Pse toka është një nga format e investimit më të mira në pasuri të paluajtshme?

Në një vend në zhvillim siç është Shqipëria, mundësitë për t’u zbuluar janë të shumta. Ka ende vend për të menduar ide biznesi dhe inovacioni. Dhe masivizimi nga turizmi nuk ka ardhur ende. Një ndër çështjet që diskutohet më tepër kohët e fundit është a ia vlen të blejmë një tokë dhe pse ?.

Opsionet për të investuar në blerje tokash janë disa, ne po përmendim katër kategori ku mund të investohet në blerjen e tokave:

·         Toka të cilat janë të destinuara për agroturizëm
Në kategorinë e parë përfshihen te gjitha tokat që janë të përshtatshme për aktivitete agroturizmi.

·         Tokat për ndërtime Industriale
Në kategorinë e dyte përfshihen toka për ndërtime industriale ku ekzistojnë zona të miratuara për këto lloj ndërtimesh, të cilat kryesisht blihen nga kompani apo biznese por dhe nga individë për qëllime përfitimi apo ndërtimi.

 

·         Tokat për ndërtime rezidenciale banimi
Në kategorinë e tretë përfshihet tokat ne zona urbane për qëllime ndërtimi pallatesh apo rezidenca banimi vila apo edhe shtëpi individuale.

 

·         Tokat në bregdet për qëllime turistike, rezidenciale, hotelerie etj.
Në kategorinë e katërt përfshihen toka ne zona bregdetare, të cilat më pas mund të zhvillohen në komplekse turistike, hotele apo dhe banesa vetjake .

 

Në të gjitha këto kategori është me interes te investosh ne blerje tokash pasi ekzistojnë të gjitha mundësitë për zhvillimin e tyre, mund të ndërmarrësh iniciativën të ndërtosh vetë apo në pamundësi të investimit të ofrosh token në këmbim të dhënies me përqindje të saj dhe në këto raste përfitimi është mjaft i konsiderueshëm .

Situata tani është mjaft e favorshme për investime në blerje tokash, sidomos në zona bregdetare, shihet si një ndër vendimet më të mira financiare që mund të merrni.

Investimi në tokë është një nga format më të mira të investimit në pasuri të paluajtshme, për arsyet e mëposhtme që DevInf Real Estate Company ka hulumtuar:

 

1.      Rritje e vlerës së tokës: Për shumicën e rasteve, vlera e tokës ka patur tendencën e rritjës së çmimit  me kalimin e kohës. Për shkak të rritjes së popullsisë dhe zhvillimit të infrastrukturës, kërkesa për tokë rritet, çka krijon një mundësi për rritje të vlerës së saj. Investimi në tokë mund të sjellë përfitime nëpërmjet rritjes së çmimit të pasurisë tokësore dhe të shfrytëzimit të saj në mënyra të ndryshme.

 

2.       Nëse blini tokë për qëllime investimi, mund ta jepni me përqindje dhe keni mundësi te përfitoni sipërfaqe ndërtimore nga te cilat mund ti shisni me vone ose te mund ti jepni me qira pasi krijojë flukse të parave të konsiderueshme në mënyrë të vazhdueshme.

 

3.      Diversifikimi i portofolit: Investimi në tokë është një mënyrë e shkëlqyer për të diversifikuar portofolin tuaj të investimeve. Nëse e kombinoni investimin në tokë me investime të tjera si aksione, bono, fonde të investimit, keni një portofol të diversifikuar që zvogëlon rreziqet dhe rrit mundësitë për rendimente më të larta afatgjate.

 

4.      Kontrolli dhe ndikimi: Investimi në tokë ju jep kontroll mbi pasurinë tuaj. Ju mund të ndërtoni, përmirësoni ose ndryshoni pronën sipas dëshirave tuaja. Përveç kësaj, investimi në tokë ju jep mundësinë për të ndikuar në rritjen dhe zhvillimin e një zone apo komuniteti të caktuar.

 

5.      Siguria dhe rezistenca ndaj inflacionit: Toka është një pasuri e paluajtshme fizike dhe ka tendencën të mbrojë vlerën e saj kundër inflacionit. Nëse investoni në tokë, keni një pasuri reale që mund të ofrojë mbrojtje kundër degradimit të fuqisë blerëse të monedhës.

 

Megjithatë, duhet të konsiderohen edhe rreziqet dhe sfidat e investimit në tokë, siç janë rritja e taksave, ndryshimet në politikat e zhvillimit të territorit etj. Është gjithmonë e rëndësishme të hulumtoni dhe të kërkoni këshilla profesionale para se të investoni në tokë për të bërë vendime të informuara dhe të përshtatshme për situatën tuaj individuale duhet te kontaktoni ekspertet e agjencisë “Dev Inf Real Estate Company” për  informacioneve që ju nevojiten, pasi me eksperiencën  30 vjeçare njohim mire perspektivat e zhvillimit .

< Go back to news list

Ne menaxhojmë më shumë se 6000 prona

Keni pronë për shitje
apo për qira?

Dërgoni të dhënat tuaja
dhe agjentët tanë do t'ju
kontaktojnë menjëherë.

Plotësoni formën
  • Apartments
  • Villas
  • Offices

Harta e Tiranës

Çmimet fiskale 2024

Harta fiskale e Shqipërisë

Interaktive

Shisni ose jepni me qira pronën

X

Jepni me qira pronën tuaj

X