Në fillim të vitit 2025, Shqipëria ndërmori një hap historik për të rigjallëruar ekonominë rurale dhe për të nxitur zhvillimin e qëndrueshëm në zonat malore – përmes miratimit të ligjit të ri “Paketa e Maleve”.
Ky ligj përfaqëson jo vetëm një reformë të thellë në trajtimin e tokës shtetërore dhe mbështetjen ndaj investitorëve, por edhe një ftesë e hapur për të gjithë ata që shohin potencialin e jashtëzakonshëm të maleve shqiptare në turizëm, agroturizëm dhe bujqësi të qëndrueshme.
Çfarë ofron konkretisht “Paketa e Maleve”?
1. Tokë shtetërore për vetëm 1 euro
Nëse jeni një fermer, sipërmarrës apo familje që keni shfrytëzuar tokë shtetërore për më shumë se 10 vite, tashmë keni mundësinë që ta bëni këtë tokë pronë tuajën, me një çmim simbolik prej vetëm 1 euro – pas realizimit të një projekti konkret dhe të miratuar.Kjo është një mënyrë reale për të kthyer mundin e shumë viteve në pronësi të ligjshme, me të drejtë zhvillimi dhe investimi afatgjatë.
2. 10 vite pa taksa
Ligji ofron një bonus fiskal të jashtëzakonshëm për 500 investitorët e parë që aplikojnë me projekte serioze:
- Përjashtim nga tatimi mbi fitimin,
- Përjashtim nga TVSH-ja,
- Përjashtim nga tatimi mbi pasurinë e paluajtshme,
- Përjashtim nga tatimi mbi dividentin.
Kjo do të thotë që për 10 vite, ju mund të zhvilloni një aktivitet fitimprurës, pa barrën fiskale që rëndon zakonisht sipërmarrjen, duke përfituar nga një start i fortë dhe i mbështetur nga shteti.
3. Financim i garantuar nga shteti
Për ata që kanë ide, por jo mjaftueshëm kapital, qeveria ka vënë në dispozicion një fond prej 250 milionë euro në formë kredish të buta dhe të garantuara.
- Deri në 70% e kolateralit mbulohet nga shteti,
- Normat e interesit janë të ulëta,
- Afatet e shlyerjes janë të përshatshme për projekte me kthim afatgjatë.
Pse duhet të investoni tani?
Male shqiptare – nga Thethi te Voskopoja, nga Valbona te Dardha – kanë potencial të jashtëzakonshëm jo vetëm natyror, por edhe ekonomik, kulturor dhe turistik. Megjithatë, shumë prej tyre janë lënë pas dore për vite me radhë për shkak të mungesës së infrastrukturës, lehtësirave dhe mbështetjes financiare.
“Paketa e Maleve” ndryshon rrënjësisht këtë realitet. Ajo e vendos zhvillimin rural në qendër të vizionit ekonomik të vendit. Kjo është një mundësi për të ndërtuar:
- Shtëpi pritëse turistike dhe bujtina autentike,
- Agroturizëm të certifikuar me produkte lokale,
- Ferma të specializuara bio,
- Rrjete të vogla prodhimi artizanal apo përpunimi të ushqimeve.
Si të aplikoni?
Procesi i aplikimit do të hapet së shpejti përmes një platforme të dedikuar online dhe zyrave të agjencive zhvillimore në qarqet përkatëse. Ju nevojitet:
- Projekt konkret dhe i argumentuar (turizëm/agroturizëm/bujqësi),
- Dokumentacion për përdorimin e tokës,
- Plani financiar fillestar.
Dërgoni të dhënat tuaja
dhe agjentët tanë do t'ju
kontaktojnë menjëherë.
Apartments
Villas
Offices
Eksperienca jonë nder vite për tregun aktual si dhe për perspektivën e zhvillimit në fusha të ndryshme na ka dhënë njohuri për të plotësuar hartën e parë dhe të vetme Interaktive të Tiranës me çmime të sugjeruara për secilën zone.