Të blesh shtëpi në periferi apo në qendër?

Të blejmë shtëpi në periferi apo afër qendrës së Tiranës? Është një pyetje e zakonshme që duhet bërë kur kërkoni një shtëpi të re. Ne do t'ju drejtojmë në pikat kryesore që duhet të konsideroni para se të bëni zgjedhjen tuaj...

Kur bëhet fjalë për shtëpinë e parë, shumë njerëz i bëjnë vetes pyetjen 'qyteti apo periferia?'

Përgjigja shpesh do të varet nga sa para duhet të shpenzoni, por nuk ka të bëjë vetëm me këtë.
Një tjetër element shumë i rëndësishëm për të konsideruar është edhe mosha e fëmijëve tuaj. Nëse fëmijët i keni në moshë të hershme dhe duhet të shkojnë në kopshte , shkolla, kurse, qyteti është alternativë me e mirë për të fituar kohë dhe konsumin e karburantit.

Nëse janë më të rritur, mundësisht në moshë që posedojnë edhe makinë, periferia është e preferuar. Afër qendrës së Tiranës ke më shumë shërbime, në periferi ke më shumë natyrë dhe qetësi.

Ju duhet të përcaktoni se çfarë kërkoni në një zonë dhe një shtëpi. Për t'ju ndihmuar të vendosni dhe për t'ju bërë një hap më afër realizimit të ëndrrës suaj, DEV INF REAL ESTATE COMPANY ka listuar disa elementë që duhet të keni në konsideratë:

 

Jetesa e qytetit të madh

Qytetet janë tërheqëse për më të mirën e gjithçkaje. Sport, muzikë live, teatër, restorantet dhe baret më të mira, çerdhe, kopshte, shkolla, qendra kursesh. Plus, nëse e doni një zonë të zhytur në histori, me rrugë atmosferike, ndërtesa të bukura të vjetra, galeri arti dhe muze, atëherë qyteti është vendi juaj.

Por, jeta në qytet vjen me kufizime të caktuara rreth madhësisë dhe çmimit të banesës. Në raste të caktuara ju kërkohet të paguani një çmim për shtëpitë më të mëdha në qytet. Pra, nëse madhësia ka rëndësi për ju, mund të gjeni të shikoni pronën më larg nga qyteti.

 

Largimi është i vështirë

Nëse jetoni në një qytet për disa kohë dhe keni krijuar një rrjet të madh miqsh, kolegësh etj mund të jetë e vështirë të lëvizni në periferi. Gjithçka varet nga rëndësia e saj për ju. Është një kompromis që mund të çojë në një shtëpi më të madhe, ose në shtëpinë tuaj të parë (në rast se jetoni ende me qira).

 

Konkurrenca është e ashpër

Më shumë blerës shtëpish në përgjithësi do të thotë më shumë konkurrencë, kështu që nëse jeni vendosur të jetoni në qytet, do t'ju duhet të organizoheni dhe të përgatiteni për të konkurruar me të tjerët për shtëpinë tuaj të ëndrrave. Në këto raste, duhet të drejtoheni në një agjenci imobiliare që ka eksperiencë.

 

‘Përmbysja’ e periferisë

Rrethinat e jashtme mund të jenë më të lira se zonat më të populluara në kryeqytet. Dhe përgjithësisht pranohet se ka një standard më të mirë jetese për blerësit e shtëpisë së parë që kërkojnë të krijojnë një familje dhe mund të blejnë një pronë më të madhe në madhësi për një çmim më të leverdishëm se sa brenda në qendër.

< Go back to news list

Ne menaxhojmë më shumë se 6000 prona

Keni pronë për shitje
apo për qira?

Dërgoni të dhënat tuaja
dhe agjentët tanë do t'ju
kontaktojnë menjëherë.

Plotësoni formën
  • Apartments
  • Villas
  • Offices

Harta e Tiranës

Çmimet fiskale 2024

Harta fiskale e Shqipërisë

Interaktive

Shisni ose jepni me qira pronën

X

Jepni me qira pronën tuaj

X