Kërkesa për shtëpi pushimi është nën nivelet para pandemisë

Gjëja e trishtueshme për pushimet është se pavarësisht se sa shumë argëtoheni, ato duhet të marrin fund. Vetëm merrni parasysh se kërkesa për shtëpi pushimi ka rënë nën nivelin bazë para pandemisë, për herë të parë në dy vjet.

Çmimet e larta të shtëpive, së bashku me pasigurinë ekonomike dhe një rritje të tarifave të kredisë për shtëpi të dytë, e kanë vendosur bumin e shtëpive të pushimit, në rënie.

Sipas vëzhgimeve të tregut të DevInf, shtëpia e dytë në bregdet është padyshim një investim afatgjatë, por kërkesat kanë qenë në rënie në vendin tonë. Kjo, duke marrë në konsideratë edhe dy vite pandemie, si dhe rritje çmimeve aktuale që kanë rënduar konsumatorët dhe kanë stepur investitorët.

Gjithashtu, duhet të kihet parasysh se, blerësit e shtëpive duhet të specifikojnë nëse po aplikojnë për të siguruar një kredi për një shtëpi primare, shtëpi të dytë ose një pronë investimi dhe procedurat mund të jenë një tjetër arsye që kërkesat janë të reduktuara.

Një tjetër element për tu theksuar është padyshim kërkesa për blerje pronash në bregdet nga shtetas të huaj, që para pandemisë, tendencë e cila ka rritur çmimet në tre vitet e fundit dhe e ka bërë më pak atraktive për vendasit.

70% e pronave në bregdetin e Durrësit dhe Qerretit po blihen nga shtetas të huaj, si çekë, polakë, hungarezë, shqiaptarë nga Kosova që jetojnë në Zvicër dhe ukrainas, ndërsa 20% e kërkesës plotësohet nga shtetasit nga Kosova, rreth 10% nga Maqedonia e Veriut dhe vetëm 1% janë shqiptarë.

Megjithatë, në rritjen e çmimeve të banesave ndikim ka edhe rritja e çmimeve të materialeve të ndërtimit, sipas vëzhgimeve të dy vjecarit të fundit nga DevInf.

Megjithatë, duhet konsideruar se, në kushtet kur qiratë dhe çmimet e shitjes së apartamenteve në bregdet janë rritur, investimi në asete imobiliare në zona si Durrësi, Qerreti, Saranda, Vlora etj,  mund të cilësohet si një biznes mjaft fitimprurës.

 

< Go back to news list

Ne menaxhojmë më shumë se 6000 prona

Keni pronë për shitje
apo për qira?

Dërgoni të dhënat tuaja
dhe agjentët tanë do t'ju
kontaktojnë menjëherë.

Plotësoni formën
  • Apartments
  • Villas
  • Offices

Harta e Tiranës

Çmimet fiskale 2024

Harta fiskale e Shqipërisë

Interaktive

Shisni ose jepni me qira pronën

X

Jepni me qira pronën tuaj

X