Në kohën kur tregu i akomodimit turistik po ndryshon me shpejtësi dhe kur shqiptarët iu bashkuan tendencës botërore për apartamente me qira ditore, duke formësuar kështu Airbnb shqiptare, taksa e re që i është vendosur bizneseve për listimet në Booking, ka bërë që ky sektor të ballafaqohet me sfida të reja.
Bëhet fjalë për ndryshimin e tatimit në këtë sektor. Nga 1 nëntori 2023, ata që japin apartamente me qira duhet të deklarojnë NIPT-in, ndryshe do paguajnë 20% TVSH mbi komisionin.
Tashmë midis kompanive ndërkombëtare që ofrojnë këtë lloj shërbimi dhe administratës tatimore është vendosur bashkëpunimi për formalizimin e tregut dhe për taksat që duhet të paguhen për të ardhurat e gjeneruara nga qiratë afatshkurtër.
Me kërkesë të autoriteteve shqiptare, platforma Booking, nëpërmjet një njoftimi, u ka kërkuar pronarëve të apartamenteve se nëse nuk deklarojnë NIPT-in, nga 1 Nëntori do të paguajnë 20% TVSH për komisionet që mban Booking.
“Ju lutem vini në dispozicion numrin tuaj NIPT brenda 31 Tetorit 2023. Gjithashtu konfirmoni regjistrimin tuaj për taksën e TVSH-së, datën e regjistrimit dhe deklaratën e regjistrimit të TVSH-së brenda 31 Tetor 2023. Nga 1 Nëntori 2023, nëse nuk keni dorëzuar regjistrimin e TVSH-së, konfirmimin që jeni i regjistruar në TVSH, datën dhe një kopje të vërtetimit tuaj të regjistrimit do të aplikojmë 20% TVSh në faturën e komisionit që ju dërgojmë. Ju lutem vini re se kjo ka të bëjë vetëm me faturën e komisioneve që ju dërgojmë, nuk ndikon në TVSH-në që i ngarkohet klientit në çmimin e qëndrimit të tyre në pronën tuaj”, thuhet në njoftimin e Booking.
Shembull: P.sh. nëse një shtëpi ka një qira ditore 100 euro, Booking merr zakonisht 12-18% komision, ose 12-18 euro. Tashmë Booking do t’u mbajë pronarëve të apartamenteve TVSH-në mbi komisionin që ajo merr, pra 20% të 12-18 eurove, ose 2.4-3.6 euro shtesë. Këtë shumë Booking do t’ua paguajë më pas autoriteteve fiskale shqiptare. |
Në të shkuarën, komuniteti i pronarëve të ambienteve të Airbnb ka pasuar një rritje të shpejtë, duke krijuar një shtysë ekonomike të rëndësishme dhe duke sjellë një eksperiencë të personalizuar për vizitorët. Megjithatë, me hyrjen e taksave të reja, krahasuar me periudhën e mëparshme, shqetësimet dhe ndikimet potenciale janë bërë shumë të dukshme.
Një nga ndikimet kryesore e ka të bëjë me rritjen e kostove për pronarët e ambienteve të Airbnb. Taksa e re ka rritur barrën fiskale për ta, duke bërë që shumë prej tyre të ndryshojnë strategjitë e tyre financiare. Disa prej tyre mund të caktojnë një çmim më të lartë për qiratë, ndërsa të tjerë mund të ndryshojnë modelin e biznesit, nga qira ditore në ato mujore.
Në një këndvështrim tjetër, mund të shihet se taksa e re po kontribuon në rritjen e të ardhurave për qeverinë shqiptare. Kjo mund të shfrytëzohet për zhvillimin e infrastrukturës turistike dhe shërbimeve lokale, duke e bërë Shqipërinë më të atraktivë për turistët.
Dërgoni të dhënat tuaja
dhe agjentët tanë do t'ju
kontaktojnë menjëherë.
Eksperienca jonë nder vite për tregun aktual si dhe për perspektivën e zhvillimit në fusha të ndryshme na ka dhënë njohuri për të plotësuar hartën e parë dhe të vetme Interaktive të Tiranës me çmime të sugjeruara për secilën zone.