të Tiranës me çmime të sugjeruara për secilën zone.