Tulipan Residence, mini-qyteza elitare mes natyrës

Zgjedhja e vendit ku jetojmë varet gjithmonë shumë nga shijet tona të veçanta, pasi ka njerëz që preferojnë të jetojnë në qendrën urbane të një qyteti apo të tjerë që preferojnë të kenë më shumë paqe dhe qetësi, privatësi dhe hapësirë në shtëpitë e tyre.

Sidoqoftë, ekziston një rrugë e mesme ku mund të gjejmë një përzierje midis afërsisë meqendrëne qytetit dhe të pasurit hapësirën tonë të pavarur dhe kjo arrihet duke marrë një pronë në një rezidencë banimi.

‘Tulipan Residence’ i përmbush të gjitha elementet e sipërpërmendura. Kjo rezidencëështë një kompleks i ndërthurur me apartamente dhe vila, e rrethuar me ambiente rekreative të cilat ofrojnëkomoditet, qetësi dhe një panoramë vizuale të jashtëzakonshme në katër stinët e vitit.

Në Rezidecën Tulipan do të gjeni zgjidhje për cdo nevojë tuajën për Apartament duke perfshirë opsione 1+1, 2+1, 3+1. Po ashtu zgjedhjet tuaja mund të jenë në Apartamente me ose pa Oborr. Një tjetër alternativë e ofruar janë Apartamentet Penthouse.. Secili objekt ka parkim nëntokësor, i cili do të lidhet me katet me sipërnëpërmjetashensorëve.

Kjo miniqytezë do tëofrojë në qendrën e saj shërbime si:kopshtpërfëmijë, bar kafe, farmaci, market, si dhe aktivitete rekreative si: fusha tenisi, basketbolli, volleyballi dhe futbolli.

Të gjitha këto ambiente vetëm 5 minuta larg nga akset më të rëndësishme rrugore, qendrave tregtare, 3 liqeneve dhe 1 parku.Godinat janë të trajtuara me sistemet më të avancuara në fushën e eficiencësenergjitike në aspektin termik duke dhënë banorëve një komoditet maksimal dhe kursim real në faturat e energjisë.

Në Tulipan Residence do të gjeni një nga koeficentët më të ulët të shfrytëzimit, vetëm 18% në 50,000 M2. Do të jeni realisht Mes Natyrës.

"Tulipan Residence" shtrihet në pjesën jugore të qytetit, në fshatin Mjull Bathore që i përket komunës Farkë, investim i BolvGroup, me 27 vitesh eksperiencë të suksesshme  dhe kompani lider në treg. Për këtë rezidencëeskluzivitetin e shitjeve e ofron Devinf Real EstateCompany, kompani lider në fushën e patundshmërisë prej dy dekadash në vendin tonë.

Koncepti

Pozicionimi mes natyrës dhe vendosja e godinave në harmoni të plotë me dinamikën e terrenit garanton një jetesë të shëndetshme në secilën pjesë të rezidencës. Qëllimi është një rezidencë e shkëputur nga kaosi i qytetit por që garanton gjithsesi momente urbane interesante për shkak të elementëve komunitar që i japin asaj formën e njëmini-qyteze elitare.

Gjelbërimi është trajtuar me pemë të larta dhe me varietete të ndryshme midis haloreve dhe gjetherënësve duke krijuar dinamikë ngjyrash si dhe të panoramës vizuale në periudha të ndryshme të vitit.

Zonat rekreacionale të rezidencës janë vlerë e shtuar e paçmueshme për komunitetin. Falë hapësirave të mëdha për qendrimshplodhës në natyrë, vrapim, lëvizje me biçikletë dhe fushava sportive, banorët mund të përjetojnë një eksperiencë banimi unike në Tiranë.

Pozicionimi

Duke qenë se tipologjia e objekteve do të jetë banim, aksesi me pikat kryesore të qytetit mbetet një prej prioriteteve më të rëndësishme. Për më pak se 5 minuta jeni në akset më të rëndësishme rrugore, qendrave tregtare, 3 liqeneve dhe 1 parku.

Pamja ajrore

Energjinë e Tulipan Residence do ta ndjeni sapo të shkelni brenda kompleksit. Arkitektët kanë zgjedhur t'i qëndrojnë besnikë ngjyrave të natyrës dhe gjelbërimit duke ruajtur kështu një linjë të pastër dhe elegante në ndërtimin e godinave. Ngjyra e bardhë dhe terrakota, kombinuar në mënyrë sa minimaliste aq edhe funksionale i bëjnë vilat dhe godinat e rezidencës të mos ngjajnë me asgjë që keni parë deri më tani. Brenda kompleksit rezidencial ka gjithçka që ju duhet në përditshmërinë tuaj, duke filluar nga marketet e deri tek palestrat fare pranë. Është një qytezë brenda qytetit i rrethuar me elementë urbanë që e bëjnë sa moderne, aq edhe njësh me natyrën.

 

Të dhëna

Sipërfaqja e rezidencës

50,000 M2

Koeficient shfrytëzimi

Vetëm 18%

Zgjidhje për çdo nevojë

Apartamente & Vila

Shërbime të Garantuara

Farmaci, Kopësht, Market, etj

Zgjidhje per automjetet

Parkim nëntokësor

< Go back to news list

Ne menaxhojmë më shumë se 6000 prona

Keni pronë për shitje
apo për qira?

Dërgoni të dhënat tuaja
dhe agjentët tanë do t'ju
kontaktojnë menjëherë.

Plotësoni formën
  • Apartments
  • Villas
  • Offices

Harta me çmimet fiskale 2022

Eksperienca jonë nder vite për tregun aktual si dhe për perspektivën e zhvillimit në fusha të ndryshme na ka dhënë njohuri për të plotësuar hartën e parë dhe të vetme Interaktive të Tiranës me çmime të sugjeruara për secilën zone.

Shisni ose jepni me qira pronën

X

Jepni me qira pronën tuaj

X