Pasuritë e paluajtshme janë konsideruar prej kohësh një mundësi investimi fitimprurëse për
ndërtimin e pasurisë dhe disa nga individët më të pasur në botë njihen për ndjekjen e kësaj
praktike investimi.
Në fakt, tre nga pesë njerëzit më të pasur në botë aktualisht, po bëjnë 'lojëra unike' në
industrinë e pasurive të paluajtshme.
Nga blerja e sipërfaqeve të mëdha të tokës, deri tek investimi në teknologjinë më të avancuar,
këta miliarderë po e veçojnë veten në një fushë që ka qenë një gur themeli i krijimit të
pasurisë ndër shekuj.
Po ti, çfarë po pret?
Warren Buffett
Investitori legjendar Warren Buffett po investon për një rimëkëmbje të fortë të tregut të
banesave. Blerja e tij e fundit e 1.25 milionë aksioneve në Louisiana-Pacific Corp, tregon se
ai beson se tregu i banesave ka arritur fundin.Të dhënat e fundit të Berkshire Hathaway, tregojnë një investim në 7% të aksioneve të
kompanisë së ndërtimit të shtëpive, me vlerë 417.1 milionë dollarë, duke dëshmuar se Buffett
mendon se kompania mund të rritet ndërsa tregu i banesave rimëkëmbet.
Kjo lëvizje e fundit nënvizon përkushtimin e Buffett për të investuar në kompani, që do të
përfitojnë nga tendencat afatgjata, siç është kërkesa në rritje për banesa në vitet e ardhshme.
Me historikun e tij të investimeve të suksesshme afatgjatë, veprimi i tij në tregun e banesave
mund të jetë një shenjë pozitive për sektorin, ekonominë e gjerë dhe investitorët individual,
pasi kompanitë e reja kanë mundër të fitojnë ekspozim ndaj tregut të pasurive të paluajtshme
me një minimum kapitali.
Nëse vendimi i Buffett është i drejtë, një investim prej 100 dollarësh ose më shumë në një
pronë me qira mund të rezultojë të jetë një vendim i zgjuar.
Jeff Bezos
Themeluesi i Amazon.com, Jeff Bezos, nuk është i panjohur për të investuar në tregun e
banesave, ai mbështeti një kompani që lejon investitorët të blejnë aksione të qirave për një
familje në lagjet e reja për vetëm 100 dollarë.
Kompania e mbështetur nga Bezos, e cila kishte investitorë të tjerë, duke përfshirë CEO të
Uber Technologies Inc., Dara Khosrowshahi, dhe CEO të Salesforce Inc.
Marc Benioff, blen prona me potencialin më të lartë të vlerësimit, të cilat më pas vihen në
shitje në internet, ku investitorët e paakredituar mund të blejnë aksione me një klik, duke
fituar të ardhura pasive nëpërmjet qirasë, ndërkohë që aksionet e tyre rriten në vlerë.
Elon Musk
Kryesisht i njohur për kompaninë e tij të makinave elektrike Tesla, kompaninë e eksplorimit
të hapësirës SpaceX dhe blerjen e tij të fundit Twitter, Elon Musk i ka sytë drejt një rryme të
re të ardhurash që rrjedhin nga pasuritë e paluajtshme.
Musk mund të krijojë partneritet me firmën e ndërtimit Lennar Corp, për të ndërtuar një zonë
banimi për punonjësit e kompanive të tij.
Projekti, i quajtur “Project Awesome”, do të përbëhet nga 110 shtëpi në Bastrop County,
Teksas, pranë objekteve Boring Company dhe SpaceX. Projekti tashmë është miratuar për
zhvillim dhe do të adresojë nevojën në rritje për strehim në zonë, për shkak të mijëra vendeve
të punës të krijuara nga kompanitë e Musk
Dërgoni të dhënat tuaja
dhe agjentët tanë do t'ju
kontaktojnë menjëherë.
Eksperienca jonë nder vite për tregun aktual si dhe për perspektivën e zhvillimit në fusha të ndryshme na ka dhënë njohuri për të plotësuar hartën e parë dhe të vetme Interaktive të Tiranës me çmime të sugjeruara për secilën zone.