Shifrat e dëshmojnë: Investimet nga të huajt në pasuritë e paluajtshme në Shqipëri në rritje

Investimet e shtetasve të huaj në pasuri të paluajtshme në Shqipëri ishin të larta edhe në tremujorin e fundit të 2022.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për tremujorin e dytë të këtij viti investimet e të huajve në pasuri të paluajtshme në Shqipëri arritën vlerën e 77 milionë eurove, 26% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Rritja e tremujorit të tretë e konsolidon sektorin e pasurive të paluajtshme në kryesimin e investimeve të huaja. Investimet e huaja në pasuri të paluajtshme për 9-mujorin 2022 arritën vlerën e 225 milionë eurove, në rritje me 60% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Investimet në këtë sektor përbëjnë rreth 23% të investimeve të huaja për këtë vit.

Blerjet e shtetasve të huaj po bëhen një faktor me peshë në tregun e pronave në Shqipëri dhe sipas agjentëve të tregut kërkesa në këtë segment ka luajtur një rol të konsiderueshëm në rritjen e çmimit të pronave gjatë viteve të fundit.

Për shkak të pozicionit të Shqipërisë, klimës, sistemit të favorshëm të taksimit dhe çmimeve më të ulëta në krahasim me vendet ku jetojnë, gjithnjë e më shumë shtetas të huaj po vendosin të investojnë në prona në Shqipëri, sidomos në zonat bregdetare.

 

DEV INF Real Estate Company kujdeset për të gjithë të interesuarit (të huajt ) që synojnë blerjet e pronave në Shqipëri, duke:

1.      Ndërtuar marrëdhënie me agjentët ndërkombëtarë të pasurive të paluajtshme.

2.      Ofruar materiale të listimit të pasurive të paluajtshme në shumë gjuhë

3.       Investuar në Fotografi dhe Videografi me cilësi të lartë

 

Për cdo pyetje apo interes për të mësuar më shumë rreth pronave në Shqipëri, mund të kontaktoni me DEV INF Real Estate Company

 

< Go back to news list

Ne menaxhojmë më shumë se 6000 prona

Keni pronë për shitje
apo për qira?

Dërgoni të dhënat tuaja
dhe agjentët tanë do t'ju
kontaktojnë menjëherë.

Plotësoni formën
  • Apartments
  • Villas
  • Offices

Harta e Tiranës

Çmimet fiskale 2024

Harta fiskale e Shqipërisë

Interaktive

Shisni ose jepni me qira pronën

X

Jepni me qira pronën tuaj

X