
Gjithçka që dini me siguri të plotë është që doni të shisni shtëpinë. Keni 0 informacion për ç'duhet të bëni më pas pasi në mendjen tuaj ka kaq punë që duhen mbaruar. Dokumenta, zyra, fotokopje, kontrata, etj, etj dhe në fund jeni sërish të pasigurtë në atë çfarë po bëni. Për t'i kursyer vetes kohë, energji dhe para, lexoni këtë artikull.
1.
Si fillim bëni një investim të vogël në shtëpinë tuaj. Një rifreskim të bojës nëpër mure,do të ishte ideale,ngjyrat sugjerojmë që të i përdorni sa më të lehta dhe shtëpia juaj do të kthehej në një ambient plot dritë. Ndoshta mund të ndërhyni pak në përmirësimin e tualetit, të ndërroni perdet apo të bëni gjithçka tjetër që ndryshon pozitivisht imazhin mbase të zbehtë të pronës suaj, duke i dhënë asaj freski. Mos u shqetësoni për paratë që do të shpenzoni, të jeni të sigurtë që do t'ju kthehen dyfish pas shitjes.
2.
Mblidhni gjithë dokumentacionin e pronës, mbajeni në një dosje të vetme dhe gjithmonë të gjendshme, pasi ky dokumentacion duhet të jetë në dispozicion që nga momenti i listimit për shitje e deri në momentin e firmosjes së kontratës pranë zyrës noteriale.
3.
Kontaktoni agjentin tuaj të preferuar imobilar. Si ta zgjidhni një të tillë, nëse nuk e keni një? Mjafton të bëni një analizë tregu për të krahasuar elementët kryesorë dhe arrini shpejt në përfundime. Kërkojini agjentit të inspektojë hollësisht pronën, të bëjë fotografi të mira, që nxjerrin në pah gjithë vlerat e pronës tuaj. Ofrojini atij gjithashtu gjithë ndihmën dhe mbështetjen e mundshme për ta bërë punën e tij sa më mirë, duke sistemuar shtëpinë përpara mbërritjes së tij, duke prezantuar një pronë të rregullt e të pastër, e cila është malli që ju kërkoni të shisni dhe si e tillë duhet prezantuar bukur.
Ka diçka që duhet të dini për agjentin imobiliar?
E dimë, që ne jemi djalli që ju merr 3%, por ne jemi gjithashtu ata që shohim dhjetëra e qindra shtëpi e që bëjmë dallimin midis njërës dhe tjetrës. Ne dimë si t’ju ndihmojmë për të vendosur çmimin më të drejtë për pronën tuaj ,në mënyrë që ju të mos pretendoni çudira e prona të mos shitet kurrë apo të ulni pazarin tuaj aq shumë sa të mos merrni një vlerë të drejtë për pronën tuaj. Duke qenë të ftohtë ne emocione, ka pak gjasa që një agjent imobilar të gabojë në lidhje me situatën.
Dimë ti japim shkëlqimin e merituar pronës suaj,ti japim vitrinën e ndriçuar që juve vetë ju mungon dhe ta shesim.
4.
Më pas, informohuni nëpërmjet agjentit tuaj për detyrimet tatimore që rrjedhin nga shitja e pronës, e deri në detaje. Çdo agjent imobiliar i përgatitur e me eksperiencë di t’ju thotë në majë të gishtave sa i takon të paguajë kujt,në mënyrë që ju të dini sa do t’ju mbetet neto në përfundim të shitjes dhe të përgatiteni për investimin tuaj të ri.
Dërgoni të dhënat tuaja
dhe agjentët tanë do t'ju
kontaktojnë menjëherë.
Eksperienca jonë nder vite për tregun aktual si dhe për perspektivën e zhvillimit në fusha të ndryshme na ka dhënë njohuri për të plotësuar hartën e parë dhe të vetme Interaktive të Tiranës me çmime të sugjeruara për secilën zone.