Lejet e ndërtimit priten të rriten në 2023; çfarë do të thotë kjo për tregun e pasurive të paluajtshme

Ritmi i ndërtimeve në kryeqytet ka vijuar me ritme të larta në vitin 2022 dhe kjo tendencë pritet të vijojë.

Sipas Statistikave të INSTAT, në vitin 2022 u dhanë gjithsej nga Bashkia e Tiranës leje ndërtimi me sipërfaqe prej rreth 1.81 milionë metra katror. Në krahasim me një vit më parë, ky tregues u rrit me rreth 10%, ndërsa ka shënuar nivelin më të lartë historik, të paktën që nga viti 2005, kur INSTAT i raporton të dhënat ë detajuara sipas qarqeve.

Rekordi u shënua në tremujorin e parë 2022, kur u dhanë leje për një sipërfaqe prej 800 mijë metrash katror, duke u përgjysmuar në të dytin (388 mijë m2) dhe duke u reduktuar ndjeshëm në të tretin (272 mijë m2). Në tremujorin e katër, sipërfaqja e dhënë u rrit sërish dhe arriti në rreth 350 mijë metra katror.

Në total, në Tiranë për gjithë vitin 2022 u dha rreth 68% e totalit të lejeve që jepen në të gjithë vendin. Në vlerë, ndërtimet në Tiranë vlerësohen nga INSTAT rreth 63 miliardë lekë, ose rreth 540 milionë euro (Vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike).

Sipas INSTAT, vitit 2022, sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja në të gjithë vendin është 2.667.497 m2, nga 2.316.709 m2 miratuar në vitin 2021, duke shënuar një rritje prej 15,1%.

Vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike është 113 miliardë lekë në vitin 2022, nga 99.2 miliardë lekë miratuar gjatë vitit 2021, duke shënuar një rritje prej 14%.

Per sa i perket tregut te pasurive te paluajteshme vrulli i ndërtimeve qe pritet të vijojë në Tiranë edhe gjatë këtij viti,  rritja e lejeve te  ndërtimit  sherben per  të plotësuar nevojat e bleresave dhe mundesi perzgjedhje te ofertave ne treg gjr qe eshte ne favor te bleresave  .

 Ndërsa normat e ndërtimit rrisin numrin e pronave të disponueshme për shitje ne treg , një bollëk produktesh të reja të disponueshme ofron më shumë konkurrencë dhe mund të ushtrojë presion për qendrueshmeri apo duke reflektuar nje rënie të lehtë të çmimeve .

< Go back to news list

Ne menaxhojmë më shumë se 6000 prona

Keni pronë për shitje
apo për qira?

Dërgoni të dhënat tuaja
dhe agjentët tanë do t'ju
kontaktojnë menjëherë.

Plotësoni formën
  • Apartments
  • Villas
  • Offices

Harta me çmimet fiskale 2022

Eksperienca jonë nder vite për tregun aktual si dhe për perspektivën e zhvillimit në fusha të ndryshme na ka dhënë njohuri për të plotësuar hartën e parë dhe të vetme Interaktive të Tiranës me çmime të sugjeruara për secilën zone.

Shisni ose jepni me qira pronën

X

Jepni me qira pronën tuaj

X