Nga 15% Në Vetëm 5%: Rivlerësimi I Pasurive Të Paluajtshme Në 2026 Po Ndryshon Tregun

Viti 2026 nis me një zhvillim shumë pozitiv për tregun e pasurive të paluajtshme në Shqipëri. Gjatë gjithë vitit 2026 do të jetë i hapur procesi i rivlerësimit nga i cili mund të përfitojnë të gjithë pronarët e pasurive të paluajtshme.

Ligji i ri e bën rivlerësimin ligjërisht aktiv, duke ulur tatimin mbi fitimin nga shitja e pronës në vetëm 5%, nga 15% që ishte më parë.

Çfarë është rivlerësimi i pasurive të paluajtshme?

Rivlerësimi i pasurive të paluajtëshme është procesi i përditësimit të vlerës fiskale të pronës, duke e afruar me çmimin real të tregut. Kjo vlerë përdoret si bazë për llogaritjen e tatimit në momentin e shitjes dhe, në shumicën e rasteve, ul ndjeshëm barrën fiskale për pronarin.

Kur hyn në fuqi ligji?

Ligji për rivlerësimin e pasurive hyn në fuqi më 22 janar 2026. Kjo datë shënon nisjen zyrtare të aplikimit të skemës për vitin 2026.

Afati i rivlerësimit

Rivlerësimi mund të kryhet deri më 31 dhjetor 2026
Aplikimet e dorëzuara dhe të paguara brenda këtij afati, por të papërfunduara nga Kadastra, mbyllen administrativisht deri më 31 mars 2027

Çfarë dokumentacioni nevojitet për rivlerësimin?

Për realizimin e rivlerësimit kërkohet një dokumentacion bazë që vërteton pronësinë dhe gjendjen teknike të pronës, si:

dokumente pronësie dhe identifikimi i pasurisë
dokumentacion teknik i objektit (planimetri, rilevime sipas rastit)
dokument identifikimi i pronarit
për pronat në emër subjekti juridik, edhe të dhënat përkatëse të biznesit
Kompania jonë ju asiston në verifikimin dhe përgatitjen e dokumentacionit, për një proces korrekt, të shpejtë dhe pa komplikime.

Pse tatimi 5% po ndryshon vendimet e shitjes?

Skema e re po ndikon drejtpërdrejt tregun:

ulje reale e tatimit nga shitja
rritje e fitimit neto për shitësit
vendime më të shpejta për shitje
më shumë prona aktive në treg
Si rezultat, tregu po bëhet më dinamik dhe më aktiv.

Kush përfiton më shumë?

Rivlerësimi është veçanërisht i favorshëm për:

pronarë që kanë blerë vite më parë me çmime më të ulëta
investitorë afatgjatë
persona që planifikojnë të shesin gjatë vitit 2026
Në këto raste, diferenca në tatim është e ndjeshme: deri në 10% më pak. Tatimi 5% e bën shitjen më të leverdishme dhe më të planifikueshme financiarisht.

Çfarë duhet të bëjnë pronarët tani?

Nëse po mendoni të shisni në 2026:

analizoni vlerën aktuale të pronës
llogaritni fitimin real pas tatimit 5%
planifikoni momentin optimal të shitjes
Një vendim i marrë herët sjell më pak tatim dhe më shumë fitim real.

Shembull praktik i rivlerësimit të pronës

Situata fillestare

Apartament i blerë në vitin 2015
Vlera e deklaruar në kontratë: 70,000 €
Vlera aktuale e tregut në 2026: 180,000 €


Pa rivlerësim

Nëse prona shitet për 180,000 €, tatimi llogaritet mbi diferencën:
180,000 € – 70,000 € = 110,000 €

Tatim 15% = 16,500 €
Fitimi neto pas tatimit: 93,500 €

Me rivlerësim në 2026

Prona rivlerësohet zyrtarisht në 180,000 €.
Tatimi mbi diferencën aplikohet me normën e re 5%:

110,000 € × 5% = 5,500 €

Fitimi neto pas tatimit: 104,500 €

Kursim real për pronarin: 11,000 €

Për një llogaritje të saktë të tatimit, fitimit neto dhe strategjisë së shitjes, ju ftojmë të na kontaktoni dhe ta analizojmë pronën tuaj me ekspertët tanë imobiliarë.

 

< Go back to news list

Ne menaxhojmë më shumë se 6000 prona

Keni pronë për shitje
apo për qira?

Dërgoni të dhënat tuaja
dhe agjentët tanë do t'ju
kontaktojnë menjëherë.

Plotësoni formën
  • Apartments
  • Villas
  • Offices

Harta e Tiranës

Çmimet fiskale 2024

Harta fiskale e Shqipërisë

Interaktive

Shisni ose jepni me qira pronën

X

Jepni me qira pronën tuaj

X