Pandemia solli shumë pasiguri me vetedhe jo vetëm në sektorin e pasurive të paluajtshme. Me urdhrat e karantinimitnë shtëpi, që mbetën në fuqi në të gjithë vendin, shumë njerëz ishin të kufizuar, në pamundësi për të shkuar në zyrë, për të vizituar miqtë ose familjen, për të bërë një lëvizje të shpejtë në dyqan ushqimor ose për të marrë pushimet e tyre të planifikuara.
Nga ana tjetër, shumë njerëz humbën punën e tyre ose panë ulje të ndjeshme të së ardhurave, që do të thoshte se qiraja ishte e vështirë për t'u paguar për shumë qiramarrës. Mos harrojmë që në kryeqytet pati edhe një largim masiv tësë rinjve ose studentëve, që u rikthyen në qytetet e lindjes dhe lanë banesat e tyre me qira. Për të ndihmuar në shmangien e një krize tjetër ekonomike, të shoqëruar me masat e karantinimit, ishte edhe ndihma për qiradhënësit në sektorë që kishin mbyllje aktiviteti si: bar restorante, dyqane etj. por jo banesave. Kjo solli një efekt zinxhir, që reduktoi ndjeshëm të ardhurat nga qiradhënia në afatgjatë dhe shtoi stokun e banesave tëdisponueshme me qira. Rrjedhimisht, në treg u pa një rënie e çmimit të qirave të banesave dhe më pak, të njësive tregtare.
Sipas një vëzhgimi në treg të DEV INFO, pas përfundimit të karantinës, në periudhën qershor-korrik, çmimet ranë për shkak të shtimit të ofertës nga rritja e numrit të apartamenteve të lëna të lira nga studentët, të larguarit në rrethe apo të individëve që mbetën jashtë Shqipërisë nga mbyllja e kufijve. Arsye tjetër e uljes të çmimit te apartamenteve me qira mesatare ishte edhe rënia e të ardhurave për shumë familjarë që humbën vendet e punës nga kriza e Covid-19, të cilët negociuan me pronarët.
A është mirë të investojmë në pasuri të paluajtshme në kohë krize?
Historia ka treguar se ne kohë krize del numri më i madh i milionereve të së ardhmes, pasi këta të fundit janë investitorë në kërkim të mundësive, ose thënë ndryshe blerës potencialë të pasurive strategjike, të cilat në kohë krize kanë një çmim të reduktuar. Megjithatë, blerja e një prone kërkon një analizë më të gjerë dhe të kujdesshme, për të marrë këtë vendim të rëndësishëm financiar.
Tregu në 2022
Aktualisht, sipas të dhënave tëdisponuara tëDevInfo, çmimet e qirave po rriten dhe nuk ka asnjë arsye për të besuar se kjo do të ndryshojë së shpejti. Ndërsa shumë elementë të kombinuar për të formuar çmimet e tregut, disa faktorë kryesorë kanë një ndikim të madh në këtë prirje.
Një arsye për të pritur një rritje të çmimeve të qirave është padyshim një kërkesë në rritje në treg, duke qenë se çdo aktivitet i është kthyer normalitetit dhe puna on-remote thuajse është tejkaluar për të gjithë sektorët.Gjithashtu, ne si Dev Info kemi vënë re tashmë mungesë inventari në disa tregje qiraje dhe kjo do të rrisë çmimet.
Dërgoni të dhënat tuaja
dhe agjentët tanë do t'ju
kontaktojnë menjëherë.
Eksperienca jonë nder vite për tregun aktual si dhe për perspektivën e zhvillimit në fusha të ndryshme na ka dhënë njohuri për të plotësuar hartën e parë dhe të vetme Interaktive të Tiranës me çmime të sugjeruara për secilën zone.