Si regjistrohet një pronë

Keni një pronë dhe nuk dini si ta regjistroni? DevInfo ju sjell përmes këtij artikulli të gjithë informacionin e nevojshëm se si të regjistroni pasurinë tuaj të paluajtshme, e cila nuk është regjistruar ndonjëherë.

Në një kohë kur asetet e paluajtshme janë gjithnjë e më shumë pasuri e siguri për jetën e njerëzve, kur rritja e çmimeve në tërësi po shtrenjton koston e jetesës, marrja e hapave të nevojshëm për të qenë në gjendje që pronën tuaj ta shfrytëzoni: jepni me qira; apo edhe ta shisni, është tejet i nevojshëm.

Mos harroni, në eksperiencën tonë prej më shumë se dy dekadash në tregun shqiptar, dimë t’ju themi se: një pronë mbetet një pronë, por ju duhet informacioni i nevojshëm për ta kthyer në potencial.

 

Çfarë është regjistrimi fillestar i një pasurie të paluajtshme?

 

Regjistrimi për herë të parë i një pasurie të paluajtshme në regjistrin e pasurive të paluajtshme quhet regjistrim fillestar. Bëhet fjalë për ato raste kur një pasuri e paluajtshme nuk është regjistruar ndonjëherë. Për regjistrimin fillestar, çdo person i interesuar i drejtohet Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, që ndodhet në vendin ku ndodhet edhe pasuria e paluajtshme. Regjistrimi fillestar përfshin pasqyrimin e pasurisë së paluajtshme në hartën kadastrale dhe përgatitjen e një kartele specifike që përcakton pronësinë ose të drejta të tjera që ekzistojnë për pasurinë e paluajtshme. 

 

Si realizohet regjistrimi fillestar i një pasurie të paluajtshme?

 

Për regjistrimin fillestar, personi i interesuar paraqet një nga këto akte të fitimit të pronësisë:

•           kontratë për kalimin e pronësisë së sendeve të paluajtshme ose akt për pjesëtimin e saj;

•           kontratë me të cilën krijohen, njihen, ndryshohen ose pushojnë të drejta pronësie mbi sendet e paluajtshme dhe/ose të drejta të tjera reale;

•           akt me të cilin hiqet dorë nga kontratat e mësipërme. Këtu përfshihen ato akte noteriale me të cilat një subjekt deklaron se heq dorë nga një pjesë apo e gjithë pasuria e paluajtshme;

•           vendim gjykate me të cilin njihet cilësia e trashëgimtarit dhe fitohet pasuria e paluajtshme;

•           akt me të cilin krijohet një shoqëri ose një subjekt tjetër i së drejtës që ka në pronësi pasuri të paluajtshme ose gëzon të drejta të tjera reale mbi to;

•           vendim i gjykatës ose i organit kompetent shtetëror që përkatësisht përmban fitimin ose njohjen e pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme, pjesëtimin e pasurive të paluajtshme ose që deklarojnë të pavlefshme veprimet juridike për kalimin e pronësisë të regjistruar më parë rregullisht, si dhe aktet e përmbarimit gjyqësor për sekuestrimin e pasurisë së paluajtshme ose shitjen në ankand të tyre.

Personat që zotërojnë dokumentet si më sipër, por që nuk kanë të përcaktuar në to sipërfaqen, duhet t’i paraqesin regjistruesit një kërkesë për regjistrim pronësie, e cila duhet të shoqërohet me:

•           dokumentin e pronësisë

•           një plan rilevimi të pasurisë, të përgatitur nga një subjekt i licencuar për punime topografike;

•           deklaratën noteriale të pronarëve kufitarë, që vërtetojnë përmbajtjen e kërkesës për kufijtë e pasurisë që pretendohet të regjistrohet.

Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme kthen përgjigje brenda 30 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës. Shpenzimet përkatëse duhen parapaguar. Kundër vendimit të regjistruesit ose në mungesë të përgjigjes, me kalimin e këtij afati, personi i interesuar mund të ankohet në gjykatë.

 

Hapat për kërkesën pranë e-Albania:

Regjistrimi i pasurisë, ndarja ose përpjesëtimi i saj në Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme mund të kryhet brenda 15 ditëve me një kosto prej 700 lekësh dhe pa pritur në radhë në dyert e zyrave të hipotekës. Në faqen e-Albania çdo person që dëshiron të kryejë veprime me pronën mund të aplikojë online, të plotësojë dokumentet dhe të presë dokumentin në shtëpi, i cili vjen me anë të postës.

 

1. Identifikohuni si qytetar ose si biznes në portal

2. Zgjidhni shërbimin “Kërkesë për regjistrimin e bashkimit, ndarjes apo pjesëtimit të pasurisë së paluajtshme

3. Klikoni butonin “Përdor”

4. Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme mbi Zyrën vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, mbi pronën, mbi shërbimin/shërbimet e kërkuara dhe taksat e nevojshme.

5. Klikoni butonin “Dërgo” në faqen e fundit të formularit.

6. Shkarkoni mandatpagesën me të cilën mund të paraqiteni në bankë për të kryer pagesën e nevojshme.

7. Punonjësi i ZRPP-së proceson kërkesën e ardhur dhe në varësi të vendimit që merret kthen përgjigje me e-mailaplikuesit, me URL-në e shkarkimit të përgjigjes elektronike të ruajtur tek “Dokumentet e mia” në e-albania, ose me njoftimin e arsyes së refuzimit.Koha e nevojshme për marrjen e shërbimit është 15 ditë pune.

< Go back to news list

Ne menaxhojmë më shumë se 6000 prona

Keni pronë për shitje
apo për qira?

Dërgoni të dhënat tuaja
dhe agjentët tanë do t'ju
kontaktojnë menjëherë.

Plotësoni formën
  • Apartments
  • Villas
  • Offices

Harta e Tiranës

Çmimet fiskale 2024

Harta fiskale e Shqipërisë

Interaktive

Shisni ose jepni me qira pronën

X

Jepni me qira pronën tuaj

X