
Pronarët e apartamenteve, dyqaneve, garazheve, bodrumeve, fabrikave nga 1 janari 2024 do të nisin të paguajnë më tepër për taksën e ndërtesës. Detyrimet do të shtohen nga shtrenjtimi i çmimeve të referencës së apartamenteve mbi të cilat llogaritet vlera e taksës.
Por pagesat për taksën e ndërtesës do të rriten sërish edhe nga 1 janari 2026, për familjet dhe biznesin sipas ekspertëve të pushtetit vendor, pasi do të rritet vlera e pronës mbi të cilat llogaritet taksa dhe niveli i taksimit.
Përmes këtij artikulli , Dev Inf Real Estate Company do të shpjegoj detajet e pr.ligjit të ri që do të gjejë zbatim vitin e ardhshëm.
Me ndryshimet e reja ligjore, ata që do të paguajnë më shumë sipas burimeve të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë janë pronarët që kanë një shtëpi të dytë, pasi për çdo familje që zotëron vetëm një shtëpi parashikohet zbritje 50% të vlerës së pronës, por jo më shumë se pragu maksimal i përcaktuar sipas kategorive të bashkive.
Për Tiranën pragu i pataksueshëm i vlerës së shtëpisë do të jetë deri në 4,5 milionë lekë. Zbritja e patatueshme nuk do të zbatohet të shtëpitë e dyta të cilat do të ngarkohen me dyfishin e detyrimeve.
Projektligji “Për taksën mbi pasurinë e paluajtshme” i publikuar te konsultimet publike nga Ministria e Financave dhe ekonomisë rrit nivelin e taksës, por ndryshon edhe metodologjinë për llogaritjen e çmimeve mesatare, ku synohet t’u afrohen vlerës së tregut.
Niveli i taksës për ndërtesat e kategorisë rezidenciale do të variojë nga 0,1% deri në 0,2% nga 0,05% që është aktualisht, për ndërtesat tregtare nga 0,15 deri në 0,25% nga 0,2% që është dhe për ndërtesat bujqësore dhe industriale niveli i taksës varion nga 0,15 deri 0,25%.
Këto ndryshime parashikohen të hyjë në fuqi nga 1 janari 2026 për ndërtesat dhe kategoritë, ndërsa për kategoritë që përfshin parcela, tokë bujqësore dhe truall nga 1 janari 2028.
Referuar draftit të ri neni 8, përcakton një zbritje nga vlera e banesës së parë të të gjithë individëve, në një shumë të barabartë me 50% të vlerës së banesës së parë, por në çdo rast, jo më shumë se pragu maksimal i zbritjes i përcaktuar për 4 kategori të bashkive. Në Tiranë pragu maksimal i zbritshëm do të jetë 4,5 milionë lekë.
Për bashkitë si:
a. Berat, Bulqizë, Dibër, Divjakë, Durrës, Elbasan, Fier, Gramsh, Gjirokastër, Himarë, Kamëz, Kavajë, Korçë Krujë, Kukës, Kurbin, Lezhë, Librazhd, Lushnjë, Malësi e Madhe, Mat, Mirditë, Përrenjas, Pogradec, Rrogozhinë, Sarandë, Shijak, Shkodër, Vlorë, Vorë do të jetë 3 milionë lekë.
b. Belsh Cërrik Delvinë Devoll Dimal Dropull, Finiq, Has, Këlcyrë, Klos, Kolonjë, Konispol, Kuçovë, Libohovë, Maliq, Mallakastër, Patos, Peqin, Përmet, Poliçan, Pukë, Pustec, Roskovec, Selenicë, Skrapar, Tepelenë Tropojë dhe Vau i Dejës pragu i pataksueshëm i vlerës së shtëpisë do të jetë 1,5 milionë lekë.
c. Pragu maksimal për bashkitë, Fushë Arrëz dhe Memaliaj do të jetë 750 mijë lekë.
Formulën e re të llogaritjes së vlerës së taksës së apartamenteve, Ministria e Financave dhe Ekonomisë e mbështet edhe nëpërmjet një shembulli që shpërndau për grupet e konsultimit.
Shembulli:
Një pronar zotëron një apartament me sipërfaqe 70 m2, ku çmimi mesatar i zonës ku ndodhet vlerësohet të jetë 1,250 euro për metër katror. Vlera e shtëpisë është 87,500 euro. Formula e re parashikon që vlera e patatueshme për Tiranë të jetë 4,5 milionë lekë. Në këtë rast në vlerë zbritja është 40,178 euro (e llogaritur me kursin e këmbimit 112 lekë). Ndërsa vlera e tatueshme e shtëpisë është 44,872 euro. Dyshemeja e takës do të jetë 0,1% dhe taksa për t’u paguar 44,8 euro në vit.
Ndërsa me nivelin e ri të taksë prej 0,1% një familje që zotëron një shtëpi të dytë, duke llogaritur vlerën e shtëpisë me çmimin fiskal 1,250 euro për metër katror (vlerë që merr Financa për shembull) do të paguajë në vit 87,5 euro apo 9,187 lekë në vit.
Me nivelin aktual të taksës 0,05% për një apartament me sipërfaqe 70 m2 e llogaritur me çmimin fiskal prej 1,250 euro për metër katror do të paguante 4,593 lekë në vit.
Detyrimi për t’u paguar pas 1 janarit 2026 do të jetë dyfish më i lartë.
Dërgoni të dhënat tuaja
dhe agjentët tanë do t'ju
kontaktojnë menjëherë.
Eksperienca jonë nder vite për tregun aktual si dhe për perspektivën e zhvillimit në fusha të ndryshme na ka dhënë njohuri për të plotësuar hartën e parë dhe të vetme Interaktive të Tiranës me çmime të sugjeruara për secilën zone.