Të blejmë shtëpi? Dyfishohet kërkesa për kredi për banesa në 2022

Familjet shqiptare po blejnë shtëpi përmes kreditimit, edhe më shumë se periudha të mëparshme. Pavarësisht inflacionit të lartë dhe rritjes së kostove të materialeve të ndërtimit që rezulton në një rritje të çmimit të banesave në kryeqytet, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kreditimi i sektorit është rritur me 48%. Këto janë të dhënat e fundit të Bankës së Shqipërisë. Në veçanti, muaji mars ka shënuar një rekord të ri për shumën e kredisë së re për shtëpi.

Sipas vëzhgimeve të Dev Inf Real Estate Company kërkesat kanë qenë drejt blerjes për shkak të pasigurive që shfaqi pandemia në tregun e banesave me     qira por e me rritjen e çmimeve për këta të fundit, gjë që rezulton në investim më favorizues e afatgjatë për një familje blerja e shtëpisë.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se për tremujorin 2022, kredia e re për blerjen e pasurive të paluajtshme shënoi vlerën rekord të 10.6 miliardë Lekëve ose 88 milionë eurove, duke vendosur një rekord të ri historik.

Pas pandemisë, kredia për shtëpi ka marrë një shtysë të fortë, i nxitur nga një cikël i ri rritjeje i tregut të pasurive të paluajtshme.

Rritja e shpejtë e çmimeve ka bërë që individët ta shohin blerjen e një prone si investim më leverdi. Normat e ulëta historike të interesit kanë qenë gjithashtu një faktor shumë i rëndësishëm në mbështetje të tregut të pronave.

Edhe oferta për kredi në këtë segment ngelet shumë e lartë, sepse bankat e shohin zgjerimin në segmentin e patundshmërisë si një alternativë të mirë për të shpërndarë më mirë rrezikun e kredisë dhe për të siguruar rritje të qëndrueshme të portofolit.

Historikisht, kredia për shtëpi ka qenë ndër produktet më raportin më të ulët të kredive me probleme. Aktualisht, ky raport qëndron pranë nivelit 3%.

Nga ana tjetër, edhe rritja e ndjeshme e çmimeve të pronave në vitet e fundit ka ndikuar që individët të marrin hua në vlera më të mëdha për të përballuar blerjen e tyre. Sipas Bankës së Shqipërisë, çmimet e pronave u rritën me 9% vitin e kaluar.

Në perceptimin e aktorëve të tregut, kredia bankare ngelet një faktor i rëndësishëm në mbështetjen e kërkesës. Sipas të dhënave që DEV INF posedon, të paktën një e treta transaksioneve në tregun e pronave financohen me kredi bankare.

 

< Go back to news list

Ne menaxhojmë më shumë se 6000 prona

Keni pronë për shitje
apo për qira?

Dërgoni të dhënat tuaja
dhe agjentët tanë do t'ju
kontaktojnë menjëherë.

Plotësoni formën
  • Apartments
  • Villas
  • Offices

Harta e Tiranës

Çmimet fiskale 2024

Harta fiskale e Shqipërisë

Interaktive

Shisni ose jepni me qira pronën

X

Jepni me qira pronën tuaj

X