
Dizajni i dhomës së një fëmije mund të ofrojë shumë mundësi për zgjedhje argëtuese ngjyrash dhe ide kreative, por procesi merr më shumë njohuri dhe kohë, nga sa duket. Nëse dëshironi të krijoni një hapësirë ??që do t'i ndihmojë fëmijëve tuaj të rriten mirë fizikisht, mendërisht dhe emocionalisht, ia vlen të merrni parasysh disa elemente kryesore të planifikimit.
1. Merrni parasysh nevojat ergonomike
Karriget e rregullueshme janë një investim i madh, pasi ato do të përdoren përgjatë disa viteve, kryesisht në shkollën fillore që kanë e detyra shtëpie. Të kesh një karrige si kjo me nivele të rregullueshme sediljeje do ta ndihmojë një fëmijë të ulet mirë në një lartësi të përshtatshme për tavolinën.
Për pozicionin optimal të uljes në një tavolinë, ekspertët sugjerojnë se gjunjët nuk duhet të përkulen më pak se 90 gradë; koka duhet të shikojë përpara (jo poshtë); krahu i sipërm duhet të jetë afër trupit, me bërryla të përkulur jo më pak se 90 gradë; kyçet e duarve duhet të jenë të drejta (të përkulura jo më shumë se 15 gradë); dhe këmbët duhet të jenë të sheshta në një sipërfaqe. Karrigia gjithashtu duhet të ketë mbështetje për shpinën.
2. Krijoni zona për gjumë, lojë dhe punë
Si të krijoni zakone të mira gjumi për fëmijën tuaj? Fusni idenë se shtrati është për t'u çlodhur dhe për të fjetur, duke e veçuar dhomën e gjumit sipas funksionit. Siguroni një hapësirë ??të përshtatshme për tavolinën, në mënyrë që fëmija juaj të mos tundohet të bëjë detyrat e shkollës në shtrat. Krijoni një kënd të veçantë edhe për lojë, për të shmangur rrëmujën në zonën e gjumit të qetë.
3. Siguroni ndriçimin e duhur
Ju mund ta ndihmoni fëmijën tuaj të ruajë shikimin e mirë duke siguruar ndriçimin e duhur. Kjo do të thotë një sasi e mirë drite natyrale, një dritë e bardhë e ngrohtë për ndriçimin e përgjithshëm të dhomës pasi perëndon dielli dhe një dritë detyrash për detyrat e shkollës. Disa fëmijë mund të kenë nevojë gjithashtu për një dritë nate nga frikëra që i krijohen.
4. Terapi me ngjyra
Ju mund të përdorni ngjyrën për të përmirësuar gjumin, përqendrimin dhe rehatinë psikologjike të fëmijës suaj. Fëmijët me shumë energji, për shembull, mund të përfitojnë nga një ngjyrë qetësuese në mjedis.
5. Nxitni imagjinatën dhe kreativitetin
Pllaka, forma në mure, letra muri, rafte për lodra apo libra: të gjitha shembuj që tregojnë se. duke përdorur gjërat e preferuara të fëmijëve, ua bën hapësirën e tyre më atraktive. Një shembull tjetër do të ishte: një hartë e botës, që i shtyn ata të mendojnë për udhëtime dhe aventura.
Këto janë disa këshilla bazike të ofruara nga ne për hapësirën e dedikuar fëmijëve tuaj. Për çdo sugjerim prone që ofron mundësi të tilla investimi për fëmijët tuaj, mos nguroni të na kontaktoni pasi Dev Inf Real Estate Company ofron një databazë me prona të ndryshme në shitje.
Dërgoni të dhënat tuaja
dhe agjentët tanë do t'ju
kontaktojnë menjëherë.
Eksperienca jonë nder vite për tregun aktual si dhe për perspektivën e zhvillimit në fusha të ndryshme na ka dhënë njohuri për të plotësuar hartën e parë dhe të vetme Interaktive të Tiranës me çmime të sugjeruara për secilën zone.